Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, informoi se në nivel të gjithë vendit të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë bllokim, pavarësisht reshjeve të borës. Nikolloski theksoi se aktualisht po mbulohen dy seksione kryesore, ai i Kosovrastit dhe Mavrovës, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha kapacitetet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, si dhe kompani private që ndihmojnë në pastrimin e borës. “Dua t’i përgëzoj ekipet e ‘Makedonija Pat’, këta njerëz punëtorë që me përkushtim i mbajnë rrugët të pastra dhe të kalueshme. Të gjithë kamionët janë vënë në funksion dhe puna po zhvillohet…
Author: Jeta almakos
Rreth 100 persona janë evakuuar nga vendbanimet e tyre, si pasoj e reshjeve të dendura të shiut ditët e fundit. Siç ka njoftuar Qendra e Menaxhimit të Krizave, të evakuuarit janë të një lagjeje të komunës së Kërçovës. Si pasoj e daljes së lumenjve nga shtrati, gjithashtu janë vërshuar shumë lagje, toka bujqësore, shumë shtëpi dhe ndërtesa të tjera. QENDRA E MENAXHIMIT TË KRIZAVE “Në Komunën e Kërçovës, në rrugën ‘Prilepska’, janë përmbytur disa objekte banimi. Është kryer evakuimi i rreth 100 personave, të cilët janë strehuar në sallën sportive ‘Hristo Uzunov’. Personave të evakuuar u janë siguruar ushqim, ujë,…
Pas kapjes së Nicolás Maduro, më 3 janar nga forcat amerikane, ka rënë në sy rritja e interesit për pasurinë që thuhet se ka grumbulluar gjatë viteve. Debati përqendrohet te vlera e avionëve privatë, bizhuterive dhe pronave të tjera, si dhe te masat që autoritetet ndërkombëtare kanë ndërmarrë për të parandaluar fshehjen apo keqpërdorimin e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, pasuritë e Maduro janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës edhe me anë të personave në emër të të tjerëve. Organizata ndërkombëtare Transparency Venezuela vlerëson se Maduro mund të zotërojë një pasuri që arrin deri në 3.8 miliardë dollarë, një…
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të inicuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku pritet të diskutohet heqjen e qeverisë teknike dhe për konsensus mbi ligjet për agjendën reformuese, përcjell TV21. Filipçe thotë se Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nuk mbajmë takim për qeverinë teknike! Mickoski është zënë ngushtë, i ngutet dhe kërkon alibi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo që ndodh është skenar i menduar që vjet, të cilin unë dhe LSDM e zbuluam dhe e flasim hapur tani e dy muaj. Zgjedhje të parakohshme dhe…
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë njofton se mbështet politikat e përcaktuara nga Presidenca Qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian. Gjatë një diskutimi të organizuar nga “PanEuropa” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme njoftoi se MPJ mbështet prioritetet e Qipros në fushat e sigurisë, mbrojtjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Në bashkëpunim me Presidencën Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen edhe për marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. “Bullgaria do të vazhdojë të ketë një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm ndaj Republikës së Maqedonisë…
Për fat të keq kemi opozitë të papërgjegjshme dhe jokontruktive dhe pa ide, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar refuzimin e Venko Filipçes për pjesëmarrje në takimin e liderëve, ku pritet të diskutohet për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus mbi ligjet reformuese, përcjell TV21. Mickoski thotë se pushteti ka shumicë për ta shfuqizuar vetë qeverinë teknike, por që ka dashur që procesi të jetë gjithëpërfshirës. Në lidhje me: Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve: Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare “Ne me 61 deputetë në Kuvend mund ta ndryshojmë Ligjin…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reguar lidhur me spërkatjen e veturave të policisë nga një klerik ortodoks. Nga atje thonë se kjo është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular Reagimi i plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe reagon fuqishëm ndaj fotografive të publikuara nga ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku shihet kryerja e një riti fetar të një konfesioni mbi automjete zyrtare policore, thuhet në kumtesën e BDI-së, tl cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale. Kjo nuk është “traditë”. Kjo është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular. Riti nuk…
Kryetari i komunës së Çairit dhe njëherit njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka njoftuar se sot, së bashku me Bekimin dhe Arbenin, ka takuar banorët e komunës së Vrapçishtit, ku koalicioni VLEN shpreh mbështetje të plotë për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri. Gjatë takimit janë diskutuar nevojat reale të qytetarëve, sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj komune, si dhe mundësitë për mbështetje nga pushteti lokal dhe ai qendror. Sipas Mexhitit, Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, projekte konkrete dhe një udhëheqje që prodhon rezultate. Ai ka theksuar se mbështetja për Demirin vjen…
Niveli i ujit në pothuajse të gjitha rrjedhat e ujit në të gjithë Maqedoninë është rritur për shkak të shiut të sotëm, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike (DPHM). “Sipas të dhënave të disponueshme nga stacionet hidrologjike në të gjithë vendin, niveli i ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Vardar, në rajonet e Gostivarit dhe Plloshkut, është dukshëm i lartë. Niveli i ujit të lumit Sateska dhe lumit Radika, së bashku me degët e tyre, është dukshëm i lartë, dhe niveli i ujit të lumit Treska është gjithashtu i lartë, duke përfshirë lumenjtë dhe degët më të vogla në pellgun…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit dhe veprimtarit të njohur Jakup Asipi, duke theksuar se “para veprës heshtin fjalët”. Jakup Asipi lindi më 2 shkurt 1951 në fshatin Sllupçan. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Damask të Sirisë, ndërsa studimet universitare në Al-Az’har të Egjiptit. Studimet postdiplomike i vijoi në Bejrut të Libanit. Gjatë viteve 1985–1990 shërbeu si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë, ku dha kontribut të çmuar në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore dhe kombëtare. Në vitin 1990 u kthye…
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në rrugën drejtë Banjës në Tetovë ka pasur rreshqitje të dheut, transmeton TV21. Nga Komuna e Tetovës bëjnë thirrje që deri në stabilizimin e situatës të mos qarkullohet në rrugën drejt Banjës. Ndërkaq, shtojnë se ekipet komunale janë në terren. “Pas një thirrje në numrin emergjent 112, njoftohet se për shkak të reshjeve të shiut ka përsëri rrëshqitje të dheut në rrugën drejt Banjës. Qytetarët lutën të mos qarkullojnë në këtë zonë deri sa situata të stabilizohet. Ekipet komunale janë në terren dhe po e ndjekin situatën nga afër”, njotojnë nga Komuna…
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, situata në pjesën më të madhe të territorit të Maqedonisë së Veriut është e qëndrueshme dhe pa ndërprerje. Në Kumanovë, Likovë, Nagoriçan të vjetër, Kriva Pallankë, Rankovcë dhe Kratovë nuk ka dalje të lumenjve, dhe shërbimet komunale po e monitorojnë situatën. Shkup, Strumicë, Veles, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë dhe Shtip, nuk janë raportuar përmbytje ose rrëshqitje të dheut. Megjithatë, në Ohër, janë raportuar bodrume, garazhe dhe oborre të përmbytura në disa lokacione, dhe Komuna e Ohrit dhe Shtabi i Krizave po veprojnë sipas raporteve. Në Kërçovë, ndërtesat banesore në rrugën “Prilepska” janë përmbytur, dhe…

