Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut pasditen e sotme, janë përmbytur disa shtëpi në lagjen Rome në Kërçovë. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se ka pranuar disa raportime për përmbytje në Kërçovë, ndërsa gjatë orëve të pasdites janë evakuuar banorët nga objektet e vendosura në rrugën “Prilepska”. Në terren janë angazhuar ekipe nga Komuna e Kërçovës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq, Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”, si dhe shërbime të tjera kompetente. QMK njëkohësisht informon se edhe në Ohër janë raportuar përmbytje të bodrumeve, garazheve dhe oborreve në disa lokacione. Për situatën janë njoftuar…
Author: Jeta almakos
HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te mesëm në Damask të Sirisë, studimet i kreu në universitetin Al-Az’har, të Egjiptit ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar si Vaiz dhe mualim në xhaminë “Halid Efendi”…
Gjatë vitit 2025, Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë një nga vendimet më vendimtare në procesin e saj të gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian: ndryshimet kushtetuese që, sipas Brukselit dhe partnerëve evropianë, janë kusht kryesor për hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. Që kur procesi i negociatave u bllokua nga Bullgaria në vitin 2020, nuk është lëvizur pothuajse aspak nga pika zero. Në vitin 2025, kryeministri Hristijan Mickoski, nuk ndryshoi aspak qëndrimin e tij se “asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhet pa garanci të qarta nga Bashkimi Evropian dhe pa përmbushje të obligimeve nga ana e…
Më 06.01.2026 rreth orës 21:50, në bulevardin “Serbia” në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Daihatsu” me targa bullgare dhe një triçiklete “Tomos”. Si pasojë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar M.S. (18) dhe S.R. (23), ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe I.S. (19). “Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Sh. Naum Ohridski’”, informojnë nga SPB Shkup.
Rezultatet më të fundit të një hulumtimi të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 10 për qind e nxënësve të shkollave të mesme tëmoshës 15 dhe 16 vjeç në Maqedoninë e Veriut kanë përdorur ilaçe kundër dhimbjes, kanë marrë analgjetikë pa nevojë mjekësore. Hulumtimi, i realizuar me mbi 2.800 nxënës, ngre çështje serioze për rritjen e zakoneve tërrezikshme tek të rinjtë. Prej tyre, 6,6% kanë përdorur sedativë ose qetësues pa recetë. Ekspertët paralajmërojnë se ky lloj keqpërdorimi është veçanërisht i rrezikshëm, pasi ilaçet shpesh perceptohen si më “të sigurta” se drogat dhe janë lehtësisht të disponueshme në shtëpi. Sa i…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickski tha sot se po konfirmohen tezat se kërkesa që bullgarët të jenë në Kushtetutë nuk është kërkesa e vetme që e kanë ata, por ridefinim të plotë të identitetit maqedonas. “Mua kjo nuk më habitë, nuk e di nëse dikë e habitë kjo në shtet. Vetëm i konfirmojnë ato teza të cilat i patëm nga çasti i parë se nuk është vetëm bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas. Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi edhe si popull edhe si komb dhe mendoj se përfundimisht…
Publikimi i fotografive ku disa policë të komunikacionit, së bashku me një prift, shfaqen duke bekuar automjete dhe objekte zyrtare policore brenda rrethit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nxitur reagime të ashpra. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm po ndërmerr masa për përcaktimin e plotë të rrethanave që lidhen me fotografitë në të cilat shihet një rit fetar mbi automjete zyrtare policore. Zëvendësministri i brendshëm, Astrit Iseni e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të drejtpërdrejtë të parimit të shtetit laik dhe të ligjit dhe ka paralajmëruar përgjegjësi për të gjithë ata…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron dënime më të rrepta për supermarketet që nuk e respektojnë ligjin. Kryeministri pret që inflacioni vjetor të jetë rreth katër përqind, ndërsa bëri me dije se do të ketë kontrolle të përforcuara inspektuese dhe ndryshime ligjore me gjoba dukshëm më të larta për zinxhirët marketeve që shkelin rregullat mbi praktikat e padrejta tregtare. Hristijan Mickoski, kryeministër “Mendoj se rreth 4 për qind do të jetë inflacioni vjetor. Këtë e flasim me muaj, dhe atë që ne e bëjmë, janë kontrollet e shpeshta të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Kontrolle të shpeshta të Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës.…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Raven, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre lidhur me gjendjen aktuale dhe mungesën e investimeve në vitet e fundit. Gjatë bashkëbisedimit, banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për, siç thanë, neglizhencën komunale dhe mungesën e zhvillimit. Ata kanë kërkuar projekte konkrete dhe angazhim serioz për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës. Bejta, nga ana e tij, prezantoi projektet që, sipas tij, do të realizohen me ardhjen e tij në krye të Komunës së Gostivarit, duke…
Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të objekteve të reja banesore, thotë për Alsat ndërtuesi Ivica Jakimovski. Sipas tij, pa një ofertë të mjaftueshme nuk mund të stabilizohet tregu, pasi analizat tregojnë një disbalanc të qartë mes kërkesës dhe ndërtimit të ri banesor. Jakimovski thekson se zgjidhja e vetme është zhvillimi i lagjeve të reja urbane edhe jashtë zonës qendrore të qytetit, me ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe sigurimin e hapësirës për objekte të reja. “Kjo është njësoj si te të gjitha produktet…
Shoqata e qytetarëve “16 Mars 2025” – Koçan, e themeluar nga prindërit dhe familjarët e fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në zjarrin në diskotekën “Pulse”, ka reaguar publikisht ndaj peticionit që ditët e fundit po promovohet në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave, i cili ka të bëjë me lokacionin e propozuar për vendosjen e memorialit në kryqëzimin e rrugëve “Vëllezërit Stavrev” dhe “Bregu i Revolucionit”. Nga Shoqata theksojnë se kanë obligim të sqarojnë disa fakte kyçe që, sipas tyre, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me mesazhet që përcillen në peticionin e nënshkruar nga 17 qytetarë. Së pari,…
Televizioni Alsat ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga hetimi mbi abuzimin seksual dhe kushtëzimin e së miturës nga një fshat i Komunës së Likovës. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jo zyrtare, dje dhe sot janë ftuar edhe persona të tjerë në biseda informative mbi dyshimet për përfshirje në abuzim seksual ose kushtëzim për favore financiare. Identiteti i tyre për redaksinë tonë është i njohur, por nuk do të zbulohet për shkak të rëndësisë së hetimit dhe kujdesit ndaj sekretit hetimor. Burimet tona bëjnë të ditur se vajza është kushtëzuar me para për disa muaj rresht. Bazë për këtë…

