Pas ngjarjeve të fundit, që kanë ndodhur këto ditë, ku janë shfaqur disa video në rrjetet sociale, duke u poshtëruar flamuri maqedonas dhe djegia e flamurit shqiptar, madje edhe heqja e flamurit kombëtar prej shtyllës ku ishte i vendosur në Kumanovë, nga ana e një polici, ka bërë që opozita në vend të kërkojë dorheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit dhe zëvendësit të tij, Astrit Iseni.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, thotë se nëse nuk do ndodhin dorëheqjet, ata si parti do të dorëzojnë interpelancë ndaj dy udheqësve të MPB-së, pasi sipas tij, këto janë përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar.
BAJRAM REXHEPI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Nëse këto dorheqje nuk do të ndodhin , ne në ditët në vijim do të inicojmë interpelancë në Kuvendit e RMV-së, për ministrin dhe zv/ministrin e Punëve të Brendshme, për të dëshmuar përgjegjësin, jo profesionalizmin dhe dëmin që këta njerëz i kanë shkaktuar paqës, stabilitetit dhe kohezionit ndëretnik të shtetit”.
Përveq kësaj, dorheqje për Toshkovskin kërkonë edhe partia opozitare maqedonase LSDM, pasi sipas tyre, për pesë muaj kanë ndodhur 20 incidente të rënda.
LSDM
“Edhe një herë konfirmohet se Toshkovski dhe MPB nuk kanë kontroll mbi sigurinë, institucionet nuk mund të garantojnë sigurinë e qytetarëve ashtu siç duhet. 20 incidente të armatosura dhe vrasje kanë ndodhur në 5 muajt e fundit. Kjo është edhe rezultat i partizimit të MPB-së dhe aparatit të sigurisë për interesat politike të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Toshkovski është ministri më i paaftë në histori dhe duhet të japë dorëheqjen”.
Ndërkaq, Rexhepi nga BDI tha se ditët në vijim të dalin me dëshmi se si policia e shtetit ka pamundësuar kremtimin e 28 nëntorit dhe siç thotë, të njejtit kanë nxitur tensione urretje dhe përçarje.
Samir Mustafa /SHENJA/