Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit në Shtip, sot i hodhi poshtë si të papranueshme ankesat lidhur me masën e arrestit shtëpiak për dy ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, të cilët janë pjesë e të dyshuarve në hetimin për zjarrin në lokalin e natës “Puls”, në të cilën humbën jetën 59 persona, ndërsa u lënduan gjithsej 200. Me këtë mbetet vendimi për përcaktimin e arrestit shtëpiak për Dimitrovskin dhe Ilievin, ndërsa Gjykata Themelore e Koçanit do të duhet të vendosë sërish vetëm për masën e parandalimit – sekuestrim të përkohshëm të udhëtimit apo dokumentit…
Author: Jeta almakos
I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN. Ganiu në “Daily Click” tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv. “Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka qenë gjithmonë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në ngjarjen e organizuar për të shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit të RMV-së në NATON. Njoftimi i Gashit: Me krenari të veçantë mora pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të shënuar 5-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i madh në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare dhe garantimin e sigurisë për qytetarët tanë. Ndërkaq ky përvjetor i rëndësishëm për vendin tonë, është një dëshmi e angazhimit tonë të fortë për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Përkushtimi ynë për këtë aleancë do…
Nuk mund të hesht më. Nuk mund të shikoj sesi tragjedia jonë, e sot edhe tragjedia e shumë familjeve të tjera me fat të ngjashëm si i yni – përdoret, shtrembërohet, keqpërdoret. Nga një familje, sot u bëmë qindra. Dhe të gjithë jemi të prekshëm. Të gjithë më të lehtë për manipulim. Sistemi nuk funksionon, këtë e dimë të gjithë. Por njerëzit që e krijojnë atë sistem nga hija nuk do ta zgjidhin problemin tonë. Lufta e tyre nuk është për ne. As për të vërtetën. As për drejtësinë, reagoi në rrjetin social Facebook, motra e Frosina Kulakovës së ndjerë,…
Të gjitha shkollat fillore në komunën e Kisella Vodës marrin fotovoltaikë. Në fillimin e realizimit të projektit në shkollën fillore “Partenija Zografski” morën pjesë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Vlera e këtij projekti kapital është mbi 11 milionë denarë. Ajo realizohet përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përmes partneritetit financiar të Komunës së Kisella Vodës me Byronë për Zhvillim Rajonal, si dhe me Komunën e Karposhit, ndërsa partner dhe zbatues është Qendra për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit, përmes Programit për zhvillimin e rajoneve planore. Përveç të gjitha…
Fejzi HAJDARI Një strategji të cilën e ka përdorur Ali Ahmeti, ka qenë HESHTJA, të cilën e ka shfrytëzuar në situata më të vështira politike për shqiptarët. Thonë që HESHTJA është flori, por jo në politikë dhe në rrethana ku janë qenë shqiptarët. Në politikë heshtja paraqet irritim të masës dhe demonstrim të papërgjegjësisë ndaj atyre që ta kanë dhënë mandatin për t’i përfaqësuar politikisht. Mirëpo, këtë strategji e përdorin zakonisht politikanët në situate të caktuara, kur nuk dinë “nga t’ia mbajnë”. Heshtjet e Ali Ahmetit në Maqedoninë e veriut, kur janë në pyetje shqiptarët, paraqesin një mozaik nekrologjie, sepse…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë intervistës për TV Kanal 5, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur nga tragjedia në Koçan. Ai theksoi se, edhe pas më shumë se një jave nga ngjarja, asnjë i lënduar nuk ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. “Sipas të dhënave zyrtare, në total kemi pasur 190 pacientë të prekur nga tragjedia. Një pjesë e tyre tashmë janë liruar për mjekim shtëpiak, ndërsa 15 pacientë vijojnë trajtimin në spitalet tona. Po ashtu, 99 të tjerë janë transferuar për trajtim në shtete mike. Po punojmë intensivisht për rikuperimin e tyre…
Pesë persona janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në rrugën Sint Nicolaasstraat pranë sheshit të famshëm Dam të qytetit Amsterdam, transmeton Anadolu. Sipas policisë së Amsterdamit, oficerët mbërritën në vendngjarje menjëherë pasi morën njoftimet për sulmin. Një i dyshuar u arrestua në lidhje me incidentin, edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e të dyshuarit apo motivet e mundshme të sulmit. Policia fillimisht ka njoftuar publikun për situatën përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se hetimet po vijojnë. Pavarësisht hetimeve të vazhdueshme, zyrtarët ende nuk kanë përcaktuar motivin e sulmit.…
Nga Britania e Madhe vjen një histori si nga filmat hollivudianë, ku në rolin kryesor është iPad-i i Apple-it, i cili ka luajtur rolin e “heroit” në zgjidhjen e një rasti vjedhjeje dhe përpjekjeje për vrasje. E gjithë kjo ka filluar me vjedhjen e një vaze nga dinastia Ming nga një muze në Zvicër, një shkëmbim zjarri në shtëpinë e një komediani në Woodford, Londër, dhe një grabitje në një apartament luksoz. Në dukje, këto raste nuk dukeshin të lidhura, por në fakt, ato janë pjesë e një rrjeti të komplikuar ndërkombëtar kriminal, që policia arriti ta zbulojë pas gjashtë…
Gjykata Themelore në Koçan ka vepruar në 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin e Koçanit, prej të cilave 19 ankesa janë refuzuar dhe për këta persona mbetet masa e paraburgimit, ndërsa për ish-kryetarët Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev dhe ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është zëvendësuar masa “arrest shtëpiak”. “Pas 24 vendimeve për caktimin e paraburgimit, nga të dyshuarit janë paraqitur 22 ankesa. Ankesat janë shqyrtuar nga trupi gjykues prej tre gjyqtarësh (në bazë të nenit 25 paragrafi 5 i Kodit të Procedurës Penale) të Gjykatës Themelore të Koçanit dhe ka vendosur që ankesa për 19 të dyshuar…
Zgjedhjet brenda partisë për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), të cilat u shtynë për shkak të tragjedisë në Koçan, do të mbahen më 6 prill, ka vendosur Bordi Qendror i partisë në seancën e mbrëmshme. Siç ishte përcaktuar paraprakisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i partisë, i vetmi kandidat për kryetar të LSDM-së është lideri aktual Venko Filipçe. Ai u zgjodh kryetar i partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij në këtë pozitë, Dimitar Kovaçevski, dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare…
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, bën të ditur se Grupi Parlamentar i Frontit Evropian sot do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një Komisionit Parlamentar të posaçëm për të hetuar siç tha, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga Qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Pasholli tha se ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim siç tha deputetja, garantimin e një hetimi të drejtë,…

