Author: Jeta almakos

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler thotë se është shumë e kënaqur me punën e kompanisë që kryen punimet e ndërtimit. “Asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë demonstrimin e punës së vërtetë dhe progresit të dukshëm. Sot jemi në gjendje ta shohim atë progres dhe e dimë që po zhvillohet dhe sot vërtet i duartrokas ata që kanë bërë shumë punë”, tha Aggeler. Bechtel dhe Enka theksuan edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme për qytetarët dhe biznesin e nevojës për rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim më të…

Lexo më Shumë

Më në fund punët në terren janë të dukshme, theksoi kryeministri Mickoski i cili ishte në terren për të inspektuar aktivitetet ndërtimore në autostradën Prilep-Manastir. Ai shtoi se po punohet intensivisht, dhe pret që deri në fund të 2027-tës të përfundojnë punimet. “Është hapur një sipërfaqe prej 8 kilometrash në të gjithë trasenë, e deminuar tërësisht, e zgjidhur në të drejtën pronësore, siç tha drejtori NPRRSH, në periudhën në vijim dhe ato 350 parcela të mbetura do të vendosen në ligjin pronësor, është e rëndësishme se jemi praktikisht përpara dinamikës që kanë pasur kompanitë e ndërtimit për të mos ngadalësuar…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka njoftuar në Facebook se mëngjesin e sotëm gjatë pazarit është sulmuar nga një person i panjohur, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Dimitrov raportoi për incidentin, duke konsideruar se arsyeja mund të jetë politike, por thekson se personazhet publike duhet të tolerojnë kritikat. Megjithatë, reagimi është i nevojshëm kur kritika kthehet në agresion. Ai theksoi se është mirë dhe se rasti është raportuar, por vuri në dukje problemet në demokracinë maqedonase. “Sot në mëngjes, teksa isha duke bërë pazar, pata një incident të pakëndshëm me një burrë që nuk…

Lexo më Shumë

Ligji i gjuhëve i vitit 2018, rregullon përdorimin e gjuhëve të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe që i flasin 20% e qytetarëve të MV. Ligj për gjuhën shqipe nuk ka. Kushtetuta e MV nuk përmend në asnjë rast atë. Kushtetuta e MV shqiptarët i përmend vetëm kur numëron pakicat e saj, si serbët, romët, shqiptarët, turqit. Sidoqoftë, ligji në fjalë ka zgjeruar përdorimin e gjuhëve që i flasin 20% të qytetarëve. Zgjerimet që i kontestoi Komisioni i Venecias janë dispozitat që parashohin përdorimin e këtyre gjuhëve në 1. uniformat e forcave të sigurisë, 2. në monedhat dhe 3. nëpër gjykata.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një paraqitje para mediave komentoi edhe deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit i cili mbrëmë tha se në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe parlamentaret. Mes tjerash Ahmeti i dërgoi edhe porosi Mickoskit ku tha se “le të përgatitet mirë dhe të dalë në fushë të mejdanit”. E për këtë deklaratë kryeministri Mickoski tha se “udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një porosie në rrjetet sociale ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por ti ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit. Ja postimi i Ahmetit: Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024. Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSHnë, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22…

Lexo më Shumë

Kërkesës së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit që së bashku me zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm të mbahen edhe ato parlamentare, i është përgjigjur zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti. Sipas Mexhitit, BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë. Në vend se të shtirret sikurse është ndonjë faktor i madh në skenën politike, BDI bën mirë që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni. “Para se të caktojë megdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit: – çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të…

Lexo më Shumë

“Me datë 01.11.2024, rreth orës 19:00, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët kanë qenë në një veturë Audi”, thojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, ku u shemb një pjesë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor, ku humbën jetën 14 persona. Siç theksoi ai, në mesin e viktimave është edhe një shtetas i Maqedonisë. “Ne u goditëm nga një tragjedi e madhe. Në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad, tenda u shemb mbi shumë njerëz. Ende nuk kemi arritur të vërtetojmë identitetin e pesë personave, tetë nga të vdekurit janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia. Në emër të të gjithë qytetarëve, familjarëve dhe të afërmve u shpreh…

Lexo më Shumë

“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Bogovinë, raporton TV21. Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet locale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”. „Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që I mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Leslie Miller dhe kolegët e saj. Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e promovimit dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, me theks të veçantë në vendosjen e garancisë evropiane për fëmijët në vend, e cila është një mekanizëm i BE-së për të parandaluar përjashtimin social të fëmijëve në nevojë, duke u garantuar atyre qasje në një sërë shërbimesh bazë sociale. Ministri Limani informoi se analizat e nevojshme për prezantimin e tij janë në fazën përfundimtare dhe shprehu shpresën se së shpejti do të…

Lexo më Shumë

Për dy javë në Shkup pritet të zyrtarizohen konkluzione që dje janë kontraktuar në Sofje lidhur me ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Në dialogun e nivelit të lartë për hekurudhën me Bullgarinë në Sofje janë pranuar argumentet e vendit dhe është konkluduar seksioni i tretë nga Korrdori 8 nga Kriva Pallanka deri në kuf të ndryshohet, ndërsa ne ta ndërtojmë pjesën deri para kufirit. Pala bullgare do të duhet ta ndërtojë pjesën prej tre kilometrave nga ana e tyre, ndërsa tuneli do të projektohet dhe tenderohet bashkërisht. Nga pala shqiptare me Durrësin ende nuk ka projekt. Me këtë do të…

Lexo më Shumë