Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare. Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit. Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si…
Author: Jeta almakos
Deputeti i Koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, sot në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ka deklaruar se formula e ndarjes së pozicioneve bëhet në kuadër të një partneriteti dhe koalicioni qeverisës. Shaqiri duke ju përgjigjur akuzave nga Ilire Dauti, tha se marrëveshjet nuk mund të jenë ideale asnjëherë dhe gjithmonë ka hapësirë për komente dhe përmirësime. Sipas tij, as kjo marrëveshje me VMRO-në si VLEN, por as marrëveshje mes Aleancës për Shqiptarët dhe LSDM-së para tre viteve nuk ishte ideale dhe kishte hapësirë për kritikë. “Sigurisht që të kujtohet që unë isha i vetmi në kuadër të kryesisë qendrore kundër marrëveshjes…
Deputetja nga koalicioni VLEN, Imërlije Saliu, që në të njëjtën kohë është edhe udhëheqëse e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, në fjalën e saj në këtë Komision i pyeti deputetët e LSDM-së se përse këtë Ligj nuk e miratuan sa ishin në pushtet. “Ju ishit shtatë vite në pushtet me BDI-në përse nuk e miratuat këtë Ligj atëkohë, edhe ashti BDI disa herë e ka votuar këtë Ligj. Prandaj, tani është absurde bllokimi i Komisionit për një Ligj që nuk ka bazë ligjore për tu futur në rend dite”, tha deputetja Saliu. Ajo shtoi se nëse e…
Lumi Vardar ka vërshuar sot të dy anët e ujore në Veles, ndërsa pemët përgjatë lumit në parkun e qytetit janë nën ujë. Për rrezikun e tejmbushjes së Vardarit, siç tha drejtori i Qendrës Qendrore të Ujërave, Stojançe Angellov, tashmë është njoftuar Komuna e Velesit dhe është kërkuar që menjëherë të dalë në terren dhe të bëjë shënimin e duhur dhe të dukshëm të rrezikut. Siç shpjegoi Angelov, meqë bëhet fjalë për rrjedhje lumore në një zonë urbane, juridiksioni dhe obligimi në shtratin e lumit dhe rreth tij i takon Komunës së Velesit. Në parkun e qytetit në Veles, në…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër një nëpunësi policor nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër, pasi i është gjetur drogë në vendin e punës, transmeton TV21. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për nëpunësin policor A.M.. “Gjatë periudhës kur nëpunësi policor A.M. është paraparë për punë dhe ka kryer detyra të punës për sigurim të vilës së Bardhë (ish vilës Maqedonia), në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ana e të punësuarve në departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale është kryer kontroll ndaj A.M. dhe në…
Sot, në seancën e Komisionit parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, udhëheqësja e këtij Komisioni, deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ua kujtoj edhe njëherë deputetëve të LSDM-së se kauza e tyre është e rrejshme dhe se këtë Ligj është ta miratojnë ata deri sa kanë qeverisur me BDI-në, parti që e ka votuar këtë propozim Ligj disa herë. “Deputetja Saliu nga pozita e kryetares së Komisionit dëshmoi edhe njëherë pjekuri politike e legjislative me çka refuzoi ta fus në rend dite propozim Ligjin për branitellat. Sipas saj një veprim i tillë flet për shkelje ligjore sepse ky…
Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, më 2 prill, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti në kabinetin e tij një grup fëmijësh, prindërish, mësimdhënësish dhe përfaqësuesish të shoqatave të ndryshme. Gjatë këtij takimi, ai theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të pranueshme për të gjithë individët, pa marrë parasysh dallimet e tyre. Kryetari Gashi u shpreh se takime të tilla inkurajojnë dëgjimin dhe mësimin, duke theksuar se janë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar pranimin dhe respektimin e diversiteteve. Ai shtoi se secili fëmijë pjesëmarrës në këtë ngjarje…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate pyet – se kush ka frikë nga formimi i një komisioni anketues në Kuvend me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe me vëzhgim ndërkombëtar nga OSBE, SHBA dhe Bashkimi Evropian? Ata thonë se tragjedia në Koçan e nxorri në pah të vërtetën për kapjen e plotë të shtetit, dhe se qeveria jo vetëm që nuk parandaloi një katastrofë që për një vit ishte e njohur për institucionet përkatëse, por siç thonë ata, e keqpërdorën sistemin për të mbrojtur përgjegjësit, dhe duke ushtruar presion politik mbi prokurorinë. Ndaj dhe për këto arsye ata…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka ndarë një mesazh sensibilizues me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Ai theksoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe pranimit të personave me autizëm, duke sjellë një histori prekëse nga përvoja e tij si mjek. “Më kujtohet një nënë që më tha: ‘Mendova se nuk mund ta kuptoja plotësisht, por tani e di që momentet e qeta dhe gjestet e tij të vogla janë mënyra e tij për të më thënë se më do’,” ka treguar Taravari. Sipas tij, çdo person ka mënyrën e tij unike të lidhjes me botën, dhe prandaj shoqëria duhet…
Qytetarët kanë mirëpritur vendimin për uljen e vlerës së kartonit jeshil në 50 euro në vit për ata që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se vendimi që hyri në fuqi nga data 1 prill në bazë të marrëveshjes mes dy vendeve, lehtëson lëvizjen. Për një siguracion të mjetit për dy javë vlera është vetëm 15 euro Pika doganore e Qafëthanës është më e madhja që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut ndërsa permes saj cdo kalojnë kufirin rreth 3 mijë udhëtarë. Gjatë sezonit veror lëvizjet ndërkufitare trefishohen.
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka komentuar qasjen kritikuese që Arben Taravari ka deklaruar ndaj koalicionit VLEN. Sipas tij VLEN janë faktor kyç në qeveri dhe se problemet e mundshme brenda koalicionit duhet të diskutohen brenda VLEN-it dhe jo me deklarata publike. Reagimi i plotë: Përsëri tentohet të hidhet pluhur syve! Të qëndrojmë tek e vërteta. E para, VLEN është faktor kyç në Qeveri – VLEN është pjesë thelbësore e Qeverisë dhe përfaqësuesit tanë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Nuk ka vend për narrativa që përpiqen të zvogëlojnë rolin e VLEN-it. Këto përpjekje do…
Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin PodGo në Telegraf, ka folur rreth iftarit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Taravari tha se ishte një iftar i organizuar nga kryeministrinë Kurti, i cili është mik i tyre pas një kohe të gjatë. “Gjatë Ramazanit ka pasur shumë iftare të tilla ashtu siç e donë tradita. Gjatë iftarit ishte një atmosferë e këndshme dhe kemi biseduar rreth çështjeve aktuale politike. Kështu që ishte një takim i zakonshëm me kryeministrin e Kosovës”, tha Taravari. Sa i përket zërave që i është propozuar atij pozita e kryetarit…

