Author: Jeta almakos

Për të tretën ditë me radhë, qarkullimi i mallrave në pikat kufitare drejt zonës Shengen është i bllokuar për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët që nga e hëna i kanë parkuar kamionët në kufij. Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kërkojnë nga Bashkimi Evropian ndryshimin e rregullit për evidencën elektronike të qëndrimit, përkatësisht kufizimin prej 90 ditësh qëndrimi brenda një periudhe prej 180 ditësh. Vlerësimet fillestare të odave ekonomike janë se dëmet nga bllokadat për rajonin arrijnë në rreth 100 milionë euro në ditë. Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se…

Lexo më Shumë

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim Ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu. Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe konstruktive, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve në rajon. Pas takimit, pata nderin ta shtroj një drekë për Ministren Koçiu, duke vazhduar bisedën në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë. Takime të tilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve tona” ka shkruar Ali Ahmeti

Lexo më Shumë

Sot, në ora 06:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Sektori për tregti të palejuar me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga fshati Bërvenicë. Janë kryer bastisje në fshatin Brvenicë, në shtëpi, objekte ndihmëse dhe automjete të udhëtarëve, në bazë të një urdhri paraprak gjyqësor. Gjatë bastisjeve, te I.J. janë gjetur pesë paketime me substancë pluhur i bardhë, 52 fishekë për pushkë automatike të kalibrit 7.62, dy fishekë për pistoletë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë nga pushkë automatike. Te S.Z. (36) janë gjetur…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët shpreh kundërshtimin e saj të qartë ndaj gjobave të parapara në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, të cilat janë disproporcionale, jashtë realitetit ekonomik dhe në shpërputhje të plotë me standardin e ulët jetësor të qytetarëve. Ne nuk jemi kundër rendit, ligjit dhe sigurisë në trafik. Por ligjet nuk mund të shndërrohen në mekanizma ndëshkues financiarë që zhvaten qytetarët, pa u krijuar më parë kushtet minimale infrastrukturore, institucionale dhe sociale. Qytetarët nuk janë pyetur. Nuk ka pasur debat publik. Nuk është marrë mendim nga ekspertët e trafikut, juristët, universitetet apo shoqëria civile. Një ligj që prek drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

“Në RMV ende nuk dihet saktë numri i funksionarëve dhe zyrtarëve të cilët kanë kompani në emër të personave të dytë dhe të tretë të cilat i shfrytëzojnë më pastaj për pjesmarrje në tender”. Kështu tha kryetari i Qendrës për Kominikime Qytetare, German Filkov tha në panel diskutimin “Ulja e korrupsionit përmes shfrytëzimit të regjistrit të të dhënave për pronarët e vërtetë. GERMAN FILLKOV – KRYETAR I CIVICA “Nëse ende nuk e dijmë se sa funksionarë kemi si do të mund ti kontrollojmë në çfarëdo aspekti. Kontrolli i plotë sistematik në vendin tonë nuk ekziston, prandaj është shumë me rëndësi…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Eurointegrimeve nga radhët e LSDM-së Bojan Mariçiq, bëhet kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Me 83 vota për, Kuvendi i zgjodhi anëtarët e përbërjes së re të KSHZ-së. Nënkryetar u rizgjodh Abdush Demiri, që njëkohësisht është edhe përfaqësues i koalicionit VLEN. Kurse për anëtarë, u zgjodh kryetari i deritanishëm, Boris Kondarko, që është përfaqësues i LSDM-së. Kurse VMRO sërish do të ketë tre anëtarë edhe atë, ish kryetarin e KSHZ-së Aleksandar Dashtevskin si dhe Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova. Ndërsa, Ditmire Shehu do të vazhdoj ta përfaqësoj BDI-në në KSHZ. Kryetari i ri i KSHZ-së, përveç ministër i Eurointegrimeve,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, sot në ambientet e MPB-së zhvilloi një takim bilateral me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe për hapa konkretë në menaxhimin e kufijve. “Sot në MPB pata një takim bilateral me ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, ku biseduam për hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit mes dy ministrive”, ka deklaruar Toshkovski. Ai theksoi se fokusi i përbashkët është përshpejtimi i kalimit kufitar, koordinimi më i mirë institucional dhe lufta e përbashkët kundër…

Lexo më Shumë

Ndonëse janë dorëzuar ankesa dhe parashtresa për veprimet e gjyqtarit Gjoko Ristov në Këshillin Gjyqësor, por gjyqtari, i cili përfundoi në arrest shtëpiak pasi në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë u gjetën 350 mijë euro të mbyllura në mur, ai kurrë nuk ka arritur të përballet me shkarkim në organin më të lartë gjyqësor, transmeton Portalb.mk. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, konfirmoi se Këshilli ka shqyrtuar parashtresa për Ristov, por nuk ka të dhëna të sakta se sa ankesa dhe parashtresa janë bërë për të. Sipas asaj që mban mend ai, Ristov nuk ka qenë i paraqirut…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan disa vendime të rëndësishme, të cilat sipas Qeverisë përbëjnë një konfirmim të qartë të përkushtimit të vazhdueshëm ndaj integrimit evropian të shtetit, si dhe ndaj mbrojtjes së interesit publik dhe parimeve demokratike. Siç u theksua, me hapat e sotëm Qeveria bën një përparim të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lirisë së shprehjes dhe avancimit të dialogut publik. Një nga vendimet kyçe është formimi i një grupi pune që do të punojë për vendosjen e një mekanizmi për mbrojtje nga keqpërdorimi i të ashtuquajturave padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, çështje për të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për projektin “Safe City”, theksoi se është i përgatitur të marrë rrezik politik, madje edhe nëse kjo çon në rënien e Qeverisë. Mes tjerash, kryeministri potencoi se qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi edukativ dhe parandalues. “Qëllimi nuk është të arkëtohen gjoba. Së pari, ekziston tolerancë – nëse vozitet deri në 5 kilometra mbi kufirin e lejuar, nuk do të ketë gjobë. Nëse tejkalohet shpejtësia për më shumë se 10 kilometra, atëherë do të ketë sanksione. Por, sërish po e theksoj: qëllimi nuk janë gjobat, por veprimi…

Lexo më Shumë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar ashpër pas djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në zonën e Çabratit në Gjakovë, duke e cilësuar aktin si vandal, kriminal dhe thellësisht shqetësues. Në një deklaratë publike, Myftiu Tërnava tha se është i tmerruar dhe i tronditur nga ky veprim, i cili sipas tij është kryer me mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur. Ai theksoi se një akt i tillë cenon rëndë vlerat universale humane dhe godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit shqiptar. Sipas tij, populli shqiptar historikisht është identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar,…

Lexo më Shumë

LSDM mbështet protestën e punëtorëve dhe Lidhjes së Sindikatave për paga të denja dhe rritje të pagës minimale. Nga LSDM thonë se qytetarët, punëtorët jetojnë vështirë, inflacioni dhe çmimet e rritura gërryejnë standardin e jetesës së punëtorëve, varfëria po rritet dhe pagat janë në ngecje. “Qeveria e Mickoskit nuk ka para për të rritur pagën minimale, ka para vetëm për tendera. 161 tendera për një kompani, 51 tendera përmes komunave për një kompani tjetër, 9 milionë euro për tendera me dy punonjës, 1.2 milionë euro për tendera përmes Postës. Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan te qytetarët, ne e rritëm…

Lexo më Shumë