Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan, Zëri i Amerikës. Në vendimin e tij, gjyqtari Xhejms Pol Otken e quajti lëvizjen e presidentit “një rast klasik të vendimmarrjes arbitrare dhe kapriçoze”. Gjithashtu zyrtari bllokoi veprimin e Agjencisë Amerikane për Median Globale, që kontrollon Zërin e Amerikës, për të pushuar nga puna 1.200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, në kuadër të urdhrit të Trump për ndërprerjen e fondeve. Otken dha një urdhër të përkohshëm që ndalon agjencinë nga çdo përpjekje e mëtejshme për t’i dhënë fund,…
Author: Jeta almakos
Si pasojë e reshjeve të dendura të mbrëmshme në Prijedor, janë përmbytur më shumë se 350 objekte banimi dhe ndihmëse, raporton Anadolu. Në Prijedor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet. Administrata e qytetit tha se zjarrfikësit kanë kryer 12 operacione evakuimi. Niveli i ujit në vendbanimet Sana dhe Gomjenica është rritur gjatë natës dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur një zonë më të gjerë. Për shkak të problemeve të shkaktuara nga vërshimet, është ndërprerë rryma në një pjesë të vendbanimeve të përmbytura. Si rezultat i reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit, nivelet e…
Në mënyrë transarente dhe të plotë të publikohet dokumentacioni lidhur me punën e diskotekës “Puls” në Koçan nga viti 2012 deri më sot, kërkon nisma “Kush e ka radhën”, e cila sot organizon tubim para Kuvendit. Kërkesa i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Ministrisë së Ekonomisë, Inspektoratit Ndërtimor Shtetëror, Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë për të Ardhura Publike, Vetëqeverisjes Lokale në Koçan, Inspektoratit Ndërtimor Lokal dhe Organit Konsultativ për Siguri dhe Parandalim të formuar në Komunën e Koçanit. Siç u tha para tubimit, “Kush e ka radhën” kërkon edhe…
Projektligji i VMRO-DPMNE-së, për rendin dhe qetësinë ne publik, sipas partisë, ngushton rrethin rreth atyre që krijojnë rreziqe nëpërmjet keqpërdorimit dhe përdorimit të paligjshëm të mjeteve piroteknike, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se po fuqizohen rregulloret për përdrorimin e fishekzjarreve dhe ngjarjeve të ngjashme që përdorin eksploziv. “Nëpërmjet kësaj zgjidhje ligjore po zgjerojmë edhe kompetencat e policisë. Një mekanizëm përmes të cilit do të mundësojmë kontroll më të madh të përdorimit të eksplozivëve, si dhe zbatim më të shpejtë dhe më efikas të këtij ligji. Kjo është vetëm një nga zgjidhjet ligjore që do të bëjë përmirësime…
Në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Kllukovec të Velesit, koha thuajse është ndalur. Nën kulmin që sa nuk ishte shembur mbi nxënësit, sorrat kishin ndërtuar foletë. Për disa fëmijëve që takuam aty, ndërtimi i një sallë sportive në oborrin e shkollës apo një oborr ndryshe nga ky që kanë improvizuar për të luajtur futboll do të ishte realizim i një ëndrre që kurrë nuk u bë realitet. “A do të doje një shkollë më të mirë? Po. E këtu çfarë u mungon, nuk i keni kushtet e mira? Mungon një stadium, shkolla nuk është e rregulluar. Cila klasë je?…
Maqedonia e Veriut ka shënuar sot pesëvjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, një moment historik që e ka bërë vendin pjesë të aleancës euroatlantike dhe ka garantuar sigurinë e tij. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Anëtarësimi në NATO ka qenë një ndër objektivat tona strategjike më të rëndësishme. Ai jo vetëm që garanton sigurinë dhe të ardhmen tonë, por na jep mundësinë të kontribuojmë aktivisht në forcimin e stabilitetit rajonal. Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut…
Kryqi i Kuq informoi se deri më sot janë mbledhur 102.410.247,00 denarë. Deri më tani është kryer pagesa e mjeteve për familjet e të gjithë personave të vdekur dhe të lënduar që po mjekohen jashtë vendit nga aksidenti tragjik në Koçan. “Në vijim është mbledhja e të dhënave për të lënduarit e shtruar në spitalet e vendit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. Pas marrjes së listave, menjëherë do të kryhet pagesa e mjeteve. Shpresojmë në fillim të javës së ardhshme. Menjëherë pas kësaj, Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të fillojë me…
Për shkak të mbajtjes së protestës para Kuvendit të RMV-së, Njësia për siguri në qarkullimin rrugor nesër me fillim në orën 11 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.
Koalicioni Vlen beson se kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i mungon kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve. Filipçe mbrëmë, në Mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do t’u bëjë thirrje liderëve të partive më të mëdha politike në takim për të prezantuar planin e tij – që e konsideron si obligim për ta bërë për shtetin, sepse, tha, “është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate mjaftë të shpejta”. “Pas paralajmërimeve të LSDM-së se…
Në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë u organizua iftari tradicional, ku nikoqir ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë darkës. Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke veçuar myslimanët që mbajnë pozita si kryebashkiakë dhe e kishin mbështetur atë gjatë zgjedhjeve presidenciale. Në mesin e të ftuarve ishin kryetari i qytetit Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin 78-vjeçari e ka zgjedhur si ambasador të ri të SHBA-së në Kuvajt, dhe kryetari i Dearborn Heights, Bill Bazzi, që do të shërbejë si ambasador në Tunizi. “Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ku ka thënë se bashkëpunimi midis Türkiyes dhe Rusisë ka rëndësi thelbësore për zgjidhjen e çështjeve rajonale, transmeton Anadolu. Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes, gjatë bisedës telefonike Erdoğan-Putin janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale. Gjatë bisedës, Erdoğan ka theksuar se bashkëpunimi midis Türkiyes dhe Rusisë ka rëndësi thelbësore për zgjidhjen e çështjeve rajonale. Ai ka deklaruar se Türkiye po e ndjek me kujdes procesin për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe është…
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësi tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili së fundmi ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd pas marrjes së funksionit. Pas takimeve me përfaqësuesit e dy palëve, ai paralajmëroi se ka dëgjuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve dhe progresit në dialog.

