Author: Jeta almakos

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, është takuar me Amer Kapetanocić nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë. Ai ka shkruar se kishte kënaqësinë të takohet me Amer Kapetanović, Sekretarin e Përgjithshëm i RCC-së. Siç ka njoftuar Fetai, me Kapetanović, kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, digjitalizimit, Agjendës së Gjelbër dhe qeverisjes së mirë – të gjitha elemente thelbësore për të përshpejtuar integrimin tonë në BE. “RCC mbetet një mekanizëm unik, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë si të barabarta, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke krijuar mundësi konkrete për progres të…

Lexo më Shumë

PAMATURI NË BASHKËVEPRIM Ndarja për arsye dhe qëllime të ndryshme: • Largime si rezultat i anashkalimit nga udhëheqësi. • Disa kishin qëllime karrieriste, të cilat nuk arritën t’i realizonin për shkak të një “lufte” të zhvilluar me bërryla. • Të tjerë nuk u bënë pjesë e ndarjes dhe përvetësimit të hises që kishin si synim. • Një numër i vogël u larguan për arsye idealiste. Arsyet e bashkimit: • Për të plotësuar dhe realizuar synimet e pretenduara. • Mbi të gjitha, për shkak të inatit, mërisë dhe urrejtjes së akumuluar kundër BDI-së. Rindarja e mundshme: • Për të njëjtat qëllime,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, i pyetur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se në fillim ishte optimist se mund të realizohen të njëjta, por se tani i duket e vështirë, transmeton TV21. “Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 mua, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta kanë të drejtë, se ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë. Sidoqoftë VMRO-DPMNE ka 58 deputetë dhe pa ata nuk mund të bëhen ndryshimet”, tha Taravari.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari në një intervistë për “Emisionin 360 shkallë”, doli me një kritikë publike për funksionimin e partive të shqiptarëve në Qeveri. Sipas tij, koalicioni funksionon “ngadalë” dhe duhet të gjejë një model për një sinergji më të mirë. “Unë mendoj se kemi shumë mangësi. Kjo nuk është aq për faj të kryeministrit Mickoski, sa për faj të nesh. Ekziston një mosmarrëveshje që duket nga 100 kilometra larg, se funksionojmë shumë ngadalë. E gjithë kjo është përshtypja e popullit, që është më e keqja për ne, se VLEN ka një…

Lexo më Shumë

Zërave për përçarje brenda koalicionit, përfaqësuesit e VLEN-it i janë përgjigjur sot me një foto të përbashkët. “Puna dhe përkushtimi ndaj VLENIT nuk na lejon që edhe gjatë festave të pushojmë! Gëzuar Bajramin nga VLENI i BASHKUAR ✊️”, ka shkruar mbi foton e publikuar në rrjetet sociale, Hasim Murtezani nga Lëvizja Besa. Gjatë ditës së sotme, disa media kanë spekuluar për mundësinë e largimin të Taravarit nga koalicioni, por një gjë të tillë zyrtarisht akoma askush nuk ka folur.

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup informon opinionin publik se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025. Prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore. Rikujtojmë se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollat do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për bastisjes e policisë në Shkup, ku siç bëhet e ditur është kapur drogë dhe si pasojë tre persona kanë shkuar në paraburgim, transmeton TV21. Bastisjes siç njoftojnë nga MPB-ja janë kryer te tre persona pas sigurimit paraprak të dëshmive. “Më 30.03.2025 nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup, në rajonin e komunës Butel, pas sigurimit paraprak të dëshmive për tregti të palejuar me drogë narkotike marihuanë, janë ndërmarrë aktivitete hetuese dhe janë kryer bastisje te personat: I.J. (26), A.Ј. (21) dhe D.Gj. (21) që të tre nga Shkupi.…

Lexo më Shumë

Objekti i njohur si diskoteka “Puls”, e dedikuar për industrinë e lehtë e jo kabare, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona, para tragjedisë ka qenë vend ku kanë ndodhur përleshje dhe incidente të tjera, disa prej të cilave janë denoncuar në polici. Deri në ditën e tragjedisë, që nga fillimi i vitit të kaluar, dy raste të tilla janë raportuar në polici. “Në periudhën nga data 01.01.2024 deri më 31.12.2024 dhe nga data 01.01.2025 deri më 16.03.2025, në diskotekën “Puls” kanë ndodhur dy shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk është ngritur asnjë kallëzim penal…

Lexo më Shumë

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar lidhur me tragjedinë e rëndë të ndodhur më 16 mars në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 të tjerë u plagosën. Ai ka theksuar dështimet e thella institucionale dhe keqpërdorimet politike që shoqëruan këtë ngjarje të tmerrshme. Megjithatë, Pajaziti ka vënë në pah edhe menaxhimin e shpejtë dhe të vendosur në aspektin shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Arben Taravari, duke e cilësuar këtë si një shembull të reagimit në kohë. Ai ka theksuar se, ndonëse vendi ka mungesë kapacitetesh për trajtimin e djegieve të rënda, autoritetet shëndetësore…

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë sulmuar fizikisht dy vëllezër nga Hasanbegu. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. MPB njofton se me 29 mars 2025, në SPB Shkup, D.H. (22 vjeç) nga Hasanbegi i Shkupit,, ka njoftuar se më 28 mars 2025 rreth orës 17:35, në territorin e Gazibabës, ai dhe vëllai i tij, N.H., janë sulmuar fizikisht nga H.H., E.H., N.H., A.F. dhe J.M., të gjithë nga Shkupi, të cilët kanë përdorur sende të mprehta, metalike dhe druri dhe i kanë shkaktuar një dëmtim në dorë. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Lexo më Shumë

Nëse ka diçka për të më thënë, unë jam gjithmonë i hapur për ta dëgjuar atë. Kështu i përgjigjet kryeministri Hristijan Mickoski kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të mbahet takim liderësh për të diskutuar për situatën në Koçan dhe hetimet që po udhëhiqen. Sipas Mickoskit, kjo është një temë shumë serioze dhe nuk është mirë të diskutohet përmes mediave. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga koalicioni VLEN dje, duke komentuar kërkesën e Filipçes, tha se tani nuk është koha për takim lidersh dhe se do të ishte vetëm humbje kohe. Ata po ashtu kërkuan që LSDM të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.D. i cili gjatë ditës së sotme kishte gjuajtur me armë në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit, transmeton TV21. “Më 30.03.2025 rreth orës 08.00 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair është vërejtur se si nga vetura “Audi A3” në lëvizje, me targa të Shkupit, janë gjuajtur disa plumba në ajër. Nëpunësit policorë e kanë siguruar vendin dhe kanë gjetur pesë gëzhoja nga arma e gazit, kurse pas ndërmarrjes së masave është gjetur A.D. (23) nga Shkupi, personi që e…

Lexo më Shumë