Author: Jeta almakos

Kryebashkiaku i Istanbulit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar pas ndalimit të tij të mërkurën, së bashku me dhjetëra persona të tjerë, si pjesë e një hetimi për korrupsion në bashkinë metropolitane të Türkiyes. Prokuroria e Përgjithshme e Istanbulit deklaroi zyrtarisht: “Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria jonë e Përgjithshme, Gjykata e Magjistraturës në detyrë ka vendosur arrestimin e të dyshuarit, Ekrem Imamoglu, me akuzat për krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, zhvatje, regjistrim të paligjshëm të të dhënave personale dhe ndërhyrje në tender, në kuadër të një hetimi financiar.” Prokuroria e Istanbulit ka nisur hetime…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë televizive deklaroi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për inspektorë. Ai për Sitel tha se Inspektoratet kanë pak inspektorë për të vepruar. “Ka nevojë të madhe për kuadro dhe përforcim të Inspektorateve të organeve shtetërore, sepse inspektorate të caktuara kanë vetëm një duzinë inspektorësh që funksionojnë në tërë territorin e vendit”, deklaroi Nikolloski. Tutje Nikolloski tha se problemi kryesor i administratës publike është se disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz por që kanë më pak aktivitet dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësisht dhe që kanë kompeteca të medha. “Ky është…

Lexo më Shumë

Sot përfundojnë shtatë ditët e zisë që u shpallën nga Qeveria, por me intensitet të lartë do të vazhdojnë hetimet – thonë zëdhënëset e Qeverisë. Ata kanë bërë thirrje që të mos ketë spekulime dhe narativa manipulative e të mos keqpërdoret tragjedia në Koçanë, për shkak se sic thanë, hetimet ende vazhdojnë krahas ndalimit të 34 personave. MARIJA MITEVA – ZËDHËNËSE E QEVERISË “Duhet të lejojmë që organet e ndjekjes t`i përfundojnë hetimet – thellë dhe në mënyrë të drejtë. Nuk duam të lejohen pengesa nga rrjete të ndryshme – përmes thirrjeve për destabilizime dhe skenare të ndryshme për të…

Lexo më Shumë

Pa fjalime dhe parrulla, qytetarë të Koçanës edhe këtë mëngjes të së dielës marshuan rrugëve të qytetit, ku kaluan afër shumë institucioneve duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në diskotekën “Puls” që mori 59 viktima kryesisht të rinj. Pas marshimit nëpër rrugët e Koçanës qytetarët ndaluan në sheshin e qytetit ku me 20 minutë heshtje nderuan viktimat. Protesta e sotme paraqet vazhdimësi të protestës së të shtunës pasdite në Parkun e Revolucionit ku u organizua tubim njëorësh paqësor në shenjë nderimi për viktimat dhe për të mbështetur të lënduarit. Qytetarët sërish kanë mbështetur personat e sigurimit të diskotekës, që kishin tërhequr…

Lexo më Shumë

Në të gjitha komunat më të mëdha veç më po behën kontrolle të detajuara të objekteve, duke përfshirë, dokumentacionin e objekteve dhe respektimin e të gjithë standardeve të sigurisë. Sipas kryetarit të BNJVL-së, Orce Georgievski, kontrollohet gjithçka, duke përfshirë, nëse objektet kanë pajisjet e duhura për shuarjen e zjarrit dhe hidrantë funksionalë, kontrollohet nëse instilacionet elektrike janë të sigurta dhe të mirëmbajtura, a ka plan evakuimi dhe shtigje të shënuara, dhe se a i posedojnë të gjitha dokumentet përkatëse dhe elaborate sigurie. Sipas Georgievskit, të gjitha komunat në koordinim me BNJVL-në kanë filluar aksione kontrolli të jashtëzakonshme në të gjitha…

Lexo më Shumë

Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në vend. Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”. Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”. Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Llaskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimeve të shumta për organizime të pakënaqësisë qytetare për javën e ardhshme, në skenë dalin tentativa për të diskredituar organizatorët potencial dhe nismat që organizojnë protestat. Organizatorët thonë se lajmet e rrejshme dhe diskreditimet vijnë nga portale dhe media të afërta me pushtetin, duke implikuar “skenarin serb” në protestat që pritet të organizohen në vend. “Sot jemi cak i manipulimeve dhe lajmeve të rrejshme” – kanë publikuar nëpër rrjetet sociale nga nisma “Kush e ka radhën?” e cila për nesër ka thirrë për protestë në Shkup. “Sot përmes profileve të rrejshme dhe mediave të propagandës, ishin publikuar video-xhirime me qëllim…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria 17 persona, transmeton TV21. Siç theksojnë nga MPB, personat e privuar nga liria nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie. “Më datë 22.23.03.2025, në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria gjithsej 17 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal, përkatësisht për mosrespektim të vendimitQeverisë për shtatë ditë zie. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se asnjë nga ata që i mësojnë botës për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk ka reaguar ende ndaj “vrasjes së neveritshme të foshnjave në djepin e tyre” në Gaza, raporton Anadolu. Erdoğan ka folur në një sofër iftari në Istanbul të organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). “Türkiye po kryen përpjekje diplomatike të shumëanshme për të rivendosur armëpushimin dhe për t’i dhënë fund masakrave në Gaza”, tha Erdoğan.

Lexo më Shumë

Pjesa e tretë e emisionit të përjavshëm “Një Shqipëri”, do të hidhte dritë mbi bashkëjetesën fetare përmes shembujve të siteve bektashiane dhe orthodokse. Biseda mes Mentor Nazarkos dhe ish-ministrit maqedonas Ljubomir Frckoski, u përcoll me përkthimin nga juristja dhe aktivistja Liridona Beqiri, po ashtu e ftuar në studio. Mentor Nazarko: Do t’ju bëj një pyetje, që nuk është në ato listën e pyetjeve që ju dërgova dhe lidhet me atë që është trashëgimia e përbashkët e ndëretnike në Maqedoni. Ju vini nga Galiçniku, apo jo? Pra, nga Dibra. Dibra dhe Reka, janë zonat e Maqedonisë së Veriut, ku ka patur…

Lexo më Shumë

Shoqata shqiptaro-amerikane në të cilën bëjnë pjesë Shoqata “Uskana”, Shoqata “Prespa”, Shoqata “Valët e Liqenit”, Shoqata “Dardania” u kanë dërguar letër urgjente ambasadores amerikane në Shlup Anxhela Ageler dhe zëvendës-shefes së Misionit Nikoll Varnes, duke shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të jetëve të reja në Koçan dhe shqetësimet në rritje për, siç thonë, manipulimin politik të kësaj tragjedie, njofton Portalb.mk. “Në emër të Komuniteti shqiptaro-amerikane në Illinois dhe të gjitha Shoqatave shqiptaro-amerikane në SHBA, shprehim dhimbjen tonë të thellë për humbjen tragjike të jetëve të të rinjve në ngjarjet e fundit në Koçan. Ky moment zemërthyes shërben si një kujtesë…

Lexo më Shumë

Pamjet satelitore të bazës ajrore ruse Engels, e cila u godit dje nga dronët ukrainas, u regjistruan sot në mëngjes dhe tregojnë kraterë dhe ndërtesa të shkatërruara. Në pamjet shihet krahasimi i gjendjes së sotme me atë nga dhjetori i vitit 2024. Pamjet u publikuan nga kompania amerikane Maxar Technologies. Përkujtojmë, qytetet ruse Saratov dhe Engels ishin objektiv i sulmit më të rëndë me dronë në rajonin e Saratovit që nga fillimi i luftës, deklaroi dje guvernatori Roman Busargin, duke shtuar se në aeroport shpërtheu zjarr.

Lexo më Shumë