Author: Jeta almakos

Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në të shtëna masive në Las Cruces, New Mexico. Policia lokale tha se të shtënat ndodhën në Young Park. Bëhet e ditur se ndër të vrarët ishin dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi. Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e të vrarëve dhe të tjerëve të plagosur, por tha se viktimat ishin të moshës 16-36 vjeç. Asnjë arrestim nuk është bërë, por policia po ndjek “shumë pista”, njoftuan zyrtarët. Në një deklaratë në Facebook, departamenti i policisë Las Cruces lëshoi ​​një kërkesë publike për…

Lexo më Shumë

Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës. Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”. Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”. Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Laskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur dhe për politikanët që e frymëzojnë. Berisha përmendi emrat e Winston Churchill, Ronald Reagan apo edhe Martin Luther King. Po ashtu, Berisha përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. Sali Berisha: Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit. Më ka…

Lexo më Shumë

Edhe sot do të vazhdojmë me informimin ditor të opinionit për të gjitha hapat që janë ndërmarrë nga institucionet kompetente, me qëllim që të sigurojmë informim të saktë dhe në kohë për obligimet të cilat janë përgjegjësia jonë. Në këto ditë zie, fjalët ngushëlluese nuk mjaftojnë, por veprimet që ndërmerren duhet të jenë të qarta dhe precize. Si Qeveri, qëndrojmë pranë çdo familjeje – jo vetëm me fjalë ngushëlluese, por edhe me veprime konkrete që sigurojnë drejtësi, përgjegjësi dhe një të ardhme ku tragjeditë e tilla do të parandalohen. Këtë sot e deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën…

Lexo më Shumë

Gazetarët e Zërit të Amerikës (Voice of America-VOA) kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump dhe këshilltaren e lartë Kari Lake, duke porositur se mbyllja e papritur e rrjetit të financuar nga SHBA-ja shkel Amendamentin e Parë dhe autoritetin e Kongresit. Siç raporton Radioja Kombëtare Publike (NPR), padia, e paraqitur dje në gjykatën federale në Manhattan, kërkon rivendosjen e më shumë se 900 punonjësve me kohë të plotë dhe të 550 kontraktorëve që janë në pushim të pacaktuar. Paditësit përfshijnë ish-shefen e Byrosë së Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, redaktoren e Lirisë së Shtypit, Jessica Jerreat dhe zyrtaren e lartë…

Lexo më Shumë

Gjashtë ditë pas zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse”, qytetarët e Koçanës sot në orën 15.00 në Parkun e Revolucionit organizuan tubim njëorësh paqësor në shenjë nderimi për viktimat dhe për të mbështetur të lënduarit. Në këtë tubim nuk pati fjalim zyrtar, kurse të pranishmit thanë se janë organizuar spontanisht, me thirrje përmes rrjeteve sociale. Me mesazhe përmes parullave potencuan se kërkojnë drejtësi, kurse organet e drejtësisë ta zbardhin rastin deri në fund. “Të gjitha viktimat dhe të lënduarit i ndjejmë sikurse fëmijët tanë. Me dhimbje të thellë jemi në zi për shkak të fatkeqësisë që ndodhi dhe mbështesim prindërit dhe…

Lexo më Shumë

Dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit ndodhen në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë, informuan sot kompetentët nga burgu, shkruan MIA. “Për momentin, në INP Burgu Kumanovë ndodhet 12 persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Midis tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit”, informuan nga Burgu. Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje informoi se PTHP Koçan ka sjellë urdhër për fillim të procedurës hetuese kundër 27 personave fizik dhe tre juridik për të cilët ekziston dyshim se si bashkëkryerës kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 lidhur me nenin…

Lexo më Shumë

“Selaniku është me ty Koçan”; “Fitimet e tyre ose jetët tona”; “Disa i dëbuat, ata që mbetën i vratë – Koçani 16.03.2025”; “Repertori ka vite që është i njëjtë, korrupsioni është prezent, populli është publiku”; “U errësua mëngjesi me diell i pranverës dhe sot rrezet e diellit janë errësirë ​​e errët”, ishin disa nga mesazhet në billbordet e maqedonasve të cilët në mesditë u mblodhën në sheshin Aristoteli në Selanik për të nderuar viktimat e zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan. Maqedonasit që jetojnë dhe studiojnë në Selanik organizuan në mesditë tubimin “Selaniku në heshtje për Koçanin”, ku mbajtën…

Lexo më Shumë

Aktualisht në vend po trajtohen 54 pacientë nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, pasi 10 pacientë dje janë dërguar për mjekim në shtëpi. Sipas informacioneve të njoftuara sot nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas mbledhjes së Shtabit të Krizave për gjendjen e pacientëve, në Qendrën Klinike po trajtohen 27 pacientë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” 11, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit 10 pacientë, ndërsa në klinikat private po trajtohen gjashtë pacientë. Ministri theksoi se gjithsej 115 pacientë janë duke u trajtuar jashtë vendit, pesë prej të cilëve pritet të kthehen në vend javën e ardhshme dhe,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në një pres-konferencë të zhvilluar sot theksoi se aktualisht 116 pacientë po mjekohen jashtë vendit në 14 shtete. Sipas tij, pacientët janë shpërndarë në mënyrë të tillë: 31 në Serbi, 15 në Bullgari, 12 në Turqi, 12 në Greqi, 7 në Spanjë, 6 në Austri, 6 në Hungari, 5 në Rumani, 4 në Belgjikë, 4 në Slloveni, 4 në Lituani, 4 në Kroaci, 4 në Suedi dhe 2 në Poloni. Mucunski shtoi se për të parandaluar çdo mundësi manipulimi, mjekimi i pacientëve jashtë vendit mbulohet nga shtetet nikoqire, ndërkohë që shpenzimet për udhëtim, akomodim dhe…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nëpunës të SPB-Shkup dje kanë privuar nga liria F.A (26 vjec) dhe V.V (22 vjec) të dy nga Shkupi, për shkak se në lokal kanë lëshuar muzikë, me çka nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zi. “Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objektet hotelierike në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V.(22) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 të Kodit Penal. Gjatë ditës së djeshme në lokalet hoteliere ku ata…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Në një deklaratë të bërë në rrjetin social X, Vengu ka publikuar marrëveshjen për sigurinë dhe mbrojtje, e ndërsa Vuçiç e quajti më herët “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe u ankua në NATO, ministri shqiptar thekson se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë. Vengu shton se ky pezullim, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe. “Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës…

Lexo më Shumë