Author: Jeta almakos

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në Ministri ka takuar zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Musa Heybet, të cilin e ka falënderuar për ndihmën mjekësore të ofruar nga Turqia mike në përkujdesjen ndaj disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit. “Dy vendet tona kanë qenë jashtëzakonisht afër për dekada dhe këtë e shohim në veprim. Një falënderim i madh nga i gjithë populli maqedonas për mbështetjen vetëmohuese në përkujdesjen e disa të lënduarve në zjarrin e Koçanit. Nëse miqtë shfaqen në vështirësi, dhe të dyja vendet kanë treguar se qëndrojnë pranë njëri-tjetrit sa herë që ka nevojë”, tha ministri në…

Lexo më Shumë

Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5 milionë euro për familjet në nevojë. Në një postim në Facebook, ai e cilësoi këtë mbrëmje si një natë të jashtëzakonshme, ku zemërgjerësia e biznesmenëve shqiptarë u shpreh përmes kontributeve për bamirësi. “Iftari i parë i organizuar nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Emerald mblodhi biznese nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u bënë pjesë e një projekti madhështor për ata që kanë më shumë nevojë. Me një solidaritet të pashoq, ata dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe…

Lexo më Shumë

Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, përfshirë koordinimin mes deputetëve dhe grupeve parlamentare, angazhimin në përgatitjen dhe rishikimin e propozimeve ligjore, si dhe takime në nivele të ndryshme. Janë anuluar seancat plenare, komisionet dhe disa ngjarje të tjera që kërkojnë prezencë mediatike., sqarojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së. Sqarimi vjen pas reagimeve në opinion pas ngjarjes tragjike në Koçan, me ç’rast humbën ketën 59 të rinj, ndërsa janë lënduar mbi 200. Kuvendi i anuloi aktivitetet e veta për dy javë. “Në lidhje me reagimet për vendimin e fundit për shtyerjen e…

Lexo më Shumë

Hetimi është ende në vijim dhe në këtë moment mund t’i referohem asaj që e kemi si kumtesë nga MPB-ja, tha sot zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, e cila po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për rastin e ndalimit të ish-drejtorit të NP për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi. Në hetim është përfshirë edhe një kompani sigurimi, e cila, sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, është angazhuar për sigurim fizik të 14 pikëpagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa në vend të tre ndërrimeve ka siguruar sigurinë vetëm në një ndërrim, por për këtë…

Lexo më Shumë

“Vazhdojnë të dalin detaje të reja shqetësuese për dështimet institucionale, të cilat mund të kenë çuar në tragjedinë më të tmerrshme në historinë e re të Maqedonisë së Veriut, në të cilën humbën jetën 59 të rinj”, kështu deklaroi në një konferencë për media, sekretari organizativ i LSDM-së Martin Kostovski . Objekti i njohur si disko “Pulse” në Koçan ka funksionuar ilegalisht, dhe se kjo tashmë është e dokumentuar dhe e vërtetuar. Për Kostovskin, kjo është pjesë e një hetimi aktiv, i cili duhet të japë përgjigje, por edhe të përcaktojë përgjegjësinë e institucioneve, mangësitë e të cilave janë gjithnjë…

Lexo më Shumë

Sot kthehen 5 pacientë në vend, të cilët mjekoheshin në Spanjë dhe Greqi. 108 paciëntë tjerë, të lënduar nga zjarri në Koçan, vazhdojnë të trajtohen nëpër spitale jashtë vendit, kurse tek ne mjekohen vetëm 23. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 4 pacientë janë në gjendje më të vështirë shëndetësore. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “Momentalisht nëpër spitalet e Shkupit të cilët e përjetuan tragjedinë e Koçanit shërohen 23 pacientë, prej të cilëve , 4 janë në Qendrën Klinike, 6 në spitalin e vjetër të Qytetit dhe 9 ‘8 shtatori’, 4 në spitalet private. Pacientët të cilët shërohen jashtë…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, sot ka ka mbajtur mbledhjen e parë publike për vitin 2025, nga ku u prezantuan aktivetet e realizuara të Agjencisë. Drejtori i AVMU-së, Zoran Trajçevski, tha se tre muajt e kaluar Agjencia ka realizuar një pjesë të madhe të programeve administrative dhe mbikyqyrje mbi radiodifuzerët për planet vjetore , me çka tha sa janë dhënë tetë vërejtje. Ai njoftoi se mbikqyrje është bërë në të gjitha televizionet, programe televizive-radio në servisin publik, nga ku siç tha, është konstatuar vetëm një shkelje tek RTVM-3, duke shtuar se do të bëhen mbikqyrje edhe tek televizonet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një shkrimi ka njoftuar se cilat projekte përfshihen me ndryshimet e planit vjetor për ndërtim, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore, që tashmë u miratuan nga qeveria. “Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Kërkime dhe Analiza në LSDM, Jon Frçkoski, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksioni i tij në parti pas akuzave nga VMRO-DPMNE se është parë duke përdorur kokainë dhe thirrjes për të kryer një test publik për substanca psikotrope. “Është e ulët dhe çnjerëzore të devijohet vëmendja e publikut nga mënyra katastrofike në të cilën po zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 njerëz. Kjo flet shumë për DPMNE-në, por unë nuk do të lejoj të bëhem mish për linçim publik. Nuk krenohem me gabimet e së kaluarës dhe dobësitë e rinisë, por…

Lexo më Shumë

Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka postuar një fotografi të organizimit në këtë qytet. “Madje, në këtë kishë po lejohet edhe falja e namazit. Nuk ka mënyrë më të mirë për të treguar respekt për të tjerët dhe për të demonstruar tolerancë. Bravo!!! Pavarësisht besimit, jemi njerëz – të barabartë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar Pacolli.

Lexo më Shumë

Qeveria sot në mbledhje miratoi informacion për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025 duke i zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj, ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2.685 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 1.812 denarë në vlerë neto, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë. Paraprakisht kryeministri Hristian Mickoski në një pyetje të gazetarëve tha se nga prilli do të paguhet paga minimale e paraparë me ligj ose rreth 2.200 denarë më shumë se paga e tanishme minimale dhe paralajmëroi se nëse në muajt e ardhshëm ka marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për vlerë më…

Lexo më Shumë

vështirësive me zhvillimin e saj të inteligjencës artificiale, por kjo nuk po e ndalon atë të eksperimentojë me ide të reja. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple po eksploron idenë e shtimit të kamerave në serinë e saj Apple Watch, e cila do të sjellë veçori të inteligjencës vizuale në orët e saj inteligjente, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Inteligjenca vizuale i lejon përdoruesit dhe pajisjet e tyre të ndërveprojnë me botën përreth tyre nëpërmjet AI. Veçoria tashmë ka bërë rrugën e saj në serinë iPhone 16 me iOS 18.2 ose më vonë. Ai sjell funksionalitet të ngjashëm me…

Lexo më Shumë