Author: Jeta almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se, struktura të caktuara politike po mundohen të shfrytëzojnë situatën për përfitime personale politike. Duke komentuar paralajmërimet për protesta pas zjarrit në diskotekën në Koçan, Mickoski tha se, mbështetë absolutisht shprehjen e revoltës përmes protestave, por se nuk i arsyeton “brejtësit politik” – siç i ka quajtur ai, për të cilat protestat janë shansë për të fituar pikë politike. “Edhe unë jam nervoz dhe besoj se edhe ju jeni të pakënaqur. Gjithë ne jemi të pakënaqur, në gjithë këtë që ndodhë dhe nuk duhet të kemi dilema. Punët i zgjedhim dhe do të vazhdojmë t’i…

Lexo më Shumë

Drejtori i përfaqësueses së lartë të Maqedonisë, Deni Masev, është arrestuar në aksion policor, shkruan gazeta “Sloboden Peçat”. Gazeta shkruan nga burimet e saj se Masev ndodhet në Shutkë dhe jozyrtarisht flitet për një lidhje me grupin e Rade Trajkovskit – Shteklit, i cili paraprakisht ishte arrestuar nën dyshimin për trafik droge. Deni Masev është rikthyer në drejtimin e tij në janar, ndërsa nga prokuroria nuk ka informacione se për çfarë dyshohet aktualisht. Sipas burimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Deni Masev është shkarkuar nga pozita e tij. E gjithë kjo ndodhi pak para nisjes për në Lihtenshtajn dhe…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar pas një reagimi të Bujar Osmanit të BDI-së, i cili duke aluduar deklaratën e Fetait se ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po mbrohet nga avokatët e Mijallkovit dhe Gruevski , ka shkruar se sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm. “E kemi thënë gjithmonë – BDI në opozitë bie si një kullë prej letre. Dhe pikërisht kjo po ndodh. Njëri arratiset si Gruevski. Tjetri bëhet banor i Shutkës. Të tjerët pacientë, sado që mund të kenë mbyllur ndonjë…

Lexo më Shumë

Një marrëveshje e re ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka sjellë në vëmendje historinë mijëravjeçare të Ilirikumit, duke krijuar një aleancë të re në rajon. Nga mbretëresha Teuta e deri në ditët e sotme, heroika ilire duket se po rikthehet në skenën historike. Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se krijimi i kësaj aleance ka shkaktuar shqetësime në Beograd, me Serbinë që e ka ndjekur me vëmendje këtë zhvillim. Kjo pritej që në momentin kur politika amerikane mbështeti pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahu atë ushtarakisht, duke ndjekur vizionin strategjik të presidentëve amerikanë si Bill Clinton dhe George W.…

Lexo më Shumë

Pasi “Kasapi i Ballkanit” refuzoi të dorëzohej, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dha urdhër për nisjen e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike. Ato zgjatën 78 ditë deri më 9 qershor, kur okupatori serb edhe u dorëzua. Para nisjes, Clinton mbajti edhe një fjalim ku edhe ua sqaroi popullit amerikan se pse kjo fushatë ishte e nevojshme. “Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”,…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi, gjatë një konference për media ka siguruar se institucionet shëndetësore janë të përkushtuara për trajtimin cilësor të pacientëve. Ajo poshtu ka thënë se Qeveria mbetet e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe të sigurojë që përgjegjësit do të mbajnë llogari për veprimet e tyre. Më poshtë mund ta lexoni të plotë fjalimin e zëdhënëses së Qeverisë. Sikurse çdo ditë, jemi këtu për t’ju informuar mbi gjithçka. Unë sot do t’ju informoj mbi gjendjen e të lënduarve nga tragjedia e Koçanit dhe mbi të gjitha zhvillimet që lidhen me trajtimin dhe rehabilitimin e tyre. E dimë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj trajtimit të rastit me arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshin për tragjedinë e Koçanit. Osmani shkruan se në këtë rast si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit janë të mendimit se ndaj Bekteshit po bëhet padrejtësi. Reagimi i plotë: Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet. Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët. Dikur, në politikë, kishte një minimum dinjiteti – sot,…

Lexo më Shumë

Elon Musk ka bërë shumë deklarata të çuditshme, por kjo mund t’i paraprijë të gjithave: “Do të doja të vdisja në Mars.” Ai e tha për herë të parë në vitin 2013 në South by Southwest dhe më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende serioz për këtë. Obsesioni i Musk për mbijetesën ndërplanetare shkon përtej arratisjes nga një fatkeqësi e largët kozmike – ka të bëjë me formësimin e një të ardhmeje që ia vlen të pritet, shkruan Yahoo News. Siç e shprehu ai në faqen e internetit të SpaceX: “Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do ta vizitojë Uashington DC për bisedime zyrtare më 25-26 mars, sipas burimeve diplomatike turke të hënën. Fidan do të takohet me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së Marco Rubio, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, thanë burimet. Kjo shënon vizitën e parë nën administratën e Presidentit Donald Trump dhe do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve Türkiye-ShBA, si dhe përgatitjen për vizitat e ardhshme të nivelit të lartë midis dy kombeve. Diskutimet do të mbulojnë një sërë çështjesh rajonale, duke përfshirë situatat në Ukrainë, Palestinë dhe Siri, me theks në eksplorimin e…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria për të Ardhura Publike sot kanë njoftuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, tragjedisë në Koçan dhe në interes të hetimeve, nuk do të publikojnë informata shtesë që mund të ndikojnë në proces. Në të njëjtën kohë ata mohojnë spekulimet dhe informacionet publike që siç thonë ata nuk janë konfirmuar nga ana e tyre. Nga DAP sqarojnë se diskoteka “Pulse” nuk është “vulosur” në dhjetor 2024, por është gjobitur për kundërvajtje. Po ashtu, theksojnë se bllokimi i llogarive dhe ndalimi i përkohshëm i punës janë masa të ndryshme, të cilat zbatohen në përputhje me ligje të ndryshme.…

Lexo më Shumë

Një aksident i ri ka ndodhur këtë pasdite në një nga bulevardet kryesore të Shkupit, transmeton TV21. Në “Aradhet Partizane”, në Taftalixhe një grua dhe një fëmijë janë goditur me veturë në vizëbardha. Dëshmitarët e rastit thonë se gruaja është dërguar në Spital në gjendje të rëndë, ndërkaq fëmija është dërguar me ekip të Ndihmës së Shpejtë në spital për shkak të rrezikut nga lëndimi i shtyllës kurrizore.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përgënjeshtruar sot zërat se ai do të jep dorëheqje nga ky post, duke thënë se është i fokusuar në gjendjen dhe shërimin e pacientëve dhe se nuk planifikon të tërhiqet nga koalicioni VLEN. Ndërkohë, i pyetur nëse është takuar apo jo me Ali Ahmetin, tha se ka pasur kanale komunikimi por se nuk është takuar. Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë “Këto tema për mua janë irelevante dhe të parëndësishme, unë jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre, për koalicione dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar kemi…

Lexo më Shumë