Si mbajtës i patentës së parë ndërkombëtare për ilaçin Omeprazol në formë të lëngshme i “Alkaloid” ishte sponsor i Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Qasjet Moderne ndaj Trajtimit të GERD tek Pacientët Pediatrikë, të organizuar në Zagreb. Më shumë se 200 profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të “Alkaloid” morën pjesë në këtë ngjarje globale nën patronazhin e kompanisë. Eventi u përqendrua në Omeprazolin e parë të lëngshëm të patentuar, një inovacion që sjell përmirësime të konsiderueshme në trajtimin pediatrik të kësaj sëmundjeje. “Ky produkt nxjerr në pah angazhimin e Alkaloid ndaj arritjeve më të larta në fushën farmaceutike dhe vendos standarde të reja në prodhimin e barnave gjenerike, me fokus në inovacion dhe diferencim në treg’, deklaroi Zivko Mukaetov, drejtor i Përgjithshëm dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Alkaloid. Tretësira e omeprazolit është e disponueshme në tregjet e Maqedonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës, Rumanisë dhe Kroacisë. Aktualisht, produkti është në proces të marrjes së autorizimit të tregtimit në disa vende të tjera.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Spiropali ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën dhe shënjestron Ballukun: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
- Humb jetën 46-vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës
- Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente
- Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it
- Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë
- VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit
- Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
- Nëna e kërkoi gjithë natën 12-vjeçaren: Një i mitur e mbylli në makinë



