INTERVISTA PËR TV 24 “Nëse analizojmë politikën maqedonase tri vite para shkatërimit të Jugosllavisë e deri më sot, mund të them se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja por kemi Qeverinë më pro-serbe që ekziston në Maqedoni”. Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri dhe ish-lideri I VMRO-DPMNE-së, aktualisht Kryetar I VMRO – Partia Popullore, Lubço Georgievski, gjatë një interviste në emisionin “Triling” në TV 24. Georgievski këtë pohim e ka mbështetur me shumë argumente duke akuzuar VMRO-DPMNE-në se bën diversion dhe cinizëm me historinë. Sipas tij, fryma pro-serbe e Qeverisë aktuale është më e madhe madje edhe nga koha e Llazar Kolishevskit. “Vlerësoj se sot…
Author: Jeta almakos
Këshilli i Prokurorëve Publik, sikurse Këshilli Gjyqësor kanë bërë ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik. Reagimi vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, Këshilli për Prokuror Publik në vend që për anëtar të Këshillit Drejtues të Akademisë të emërojë Prokuror Publik, ka emëruar anëtar të saj duke shkelur ligjet për parandalimin e korrupsionit. Nga VMRO-DPMNE gishtin e drejtojnë tek Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska. “Dushica Dimitrieska, krahas që është Kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në lidhje të ngushtë me LSDM-në. E bija e saj, Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit…
BDI ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia, thuhet në komunikatën e partisë opozitare shqiptare. “Shembulli më i qartë është largimi i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet “MegaËin” Mexhiti, i cili e kuptoi se aktivitetet e tij kriminale nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror. Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj pastrimit dhe forcimit të radhëve tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar…
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale bën me dije se ka nisur procesi i dhënies së certifikatave-vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë. Këto vauçerë janë të destinuara për familjet që plotësojnë kriteret e thirrjes publike, të publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë më 1 shkurt 2024. Sipas Programit 2024 për Inkurajimin e efiçiencës së energjisë në familje, janë dhënë mbi 6000 kupona për kondicionerë me inverter. Listat e përfituesve të përzgjedhur, si dhe listat e personave juridikë me të cilët Ministria ka lidhur marrëveshje për realizimin e kuponëve, janë publikuar në faqen…
Në episodin e ri të serialit Robin Hood, Petrit Saraçini theksoi se “raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij sqaron se partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë sistemet e tyre për shpërlarje mediatike”. “Madje, në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij thuhet se partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë sistemet e tyre për shpërlarje mediatike, gjegjësisht media në të cilat ndikojnë drejtpërdrejt, prodhojnë përmbajtje mediale që favorizojnë atë opsion politik”, thotë Saraçini.
Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz në politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht, thuhet në njoftimin e VLEN. “Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore. Gjithsesi, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, në mënyrë që të…
Tuneli drejt Bullgarisë, pjesë e linjës hekurudhore të Korridorit 8 për Nikollovskin, ishte një tunel i verbër dhe paralajmëroi një rrugë të re, thonë nga LSDM. “Papritmas tuneli u qartësua dhe projekti do të bëhet ashtu siç ishte planifikuar, pa ndryshime. I ngatërruar në gënjeshtrat e tij, Nikolloski u përpoq të justifikohej duke pretenduar se në një takim midis drejtorëve të infrastrukturës hekurudhore të Bullgarisë dhe Maqedonisë, “tre argumentet kryesore” të Nikolloskit për projektin u pranuan.Dhe përsëri, Nikolloski është kapur në një gënjeshtër të re. Ishte një takim teknik në të cilin u specifikuan vetëm çështjet teknike në lidhje me…
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të objektit komunal të lyer me ngjyrat e flamurit serb. “Strumica dhe strumicasit shprehin dhimbjen dhe pikëllimin ndaj familjeve të personave që humbën jetën dhe të lënduarve në tragjedinë e madhe në Novi Sad. Në shenjë zie të thellë, solidariteti dhe përkrahjeje, sonte e kemi ndezur objektin e komunës me ngjyrat e flamurit serb. Një tragjedi e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka shkruar Kostadinov.
“Nuk mund ta fsheh zhgënjimin, nuk prisja që bankat të ishin altruiste, por jo edhe se do të gjendemi në këtë situatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen se a është në rregull që përmes buxhetit të subvencionohen normat e interesit për paratë hungareze, të cilat përmes bankave do të jepen për të ndihmuar kompanitë e biznesit. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, prisja që të gjithë së bashku të punonim në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe të gjithë të mbanin një pjesë të përgjegjësisë. Nuk pres që dikush të jetë altruist, larg…
Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe me peshë të ulët, i cili vuante nga sepsa e rëndë. Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, ka komentuar shkurt se fatkeqësisht foshnjat vdesin çdo ditë nëpër spitale, por nuk ka dashur të hyjë në detaje për rastin konkret. Pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione shtesë për rrethanat që kanë çuar në këtë situatë tragjike.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ndodhet në SHBA si i autorizuar nga misioni Parlamentar i OSBE-së dhe me autorizim të Drejtorëve ekzekutiv të zgjedhjeve në Uashington D.C dhe në Virginia, mbikëqyrës në zgjedhjet presidenciale në këto dy shtete. Më poshtë keni postimin e plotë të Halil Snopçes: Ditën e Martë, më 05 Nëntor, në SHBA do të ketë zgjedhje. Këto zgjedhje me siguri që janë zgjedhjet më të rëndësishme në mbarë globin. Populli Amerikan do të votojë për President Shteti ku gara zhvillohet në mes Zëvendës Kryetares Kamala Harris dhe ish Kryetarit Donald Trump. Poashtu do…
Të premten në mbrëmje Haraçina ka qenë përsëri vend i të shtënave. Dy persona, babë e birë janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë nga një automjet në lëvizje. Babai 50 vjeçar ka vdekur në spital nga plagët e mara, ndërsa I biri 19 vjeçar po lufton me jetën. Njëri nga personat që ka gjuajtuir në drejtim të tyre jozyrtarish meret vesh se ka qenë baxhanaku I të ndjerit. Njëri nga sulmuesit është arrestuar nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim. Prokuroria informoi se po merren masat për zbardhjen e rastit. PROKURORIA PUBLIKE THEMELORE-SHKUP “Po ndërmerren të…

