Author: Jeta almakos

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti premtoi hetim të plotë dhe transparent që siç tha, përgjegjësit të mbajnë llogari. Mexhiti u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve, u uroi shërim të shpejtë. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Lutjet…

Lexo më Shumë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 51 të rinj dhe ngelen të lënduar dhjetra persona, transmeton TV21. “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, President Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar Zelensky.

Lexo më Shumë

Mediat kanë filluar edhe të publikojnë video nga moment i shpërthimit të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçani, ku mysafirët filluan ta kuptojnë se ka shpërthyer zjarri. Në videon në sekondën e 11 të cilën e ka publikuar 360 shkallë, shihet duke thënë se “po digjet lartë, po digjet lartë”. Sipas informacioneve paraprake që Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë të ditura për MIA-n, në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan kanë humbur jetën të paktën 50 persona, kryesisht të rinj. Janë lënduar rreth 100 persona, prej të cilëve disa dhjetëra me djegie më të rënda janë dërguar…

Lexo më Shumë

I themeluar në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2006 nën udhëheqjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe me mbështetjen e filantropëve, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë në rajon, duke ofruar arsim cilësor për 18 vjet, raporton Anadolu. Falë stafit akademik ndërkombëtar, kampusit modern dhe qindra bashkëpunimeve me universitete dhe institucione të shquar botërore, universiteti u ofron studentëve të tij një edukim me vlefshmëri ndërkombëtare. IBU, ofron shërbime në 8 fakultete dhe 1 shkollë profesionale, përfshirë në 26 programe universitare, 20 pasuniversitare dhe 7 programe doktorate. Universiteti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Vrapçishtit, njëherit edhe nënkryetar i ASh-së së Ziadin Selës, Isen Shabani është parë duke pirë kafe me Arben Taravarin e VLEN-nit, që po ashtu pretendon vulat e ASh-së. Siç mësoi TV21 dhe siç iu dëshmua me foto, takimi është bërë këtë mbrëmje në Gostivar, pas një iftari të shtruar nga një shoqatë e gostivarasve që jetojnë në Turqi. Gjatë ditës TV21 raportoi dhe e konfirmoi nga vetë Shabani se ai në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojë si i pavarur për Vrapçishtin. Po i pyetur se a nënkupton kjo se po ia kthen shpinën Ziadin Selës, ai…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka përgënjeshtruar pretendimet e opozitës lidhur me refuzimin e vizës amerikane për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani. Në një deklaratë për televizionin nacional Sitel, Mucunski theksoi se opozita shpërndan dezinformata dhe spekulime, për të cilat më pas detyrohet të kërkojë falje. “Më duhet sërish të konstatoj se në mungesë të kreativitetit dhe qasjes për të ndërtuar një shtet të mirë, opozita vjen në një situatë që të kërkojë falje për deklaratat e tyre, për situatat të cilat i krijojnë sepse shpërndajnë dezinformata, spekulime dhe gjysmë të vërteta. Z. Limani e…

Lexo më Shumë

Një djalë 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri në pjesën e njërit krah, në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. Siç njoftoi sot MPB-ja, ngjarja u denoncua dje në ora 15:39 në SPB Shkup, ka ndodhur në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, kur një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 16-vjeçari nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. “Me këtë rast i mituri ka pësuar plagë me armë zjarri në krah dhe është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’, ku i është ofruar ndihmë”, njofoti MPB.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti sot deklaroi se pa dallim se ingerencat e kujt janë, do të ndihmojnë për deponinë që po digjet në Likovë rreth 10 ditë. Ai tha se do t’u ndihmojnë edhe komunave edhe qytetarëve. “Në periudhën e ardhshme është çështje ditësh se kur do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës fillimisht në Sveti Nikollë, po punohet intensivisht edhe për Manastirin, po punohet edhe në deponitë tjera rajonale. Nuk do të ndalemi këtu. Po punohet edhe për fazën e dytë – riciklimin, që është më me rëndësi për…

Lexo më Shumë

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Në këtë moment kemi aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarëve për projekte në arsim, më shumë se 30 investime kapitale, shtatë objekte tërësisht të reja shkollore, rreth njëzet po rinovohen, salla sportive në Strugë dhe në Manastir, filluam me sallat sportive në Kisella Vodë dhe Aerodrom, në plan është vazhdimi i projektit për rikonstruimin e universiteteve, fillojmë me kampusin “Nënë Tereza”, deklaroi pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën Studeniçan. “Ashtu që, arsimi është një fokus i rëndësishëm i kësaj qeverie dhe ne…

Lexo më Shumë

Dëshira për ta përjetësuar kujtimin, është më e fortë se dridhja e duarve. Andaj, që nga fillimi deri në fund ky mysafir e xhiroi krejt ceremoninë e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Dibres së Maqedonisë së Veriut për Arbër Hajdarin. Veprimtarinë humanitare të Hajdarit me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” krejt folësit që i’u drejtuan pjesmarrësve e ngriten në piedestal. Derisa për nderimin që i’u bë në Dibër, mysafirët e ardhur nga Tirana e vlersuan shumë. Madje për Arbërin thanë që është shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjtë anë e mbanë Shqiptarisë. E për fund, ishte vetë…

Lexo më Shumë

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., deklaron se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky. Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio”, i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të…

Lexo më Shumë

Gjyqësori me vite shkakton pakënaqësi te qytetarët, ka procedura shumë të ngadalta, dhe ka dyshime për ndikim të madh politik. Në vend që të zbatohen reformat reale që janë tashmë në tavolinë për herë të parë pas kaq shumë vitesh, do të ketë protesta, që është absurde dhe një politikë e paprecedentë, ka deklaruar sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pas paralamërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski i cila tha se, nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk dorëhiqen, do të ketë protesta masive të organizuar nga qytetarët. Filipçe shtoi se, nëse ka presione të tilla në të gjithë sistemin gjyqësor, besimi…

Lexo më Shumë