Harxhimet për ushqim dhe pije janë ulur për 1.000 denarë, masat e Qeverisë për uljen e çmimeve po japin rezultate – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas kësaj partie, rriten fuqia blerëse e popullatës kurse ekonomia shënon gjithashtu rritje, për të nisur sic thonë, transformimi ekonomik I vendit. “Shporta minimale sindikale, që llogaritet nga LSM-ja, qartë tregon se harxhimet për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe, në tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti, janë ulur për 1.000 denarë. Dëshmi më të madhe se masat qeveritare japin fryte, nuk ka” – tha Brane Petrushevski, VMRO. Qytetarët nuk janë lënë të vetëm.…
Author: Jeta almakos
“Autostrada për në Bllacë është rrugë për të korrur miliona nga njerëzit e afërt të LSDM-së dhe BDI-së, në vend të autostradës kemi dështim”, njoftoi sot partia në pushtet VMRO-DPMNE. “Autostrada nga Shkupi në Bllacë me gjatësi prej vetëm 10 kilometrash është projektuar nga LSDM dhe BDI për t’i kushtuar shtetit 300 milionë euro. Rruga kalon pronat që më vonë u blenë nga njerëz të afërt me qeverinë e atëhershme. Kryesia e LSDM-së dhe BDI-së kanë dashur të përfitojnë nga shpronësimi”, thuhet në njoftimin e partisë. Nga aty thonë se populli pret përgjigje nëse qeveria ka dashur të mbledhë miliona…
“T`i japim kohë – kohë” – vazhdon të jetë mesazhi i Kryeministrit Mickoski lidhur me rrugëtimin evropian të vendit. Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Mickoski, zotohet se është një bashkëbisedues i gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kjo do të prodhojë rezultate respektivisht anëtarësim fuqiplotë të RMV-së në BE. Nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar, por shprehet kategorik se nuk do të pranojë, sic thotë, diktate e ultimatume. “Fatkeqësisht, për shkak të padrejtësisë që iu është bërë qytetarëve të Maqedonisë, ne sot nuk mundemi as negociatat t`i fillojmë. Kjo nuk është një garë…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, mori pjesë në Marshin simbolik organizuar me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ai tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme, një thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, një mesazh solidariteti që na bën për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kurajë. “Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Sot, bashkë me Forumin e Gruas të Lëvizjes Demokratike, u bashkuam në një…
Drejtori i ri i Shërbimit Sekret të Maqedonisë së Veriut ANB, Bojan Hristovski, e mori detyrën me një diplomë fiktive të gjuhës angleze nga Plovdivi, shkruan media bullgare “Faktor”. Në artikull, siç thuhet, nuk ka një shkollë të tillë të gjuhëve në adresat e treguara në Plovdiv të Bullgarisë. Aty ka qenë dikur kompania “Julia Co.LTD”, por tani zyra është mbyllur dhe punojnë online. Në një bisedë telefonike, personi që është përgjigjur në numrin e publikuar në broshurë ka treguar se kompania nuk lëshon certifikata TOEFL dhe nuk zhvillon trajnime për marrjen e një certifikate të tillë, shkruan “Faktor.bg”.
Partia VMRO-Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski reagoi për përkujtimin e Betejës së ashtuquajtur serbe të Kumanovës në afërsi të Zebrnjakut. VMRO-Partia Popullore reagon se dikush po rishikon historinë dhe me rastin e shënimit të 112 vjetorit të Betejës së Kumanovës në monumentin “Fitorja” afër Zebrnjakut të Kumanovës, ku dje mori pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Ivan Stoilkoviq. “Ne ishim dëshmitarë se si Maqedonia jonë festoi fillimin e ngjarjes më tragjike në historinë e saj, përkatësisht ndarjet ballkanike të Maqedonisë. Në prani të nënkryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, i cili zyrtarisht përfaqëson vendin, në prani të flamurit maqedonas dhe…
Presidentja Siljanovska Davkova e pranoi dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për falje, njoftuan sonte nga kabineti i presidentes. “Anëtarët e Komisionit për falje sot e informuan presidenten Gordana Siljanovska Davkova se japin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision. Vendimin për dorëheqjen kolektive nga Komisioni për falje anëtarët e japin në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Presidentja Siljanovska Davkova e pranoi dorëheqjen e dhënë nga prof.dr. Metodia Kanevçev, prof.dr. Gordan Kallajxhiev, prof.dr. Arlinda Kadri Shahinoviq, dr.Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva dhe Ajten Shaqiri”, qëndron në kumtesë. Njëherësh shtohet se në periudhën e ardhshme presidentja Gordana Siljanovska Davkova do…
Shqipëria dhe Turqia kremtuan vitin e kaluar një përvjetor jubilar, atë të mbushjes së një shekulli nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. I njëjti vit, 2023-shi, shënonte njëkohësisht dhe 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Fondacioni ALSAR, si ent me përpjekje të pandalshme në forcimin e këmbëve të urave të vëllazërisë, miqësisë dhe bashkëpunimit të gjatë të popujve tanë dhe të shteteve tona, organizoi me atë rast në Tiranë një simpozium shkencor ndërkombëtar. Pjesëmarrja e gjerë dhe tematika e larmishme e kumtesave treguan se sa me vend ishte kjo mënyrë e zgjedhur kremtimi. Simpoziumi, “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: e kaluara, e tashmja…
Atasoy Müftüoğlu, intelektual dhe autor turk i shumë librave, mbërrin te lexuesi ynë përmes një përkthimi në shqip të një analize të mprehtë e therëse për shoqërinë islame, për pozitën e pozicionimin e saj në botën e sotme, për mënyrën e të menduarit e të vepruarit, të kritikuar e të nxitur për të ndryshuar. Ai ka qenë në gjendje të pikasë dobësitë karakteristike që e kanë lënë botën islame në pozita të pavolitshme, duke guxuar t’u shkojë në rrënjë problemeve. Ndonëse jo i vëllimshëm, me kapituj të shkurtër, libri përcjell një pikëpamje të plotë të autorit, të cilën e përshkon…
Takimi i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, i cili u mbajt sot dhe dje në Shkup, u zhvillua në frymë pozitive dhe atmosferë konstruktive me një diskutim dinamik dhe të hapur për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit, njoftojnë nga pala maqedonase e Komisionit për çështje historike me Bullgarinë. “Në takim u diskutua për parimet e punës si dhe për çështje protokollare dhe procedurale-teknike për punën e Komisionit. Komisioni ka punuar edhe në harmonizimin e procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, ndërsa ka qenë edhe rekomandimet për tekstet e Maqedonisë për klasën e VII”,…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur kallëzim penal kundër Parkut Kombëtar Pelister dhe pesë personave, njëri prej të cilëve drejtor i institucionit që menaxhon zonën e mbrojtur. Akuza i referohet shkatërrimit të një mali, ndërsa drejtori është përgjegjës për funksionim të pakujdesshëm, pasi ka miratuar prerjen dhe shitjen e 109 drunjve pa leje. “Në datë të pacaktuar në periudhën nga fundi i shtatorit 2023 deri më 09.10.2023, pranë vendit të quajtur “Golema livada” në Parkun Kombëtar Pelister, pesë bashkëkryesit e parë, në emër dhe për llogari të të akuzuarit ligjor që udhëheq me Parkun Kombëtar Pelister, në kundërshtim me…
Në LSDM po zhvillohen përplasje të brendshme brendpartiake, që sot kanë shpërthyer publikisht nga ana e ish-kryetarit të Shkupit që ëshët njëherit është pjesë e LSDM-së, Petre Shilegov, përcjell INA. Shilegov ka theksoi se kjo parti për momentin LSDM është e robëruar. “LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy ‘liderë’ të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM”, ka shkruar Shilegov, i cili është shprehur kundër kryetarit aktual të kësaj partie, Venko Filipçe, që llogaritet si njeri i përzgjedhur nga ish-lideri Zoran Zaev. Por, kundër bashkëpartiakut të saj është deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzesk.…

