Author: Jeta almakos

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të bindet që të tërheq trupat amerikane nga Siria, duke shtuar se kjo do të ishte një kosto më efektive për Washingtonin, raporton Anadolu. Gjatë një sofre iftari me gazetarët, Fidan tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Trump zhvilluan një telefonatë “shumë pozitive”, duke theksuar se presidenti Erdoğan është një nga liderët për të cilin Trump ka respekt, gjë që u demonstrua qartë gjatë bisedës. “Türkiye është e kujdesshme në lidhje me marrëveshjen e administratës siriane me SDF-në. Do ta monitorojë nga…

Lexo më Shumë

Dy spitale publike në Madrid, Spanjë do të marrin për trajtim shtatë persona të plagosur në një zjarr në një klub nate në qytetin Kocani, Maqedoni, të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti, raportuan gazetat e përditshme spanjolle ABC Madrid dhe 20minutos, duke cituar informacione të konfirmuara nga zëdhënësi i qeverisë spanjolle Miguel Angel García Martín. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi informacionin për MIA-n. Siç raporton ABC Madrid, janë spitalet në La Paz dhe Getafe që do të hapin dyert për këta shtatë pacientë që u plagosën rëndë nga zjarri që shpërtheu në Maqedoni javën e kaluar, me kërkesë të autoriteteve…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri më tani janë siguruar gjithsej 42.7 milionë denarë, ndihmë humanitare për viktimat e zjarrit në Koçan dhe familjet e tyre dhe se po vazhdojnë me të gjitha mekanizmat për grumbullimin e ndihmave humanitare. “Deri më tani janë siguruar gjithsej: 42.739.931,00 denarë. Mjetet janë të dedikuara ekskluzivisht për përkrahjen e viktimave nga zjarri në Koçan. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në ofrimin e ndihmës për familjet e prekura”, theksojnë nga Kryqi i Kuq. Ndihma mund të jepet përmes: –…

Lexo më Shumë

Spitali i Kumanovës prej sot ka drejtor të ri. Bëhet fjalë për Sasho Stoshevski, transmeton SHENJA. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoidrejtorin praprak, Stefan Trajanovski pas vdekjes së Vedat Ademit, për të cilin dyshohet se ka pasur lëshime nga mjekët. I pyetur për atë se çfarë shkeljesh ka konstatuar inspektorati, Taravari tha se nuk dëshiron të shpalosë detaje.

Lexo më Shumë

Një shkëmbim zjarri në Shkup, në fshatin Moranë, ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para, një person është plagosur dhe ndodhet në spital. I lënduari është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku aktualisht po i nënshtrohet analizave. “Ai është sjellë para pesë minutash, me plagë nga arma e zjarrit, po bëhen ekzaminime”, thotë për “Skopje1”, drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov, i cili për momentin nuk ka detaje nëse personi është në rrezik për jetën, duke qenë se janë duke u bërë ekzaminime. Para apo pas të shtënave, jozyrtarisht, ka pasur një ndjekje nëpër Shkup, ku…

Lexo më Shumë

21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku humbën jetën 59 persona, ka shpëtuar 21 jetë. Fale nderim për këtë vepër heroike ka dërguar një nënë, fëmija e të cilës është një nga të shpëtuarit. JADRANKA BRESILIEVA, NËNA E NJË TË LËNDUARI   “Me mirënjohje të madhe dhe respekt të thellë emocional, do të doja të shkruaj për veprën heroike të Jovan Kostadinovit nga Vinica, i cili jo vetëm që shpëtoi jetët e 21 fëmijëve në ngjarjen tragjike në klubin e natës në Koçani, por gjithashtu shpëtoi edhe djalin…

Lexo më Shumë

Tre persona të tjerë të lënduar rëndë nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë dërguar në Istanbul me avion ambulancë të Ministrisë turke së Shëndetësisë. Avioni ambulancë që do të transportonte tre persona të tjerë të lënduar nga zjarri mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të realizuar transferimin, ndërkohë që i pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Fatih Ulusoy. Pas transferimit, avioni ambulancë u nis për në Istanbul. Pacientët do të trajtohen në Spitalin “Çam ve Sakura” në Istanbul. Nëntë pacientë që u lënduan…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 7 personave, zyrtarë nga SPB Shtip dhe Koçani, të dyshuar për veprën penale të Krimeve të Rënda kundër Sigurisë Publike, të cilat janë kryer pasditen e sotme në gjykatë, kanë nxjerrë vendimin: Propozimi i Prokurorisë Publike pranohet dhe të 7 të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni. 165 st.1 pt. 1, 2 dhe pika 3 për disa të dyshuar, d.m.th. rrezik ikje, rrethana…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, po merr vlerësime të larta për menaxhimin e jashtëzakonshëm të situatës pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Shpejtësia, saktësia dhe transparenca në veprimet e tij kanë bërë që shumë individë dhe organizata të vlerësojnë me entuziazëm punën e ministrit Taravari, per dallim nga shumë ministra tjerë të involvuar në rastin e menaxhimit të situatës. Një prej vlerësimeve më të rëndësishme ka ardhur nga German Filkov nga Qendra për komunikim qytetar. Ai ka lavdëruar ministrin për mënyrën profesionale dhe të kujdesshme të menaxhimit të krizës, duke e vlerësuar si një udhëheqës…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Razmena Çekiç Duroviq, ish sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, e ka nënshkruar licencën e falsifikuar, me të cilën ka punuar diskoteka “Puls”. “Po, Ministria e Ekonomisë e ka lëshuar, dhe është e nënshkruar nga ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviq. Me gjithë rrezikun që e gjithë kjo mund të shkaktojë mangësi procedurale, por në interes të opinionit jam këtu që ta bëj të ditur dhe t’i jap detajet”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Qeveria ka urdhëruar institucionet shtetërore dhe ka rekomanduar që pushteti lokal dhe kompanitë private nga Koçani t’i lirojnë punëtorët e tyre nesër nga detyrimet e punës. Ky është një nga konkluzionet e arritura në seancën e Qeverisë, siç bëri të ditur sonte zëdhënësja Marija Miteva. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva ka njoftuar sonte në mbrëmje për konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë që u mbajt pasditen e sotme. Ajo tha se janë arritur katër konkluzione lidhur me vendimin për caktimin e ditëve të zisë dhe varrimit të viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, i cili do të…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se sot ka nënshkruar në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. “Sot nënshkrova në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. Është një dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në këtë moment zie, fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur gjithë trishtimin. Por, gjithashtu ky është një moment reflektimi”, ka shkruar zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai mes tjerash ka shtuar se premton nga pozicioni që ka që për këtë tragjedi…

Lexo më Shumë