Për të tretën ditë me radhë, qarkullimi i mallrave në pikat kufitare drejt zonës Shengen është i bllokuar për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët që nga e hëna i kanë parkuar kamionët në kufij. Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kërkojnë nga Bashkimi Evropian ndryshimin e rregullit për evidencën elektronike të qëndrimit, përkatësisht kufizimin prej 90 ditësh qëndrimi brenda një periudhe prej 180 ditësh. Vlerësimet fillestare të odave ekonomike janë se dëmet nga bllokadat për rajonin arrijnë në rreth 100 milionë euro në ditë. Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se pret të realizojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shpreson se do të gjendet një zgjidhje për shoferët profesionistë. Nëse nuk gjendet zgjidhje, edhe transportuesit e autobusëve nga vendi kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen protestës.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Kurti kërkon drejtësi për të zhdukurit: Një apel për trysni ndaj Serbisë
- Tronditje në Gjilan: 29-vjeçari humb jetën nga plumbat, dyshimi për autorin mbetet i hapur
- Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen
- “Mos flisni, ju japim para”/ Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës, Salianji denoncon: Pushteti po tenton t’u mbyllë gojën familjarëve! E shitën si infarkt
- Kasami e Mexhiti në Bërvenicë, Huseini: Po i numërojmë ditët deri te fitorja
- Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
- Tragjedia e natës: Babai dyshohet se vrau djalin në Gjilan
- Rreziku i njohjeve të Kosovës: Ahmeti paralajmëron për tërheqje të mundshme



