Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka komentuar në rrjetin social facebook, interpelancën e parashtruar nga deputetët e Frontit Evropian, kundër tij.
Mexhiti thotë se është koha që BDI të kuptojë dhe të pajtohet me faktin se pas 22 vitesh kanë kaluar në opozitë.
“Interpelanca
Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë dhe të pajtohen më në fund me faktin se shqiptarët në Qeverinë e re i përfaqëson një koalicion i ri politik, pra VLEN, ndërsa BDI, pas 22 vitesh ka kaluar në opozitë. E di, nuk është kollaj të pranohet fakti se e kemi thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet, por kjo është politika – kur mendon së ke fituar më së shumti, në fakt ke humbur më së shumti”, ka shkruar Mexhiti. /SHENJA/
Data 30.08.2026
Aktuale
- Elijona Binakaj sjell atmosferën e verës me fotografitë e reja
- Rritet në mbi 2.800 numri i të vdekurve nga Ebola në RD të Kongos
- Mbyllet shkolla në fshatin Xhepin të Strugës për shkak të numrit të vogël të nxënësve
- Ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë
- Për 24 orë arrestohen 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme
- Glorifikimi i Mlladiqit, LSDM: Mickoski nuk e përmendi Stoillkoviqin, Kitanoviqit i lë hapësirë për t’u tërhequr
- (VIDEO) Përplasje politike midis BDI-së dhe VLEN-it për rrugën drejt Kosovës
- VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete



