Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi sot se janë duke u zhvilluar procedura për 1200 vende pune në sektorin e shëndetësisë, si dhe për prokurimin e insulinës. Siç thotë ai, procedura për 1200 punonjës të shëndetësisë është në vazhdim e sipër, ndërsa disa spitale tashmë kanë publikuar shpallje. “Procedura për blerjen e insulinës është duke u zhvilluar. Nuk është se ka mungesë kudo, thjesht ka mungesë në vende të caktuara. Por në përgjithësi insulina ka në të gjithë territorin. Shpresoj që shumë shpejt të themi se kush është furnizuesi dhe të përfundojë prokurimi. Megjithatë, nuk është se nuk ka furnizim…
Author: Jeta almakos
Seanca për pyetje nga deputetët e opozitës dhe përgjigje nga pushteti në Kuvend, u shëndërrua në një fush beteje se kush fajësonte dhe akuzonte më shumë dhe të tjerët që shfajësonin veten. Kryefjala e gjithë seancës ishte tragjedia në Koçan, veprimet që ishin bërë dhe që nuk ishin bërë dhe përgjegjësia nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Në seancë u konfrontuan deputeti i Frontit Evropian dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Bexheti pyeti kryeministrin se me çfarë kompetenca ka thënë se do ju kap për veshi dhe do të ju nxjerrë para drejtësisë. Blerim Bexheti, deputet i Frontit Evropian “Unë nuk e…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka numëruar rastet kur shqiptarët janë dëmtuar, si rasti Sopoti, Alfa, vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra, dhe përsëri BDI ka qëndruar në pushtet. Mexhiti ka thënë se koha e BDI-së, ka kaluar dhe se ata do të mbesin në opozitë. Ja dhe postimi i tij i plotë: Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë! Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet; Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet; U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet; Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet; U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë seancës për pyetje të deputetëve, iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai tha se që në fillim të mandatit të tij si ministër ka kërkuar që Revizioni Shtetëror të vijë dhe të kryejë kontroll të plotë në funksionimin e institucionit, me qëllim që të konstatohet se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Përveç kësaj, ai ka inicuar edhe një kontroll të brendshëm për mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë. Sa i përket çështjes së marrjes së licencës, ministri Durmishi tha se e ka shpjeguar në detaje…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi për tarifat e Trumpit në një videoadresim në disa gjuhë: në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Tarifat e SHBA-së janë një “goditje e rëndë” për ekonominë globale dhe Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa nëse negociatat dështojnë, tha Von der Leyen. “Ne po finalizojmë tashmë paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave” tha ajo në një deklaratë përpara Samitit të Partneritetit BE-Azinë Qendrore. “Ne po përgatisim gjithashtu kundërmasa të reja për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona nëse negociatat dështojnë”, përfundoi ajo. Von der Leyen thotë se pasojat e tarifave…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup, ku u prit me nderime të larta nga autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri i parë, Izeti Mexhiti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, pritën Presidentin Begaj në një takim të ngrohtë dhe miqësor. Vizita e Presidentit Begaj u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe vëllazërore mes dy vendeve. Në qendër të diskutimeve ishin partneriteti strategjik, vizioni i përbashkët për të ardhmen e rajonit dhe nevoja…
Për tragjeditë në Spitalin Modular në Tetovë dhe aksidentin e autobusit në Llaskarcë dhe “Besa Trans” në Bullgari, MPB nuk ka bërë asnjë kallëzim penal, ndërsa për zjarrin në Koçan KA kallëzime penale kundër 34 personave, prej të cilëve 31 janë në paraburgim, anëtarë të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së në këtë procedurë dhe nuk janë pjesëtarë të partisë, apo jo partiake. Për këta persona janë siguruar dëshmi për të krijuar dyshime, tha sot ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski në seancën për pyetje deputetësh. Toshkovski, i cili po përgjigjej në pyetjet lidhur me zjarrin në Koçan, tha se hetimet janë në vazhdim e…
Në lokalet në Kërçovë tashmë kafja nuk sherbehet me uniformat e zakonshme të lokaleve, por me bluza me mbishkrimin “Drejtësi” të cilët janë bërë simbol I mbështetjes për Kreshnikun. Nga fotografitë që siguroi Klan Macedoni, shihet që bluzat janë të dizajnuara me ngjyrë të zezë dhe me fotografinë e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe me mbishkrimin “DREJTËSI, e vetmja rrugë drejtë qetësisë.
Donald Trump mbërriti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma. “Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe”, shtoi Presidenti amerikan. Sipas Trumpit tatimpaguesit tanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më…
Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka komentuar takimin që do të ndodh nesër në mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të LSDM-së, Venko Filipçe. Ai shkruan se “në këtë vend, shqiptarët paskan të drejtë të votojnë, por jo të vendosin! Jo për çështje kyçe, jo për vendime madhore, jo për atë që u takon me të drejtë dhe JO për ardhmërin!” “Sot, nuk kemi një qeveri multietnike – kemi një qeveri ku shqiptarët janë dekor, një fasadë që mbulon një realitet të hidhur: një pushtet që luhet në tryeza pas mesnate, larg syve të atyre që duhet të jenë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka mbledhur sot kryesinë qendrore të partisë për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit politike dhe situatës brenda koalicionit VLEN, raporton Zyrtare. Takimi vjen në një moment kyç për ASH-në e cila duhet të përcaktoj hapat e ardhshëm sa i përket pozicionimit të saj për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se për momentin ata nuk do ta braktisin Qeverinë. Ai tha se grupet punuese mes deputetëve janë në negociata dhe shpreson se do të gjejnë gjuhë të përbashkët. “Nëse nuk gjejnë atëherë shohim si e bëjmë”, tha Taravari. Ministri Taravari tha se sonte deputetët duhet t’i raportojnë për bisedimet që janë bërë. “Do mundohemi t’i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet e vogla, nuk janë diçka shumë të mëdha”, tha mes tjerash Taravari. /SHENJA/

