Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ka kryesuar me Komitetin për menaxhim me Sistemin nacional njësportel. Ky komitet në mbledhjen e sotme miratoi propozim-ligjin për mjedis njësportel, një ligj i ri që do të ofrojë një sërë shërbimesh me një ndalesë të ofruara nga 15 institucione në fushën e importit, eksportit dhe transitit të mallrave. “Qëllimi i kësaj rregullative është të lehtësojë tregtinë duke përmirësuar proceset e aplikimit dhe dhënies së lejeve, përpunimit të tyre, si dhe procesit të doganimit të mallrave gjatë importit, eksportit dhe transitit nëpër shtet”, informojnë nga Ministria e Transportit. Ligji gjithashtu realizon interoperabilitet,…
Author: Jeta almakos
Sot në Sarajevë, pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat dhe perspektivat më të gjera rajonale. Zoti Izetbegoviç më njoftoi për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe, si dhe rreziqet që sjellin këto veprime për stabilitetin e të gjithë rajonit. Një fokus i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me zotin Izetbegoviç, theksuam rëndësinë e vazhdimit të reformave evropiane dhe forcimit…
Nga Kabineti i kryetarit të Kuvenditm, Afrim Gashi sot pasdite për MIA-n informuan se nga ana e 16 deputetëve nga “Fronti evropian” është parashtruar nismë për formim të Komisionit anketues për hulumtim të qasjes selektive dhe të njëanshme të sistemit të jurisprudencës në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Nga atje sqarojnë se propozim për themelim të Komisionti anketues mund të parashtrojnë së paku 20 deputetë. “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të fillojë procedurë sepse sipas nenit 76 paragrafi 3 nga Kushtetuta është konstatuar se propozim për themelim të komisionti anketues mund të parashtrojnë së paku 20…
Ambasada amerikane në Shkup apelon që mbajtësit e vizave t’i ndjekin ligjet dhe rregullat amerikane. “Skriningu i vizave për SHBA-në nuk ndalet pas dhënies së vizave. Ne vazhdimisht i kontrollojmë mbajtësit e vizave për të konfirmuar nëse i ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat amerikane dhe nëse nuk i zbatojnë do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i deportojmë”, qëndron në postimin e Ambasadës në Fejsbuk. Javën e kaluar, ambasada bëri një apel për qytetarët që kanë vizë amerikane, për ta përdorur atë siç duhet. Ata deklaruan se nëse dikush qëndron më gjatë se sa është përshkruar në vetë vizën, individët…
Gjykata Penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim Angel Samarkovit, polic dhe anëtar i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili dyshohet se ka bërë veprën penale “zbulim të sekretit zyrtar”. Paraprakishct, ministria e Punëve të Brendshme parashtroi kallëzim penal kundër personit në fjalë, pas aksionit të kryer të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale të MPB-së në koordinim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të së cilit janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles. MPB “Gjatë zbatimit të aksionit policor…
Para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkaktoi ankth tek të gjitha partitë politike, pasi filluan zërat në opinion se me kë do shkojë në koalicion dhe çfarë vendimesh do të ndërmarrë për të garuar në ato zgjedhje. Derisa të gjithë prisnin qëndrimin e tij, Taravari në atë kohë shkroi një status në Facebook, me ç’ka bëri të ditur se kishte vendosur të braktiste BDI-në dhe do t’iu bashkohet Lëzivjes Besa, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës, ku krijuan koalicionin VLEN. E njëjta situatë si duket do të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale, ku protagonisti…
“BDI është shndërruar në parti, ideologjia e vetme e së cilës është mbrojtja e ish-zyrtarëve të saj. Për këtë qëllim, ata janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe të përpiqen të shkaktojnë krizë politike. Të jemi të qartë, VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse, pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedinë e Koçanit. Por këtë e vendosin autoritetet gjyqësore, jo aktorët politikë. Megjithatë, kur BDI flet për sistem, duhet të përgjigjet se për çfarë saktësisht mendon”, thonë nga koalicioni VLEN. Ata akuzojnë BDI-në për 22 vite…
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik. Sipas Mexhitit, këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e transportit publik. “Qeveria miratoi sot furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 do t’i dorëzohen NP Shkup, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen në komuna, bazuar në nevojat dhe kriteret ekonomike. Këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së transportit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet, por edhe në…
Në seancën e sotme të qeverisë është pranuar dorëheqja e kryetarit të Komunës së Koçanit, Lupço Papazov. Papazov pasi nuk u shfaq fare në publik pas zjarrit në diskotekën Pulse ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 150, dha dorëheqjen e parevokueshme. Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, pas së cilës Këshilli i Komunës do të duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit.
MPB njofton se sot (01.04.2025) janë zhvilluar negociatat për përmbylljen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë për komunikacionin rrugor ndërkombëtar. Nga MPB thonë se Sekretari shtetëror Sasho Petrushevski e udhëhoqi delegacionin e RMV-së, në të cilin ishin përfaqësues nga MPB-ja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Drejtoria doganore. Në fjalën e tij, Sekretari i Shtetit fillimisht shfrytëzoi rastin të falënderojë Republikën e Serbisë për marrjen e përgjegjësisë dhe trajtimin e qytetarëve tanë të lënduar në zjarrin…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,84% në raport me vendimin e datës 24.03.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, rriten për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skeder Rexhepi – Zejdi ka komentuar lëvizjet e fundit politike në koalicionin VLEN, që sipas tij faktojnë disa situata të cilat duken tashmë. Reagimi i plotë i Zejd – Rexhepit: “𝐅𝐒𝐇𝐀𝐓𝐈 𝐃𝐈𝐆𝐉𝐄𝐓, 𝐆𝐉𝐘𝐒𝐇𝐉𝐀 𝐊𝐑𝐈𝐇𝐄𝐓” Sot, të gjithë përveç VLEN-it e shohin qartë se: • Vendi ndodhet buzë greminës, si pasojë e paaftësisë dhe dështimit të vetë qeverisë; • Mosfunksionimi i institucioneve qeveritare çoi në tragjedinë e Koçanit; • Prokuroria është e kapur nga qeveria monoetnike, duke e kthyer drejtësinë në një mjet të kontrolluar politikisht; dhe duke prodhuar drejtësi selektive në baza etnike; • Të drejtat…

