Author: Jeta almakos

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë i Ramazanit. Ai tha se dhjetë ditët e fundit pikëllohet sepse e ndjenë përfundimin e Ramazanit. “Më bën me u ndi perfekt, e pres me padurim edhe 10 ditë e fundit jam pa disponim sepse filloj me ndje përfundimin e Ramazanit dhe ja nisi me u mërzit që po shkon”, tha Mc Kresha. “Afërsinë me respektimin e disa ligjeve apo rregullave brenda një doktrine fetare mendoj që me pjekjen dhe me ngritjen e reflektimin”, vijoi tutje…

Lexo më Shumë

Një ulëse është e zbrazët në dhomën e zhveshjes së KF Shkupi. Ata kanë festuar shumë herë fitore së bashku, por sot është qetësi dhe dëgjohet vetëm “klithma” e qiriut para fanellës me numrin e Andrej Llazarovit. Futbollisti 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga zjarri që përfshiu diskotekën e Koçanit. Lajmi shtangu shokët e skuadrës, tifozët dhe gjithë komunitetin e futbollit. Po, na tha se do të shkonte në Koçan. Ne i thamë të kalojë mirë. Ai na tha se kishte kohë që nuk e kishte parë familjen dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha Kristijan Bllazhevski. Drejtori i Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Nga nesër – E Hënë – nis pagesa e ndihmës urgjente dhe të parë prej 150.000 denarëve për cdo familje që është prekur nga tragjedia në Koçanë. Qeveria vazhdon thirrjet që familjet e atyre që mjekohen jashtë vendit t`i kontaktojnë ekipet qeveritare dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare për cdo nevojë apo harxhim. Ndërkohë, përmes fondit solidar të Kryqit të Kuq janë grumbulluar gati 53 milion denarë ose afër 850.000 euro. Ata që duan të ndihmojnë dhe të kyçen në aksionin humanitar mund të dhurojnë me paraqitje telefonike në numrin 143 – 400 nga të gjitha operatorët celularë dhe në xhiro-llogarinë e Kryqit…

Lexo më Shumë

Youtuberi i famshëm shqiptar nga Shkupi Alaudin Mustafa ka vazhduar me episodin e tretë të emisioneve speciale për ramazan. Në këtë pjesë trajtohet për herë të parë edhe nga ana komike, por edhe shkencore me psikologë dhe gjuhëtarë shprehja shqipe “Me të zënë ramazani”. Për më shumë ndjekni videon në linkun më poshtë: https://youtu.be/aDmVALv8JPA?si=TViaL1BYZ6th39ew

Lexo më Shumë

Edhe pse ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e thellë dhe personale. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me tragjedinë e fundit, duke theksuar se kjo ngjarje ka vënë në provë të gjithë shoqërinë, institucionet dhe sistemin shëndetësor. Ai ka informuar se gjendja e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut është stabile, falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë. “Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje dhe mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Shpresojmë që çdo ditë…

Lexo më Shumë

Iniciativa “Kush e ka radhën?” dërgoi kumtesë deri te mediat në të cilën përgënjeshtron publikime që sot u paraqitën në rrjetet sociale dhe përmes, siç thonë, mediave propaganduese. Bëhet fjalë për video-xhirime të cilat, siç tyre, rrejshëm e lidhin iniciativën me onlajn bisedë midis një grupi të studentëve dhe një vajze nga Serbia. “Iniciativa jonë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me atë hirrje, as nuk kemi qenë të përfshirë në çfarëdo lloj bisedash për formim të organizatave të reja studentore. Është e mjaftueshme që të shikohet vetë xhirimi – emri ‘Kush e ka radhën?” nuk përmendet as njëherë, ndërsa logoja jonë…

Lexo më Shumë

A po tenton “Levica” të keqpërdor tragjedinë e Koçanit, studentët shqiptar dhe të fus skenarin serb në Maqedoni?! Studentët e saj në trajnim online me instruktore serbe! Në rrjetet sociale dhe në media është shpërndarë video e një mbledhjeje online mes disa studentëve, të cilët thonë se janë nga partia “Levica”, dhe një instruktore për studentë nga Serbia për të cilën mediat në vend tjonë se është Stasha Cvetkoviq, studente e Arkitekturës dhe instruktore për studentë, transmeton Ora24.tv Ata bisedojnë, se si duhet të veprojnë studentët, për të organizuar protesta, duke e shfrytëzuar tragjedinë e Koçanit. Instruktorja u tregon hapat…

Lexo më Shumë

Janë gjobitur 11 kompani transportuese, mes tyre Durmo Turs, autobusi i së cilës shkaktoi tragjedinë në Llaskarcë, njoftoi Inspektorati i Transportit. Thonë se nga 138 kontrolle të kryera në tri ditë, te 21 persona juridikë dhe fizikë janë konstatuar parregullsi në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Shumica e subjekteve juridike kanë pasur shoferë të cilët nuk kanë pasur certifikatë për shofer, disa kanë transportuar mallra të rrezikshme, të tjerët, në përputhje me ligjin e transportit, kanë përdorur gabimisht tahografin dhe disa nga transportuesit kanë transportuar pa urdhër rrugor ose i njëjti nuk ka qenë i plotësuar siç duhet.

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty siç thonë, ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik në Koçan. Opozitarja vlerëson se është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë, pasi sipas tyre,  kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania…

Lexo më Shumë

Doktor Nebojsha Nastov në një dalje për media bëri të ditur se 10 pacientë janë të shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike, transmeton TV21. Theksoi se gjashtë pacientë i janë nënshtruar transplantit të lëkurës. ““Për momentin janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej të cilëve tek 6 tashmë është kryer transplantimi i lëkurës, sepse ata pacientë ishin me shkallën më të lartë të djegies, shkalla e tretë. Te pacientët e tjerë vazhdojnë fashat e rregullta dhe tashmë në javën e ardhshme, sipas planeve që i kemi aktualisht, edhe pse mund të përsëris se situata mund të ndryshojë nga ora në…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të takimit të rregullt të shtabit të krizës, ministri Arben Taravari informoi për gjendjen e pacientëve të lënduar në aksidentin që ndodhi në Koçan. Në spitalet e Maqedonisë, të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë. Planifikohet që në fillim të javës të lirohen nëntë pacientë, pasi t’u kryhen të gjitha ekzaminimet toksikologjike dhe psikologjike. Jashtë shtetit ndodhen 115 pacientë, ndërsa pesë prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, megjithatë gjendja e pacientëve ndryshon. “Sot është dita e shtatë, dhe numri i të vdekurve është zero. Nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Presim…

Lexo më Shumë

Të shtunën vonë, kabineti i Izraelit miratoi një propozim për krijimin e një drejtorie të re me detyrë për të avancuar “largimin vullnetar” të palestinezëve në përputhje me propozimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të shpopulluar Gazën dhe për ta rindërtuar atë për të tjerët, raporton AP. Ushtria ka urdhëruar popullsinë të largohen përmes një rruge të vetme në Muwasi, një zonë e madhe me çadra. “Është zhvendosje nën zjarr,” tha Mustafa Gaber, një gazetar lokal që u largua nga Tal as-Sulltan me familjen e tij. Ai tha se qindra njerëz po ikin ndërsa zjarri i tankeve dhe…

Lexo më Shumë