Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Türkiyen sot si “një vend të mirë” dhe vlerësoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan si “lider të mirë”, raporton Anadolu. Trump i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me të ambasadorë të nominuar, ku secili i emëruar prezantoi veten dhe vendet e tyre të caktuara. Kur Tom Barrack, i nominuari për Türkiye, foli për vendin, duke theksuar rëndësinë e saj historike. “Türkiye është një nga qytetërimet më të lashta dhe është në kërkim të programit tuaj të paqes, prosperitetit dhe sigurisë” tha Barrack. Në përgjigje, Trump tha: “Vend i mirë, gjithashtu…
Author: Jeta almakos
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, filluan bisedimet sot në Departamentin e Shtetit në Washington, raporton Anadolu. Përpara takimit me dyer të mbyllura, Fidan dhe Rubio pozuan për mediat. Kjo shënon vizitën e parë të Fidan nën administratën e presidentit Donald Trump dhe do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve, si dhe përgatitjen për vizitat e ardhshme të nivelit të lartë midis dy vendeve. Fidan pritet të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Diskutimet do të mbulojnë një sërë çështjesh rajonale, duke përfshirë situatat në Ukrainë, Palestinë dhe Siri, me theks…
Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka kërkuar masë paraburgimi deri 30 ditë për të dyshuarin, i cili dje rreth orës 14:00, i armatosur ka hyrë në ambientet e Qendrës për punë sociale në Prilep, ka qëlluar dhe ka plagosur një punonjëse sociale. “Para gjyqtarit është lëshuar propozimi për paraburgim deri 30 ditë për shkak të druarjes së bazuar, se i dyshuari do të ikë dhe do të ndikojë tek dëshmitarët, si dhe për shkak të rrezikut nga përsëritja e veprës penale”, theksoi prokurori publik, Stevço Binoski. Sot është lëshuar edhe urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për dy vepra penale.…
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka përkujtuar 26 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti historik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Fetai theksoi se bombardimet e NATO-s ndihmuan çlirimin e Kosovës dhe ndaluan shtypjen dhe krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit kundër civilëve në Kosovë, raporton Klankosova.tv. “Ky moment historik hapi rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkroi ai. Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e Maqedonisë së Veriut si një anëtare krenare e NATO-s, e…
Tenori i mirnjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri, është emëruar drejtor në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë i emëruar në postin më të lartë të një institucioni që i ka pasur dyert pothuajse hermetikisht të mbyllura për artistët shqiptarë. Imeri vjen në këtë post si kuadër nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, pjesë e koalicionit VLEN.
Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me bastisjet dhe masat e tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e madhe e të tmershme të 16 marsit në Koçan. Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit. Në lidhje me këtë rastë, të hënën janë arrestuar bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov – Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik për shkelje të procedurave të prokurimit publik lidhur me zgjedhjen e një kompanie për sigurim fizik në 14 stacione pagesa të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Padi penale është ngritur kundër J.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova, si dhe kundër një subjekti juridik nga Kercova. Një hetim është hapur ndaj drejtorit të atëhershëm të kompanisë nga Kërçova dhe subjekti juridik për veprën penale…
Duke shprehur gatishmërinë për të avancuar marrëdhëniet e Ankarasë me vendet evropiane, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e saj pa Türkiyen, raporton Anadolu. “Debatet e nxehta gjatë javëve të fundit kanë treguar se siguria evropiane pa Türkiyen nuk do të jetë e mundur”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara. “Nevoja e Evropës për vendin tonë ka filluar të pranohet hapur, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, diplomacinë dhe tregtinë”, theksoi Erdoğan. “Türkiye është e gatshme të avancojë marrëdhëniet e saj…
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri përmes një statusi i është përgjigjur reagimeve të BDI-së për arrestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit. “Derisa vriten ish ushtarë të UÇK-së në incidente të inskenuara por ju jeni në pushtet, s’ka problem – brohoritni ‘UÇK!’ nëpër tubime dhe populli harron! Derisa digjen njerëz nëpër spitale e transport publik por ju jeni në funksione, s’prish punë – ju i kontrolloni gjykatat! Kur rrokullisen autobusat që qarkullojnë me difekte dhe vriten udhëtare por ju jeni nëpër kolltukë, s’ka gjë – pushteti i amortizon goditjet! POR, kur arrestohen të dyshuarit zjarrin në diskotekë por…
Me pyetje nga mbrojtja dhe prokuroria e Bore Videvskit, sot në Gjykatën Themelore Pençe ka vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes. Videvski duke iu përgjigjur pyetjeve tha se nën torturë fizike në stacionin policor ishte detyruar të jepte dhe nënshkruante deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pasi ishte rrahur me shkop druri, e detyruan të thoshte se e njeh babanë e vajzës. Ai ka thënë se njohja e tij me Palevskin ka qenë ‘partiake’ dhe se e ka takuar atë në selinë e partisë “Desna”, me të cilën ka thënë se kanë…
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e dronëve se nga ana e Agjencisë së aviacionit civil është vendosur ndalesë për kryerjen e çdo operacioni me dronë në territorin e qytetit të Shkupit, përkatësisht në sheshin Maqedonia, rrugën “Dimitrie Çupovski”, bulevardi “11 Tetori” përballë Kuvendit të RMV-së, rrugën “Filipi i Dytë”, bulevardin “Goce Dellçev” deri në bulevardin “Ilinden” dhe para Qeverisë së RMV-së. “Operimi i paautorizuar, i pakoordinuar i këtyre dronëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e personave të tretë në tokë. Operimi…
Me tre minuta heshtje, vendosjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve për viktimat në Koçan, filloi Marshi i sontëm, i organizuar nga Lëvizja qytetare “Kush është i radhës?”. Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Maqedonia”, prej ku, përmes “Portës së Triumfit” u drejtuan drejt Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ata brohorisnin “Mjaft ishte vdekje”, “Kushdo tjetër, mund të jenë të radhës”, “Drejtësi për viktimat” dhe “Mjaft ishte ne, sistemi është i radhës”. Mund të shihen edhe pankarta ku shkruan “Sa ryshfet duhet për të rikthyer viktimat”, “nuk ka heshtje, vetëm drejtësi”,… Është paraparë që qytetarët të mblidhen në parkun “Gruaja luftëtare”,…

