Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ka deklaruar se deri më tani janë mbi 23 persona të dyshuar lidhur me fatkeqësinë e zjarrit në diskotën “Pulse” në Koçan dhe se 11 nga të dyshuarit janë në paraburgim. Ai theksoi se sot janë ndaluar edhe 5 persona, ku në mesin e tyre është edhe një ish ministër, të cilët po përgjigjen para organeve kompente. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë ndaluar 5 persona dhe janë duke u intervistuar. Mes tyre është edhe një ish-ministër. Janë kryer kontrolle tek dy zyrtarë të Ministrisë…
Author: Jeta almakos
Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, sot para mediave ka kërkuar hetim të plotë, transparent dhe objektiv për shkaqet e fatkeqësisë në Koçan, që në këtë mënyrë të rikthehet, siç tha, “besimi i rrënuar i qytetarëve në institucionet e shtetit”. “Ne jemi një shoqëri e plagosur sot. Besimi te institucionet është gërryer dhe nëse duam ta rikthejmë, duhet të ketë një hetim të plotë dhe objektiv, nuk duhet të kursehet askush, as zyrtarët aktualë, as ish-zyrtarët, as nëpunësit civilë. Nuk është çështje politike, por çështje e së vërtetës dhe e drejtësisë. Tragjedia është shumë e madhe për të lejuar një…
OKH Merhamet shpreh ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë u plagosën. Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Solidarizohemi me të gjithë ata që po përballin këto çaste të vështira dhe qëndrojmë pranë komunitetit të prekur nga kjo fatkeqësi e madhe. Anëtarët e OKH Merhamet urojnë që të lënduarit të shërohen shpejt dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të paparë.
Avioni-ambulancë i dërguar nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të transportuar në Stamboll tre persona të plagosur në zjarrin tragjik. Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, në një deklaratë për agjencinë AA, kujtoi se në zjarrin e ndodhur në Koçan humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Ulusoy theksoi se autoritetet e Maqedonisë së Veriut i kërkuan Turqisë që disa prej të plagosurve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore të dërgohen për trajtim në Turqi. Ai shtoi se falë udhëzimeve të Presidentit Rexhep Tajjip Erdoğan, çështja u…
“Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo jetë të humbur dhe të shkatërruar. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai. “Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs nuk janë thjesht aksidente, ato janë sinonim i korrupsionit që vret në vendin tonë. Tragjeditë që po godasin shoqërinë tonë njëra pas tjetrës kanë një emërues të përbashkët: korrupsionin. Bilanci është i tmerrshëm – 135 jetë të pafajshme të humbura në rrethana mizore. Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se ende është e shokuar nga tragjedia në Koçan, nga zjarri që shpërtheu në diskotekë, përcjell TV21. “Të gjithë jemi në shok! Edhe unë jam e shokuar! Si nënë, si njeri, si presidente. Ende nuk mundem të besoj që tragjedia e tmerrshme në Koçan është realitet. Nuk di me cilat fjalë t’u shpreh ngushëllime prindërve dhe më të afërmve të viktimave. Dhimbja juaj është edhe e imja”, tha Siljanovska. Presidentja tha se këtë herë, përgjegjësit nuk guxojnë t’i ikin përgjegjësisë. “Të bashkohemi në dhimbje, të vetëdijshëm se vdekja dhe sëmundja njëjtë na prekin të gjithëve,…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Razmena Çekiç Duroviq, ish sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, e ka nënshkruar licencën e falsifikuar, me të cilën ka punuar diskoteka “Puls”. “Po, Ministria e Ekonomisë e ka lëshuar, dhe është e nënshkruar nga ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviq. Me gjithë rrezikun që e gjithë kjo mund të shkaktojë mangësi procedurale, por në interes të opinionit jam këtu që ta bëj të ditur dhe t’i jap detajet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në këto momente ka të dyshuar më shumë se 20 persona rreth 15 prej tyre, janë në stacion policor, 9 nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje kanë vdekur. “Një pjesë janë në spital, 4 persona janë të siguruar në spital, dy anëtarë të grupit, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i subjektit juridik. Një pjesë të arrestuarve që janë në stacion policor janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje”, tha Toshkovski, raporton SHENJA. Toshkovski tha se po ashtu janë arrestuar një ish Sekretar…
Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shkruan TV21. “Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.
Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit. Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë. Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.…
Diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 51 persona, tash e një vit nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Licenca e fundit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1 vjeçar. Diskoteka ka qenë në pronë private, pronarët e së njëjtës janë ndërruar disa herë. Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, teksa një zjarr i tmerrshëm në Koçan, vrau dhe plagosi një numër të madh të rinjsh. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë…

