Author: Jeta almakos

Edhe sonte u mbajt protestë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, e organizuar përmes rrjeteve sociale. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për mjekët të cilët pa përgjegjësi e kanë kryer detyrën e mjekut dhe në këtë mënyrë do të bëhet dallimi mes mjekëve të cilët e kryejnë detyrën ashtu si duhet. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për fajtorët dhe të vihet drejtësia në vend. “Kërkojmë të dihet e vërteta, cilët persona kanë qenë të përfshirë, cilët mjekë dhe nëse ka nevojë, le të shkohet edhe 20 vite pas dhe të pyeten edhe 13 ministrat e mëhershëm të shëndetësisë, të gjithë drejtorët e Onkologjisë dhe…

Lexo më Shumë

Në qytetin turk Malatya, i cili ishte një nga të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi në shkurt të këtij viti, do të ndërtohet një shkollë që do të mbajë emrin e vendit tonë dhe klasat, 32 në numër, do të marrin emrin e Qyteteve të Maqedonisë, përcjellë Klan M, njofton Kryqi i Kuq i Maqedonisë. Shkolla do të ndërtohet me pjesën më të madhe të mjeteve që qytetarët e Maqedonisë dhuruan për aksionin humanitar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar popullatën e vuajtur në Turqi dhe Siri. “Në fushatë janë mbledhur gjithsej 63.380.807 denarë. Prej tyre, 12.427.334 denarë…

Lexo më Shumë

Interesimi i treguar nga përfaqësuesit e komunitetit gjerman të biznesit na bën të sigurt se kompanitë gjermane do të vazhdojnë të marrin pjesë aktive në avancimin teknologjik, rritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili po qëndron në Frankfurt, në një tryezë të rrumbullakët së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (DZZHIT), Jovan Despotovski, para përfaqësuesve të industrisë së fortë gjermane, kompanive nga disa sektorë, prezantoi mundësitë për investime në…

Lexo më Shumë

Sërish ka shpërthyer zjarr në fshatin Vaksincë të Likovës, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. “Sërish është riaktivizuar zjarri i cili shuhej që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës, ku janë vendosur rezervuaret e groposura të derivateve të lëngëta të SHA Makpetroll”, bëri të ditur Angellov. Ai tha se në këtë vend është intervenuar para dhjetë ditëve dhe ekipet e njësitit zjarrfikës të Kumanovës nuk kanë lejuar zgjerimin e tij. “Dhe në orët e hershme të mëngjesit sërish aty ku ishte ndërprerë më parë me shuarjen e zjarrit sërish…

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi Me fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, sërish filloi të derdhet në skenën publike substanca politike e sjelljes së papërgjegjshme. Fryma e periferisë apo meskine, në agoni përpara momentit historik në të cilin ndodhet shteti, e irrituar nga frika e ndryshimit dhe rikonfigurimit të hapësirës politike dhe ekonomike, valviti një ikonografi rituale të shteteve të mëdha, bashkë me një retorikë e cila zbuloi planet e mëdha se si “bota ta thyejë VMRO-DPMNE-në”. Politikanët që jetojnë në një botë të komploteve të mëdha dhe të armiqve të popullit, që ëndërrojnë shtete të mëdha në portat e BE-së,…

Lexo më Shumë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi se marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi mund të ringjallet së shpejti. Por, Presidenti rus Putin përsëriti para gazetarëve qëndrimin e Moskës se Rusia do të jetë e gatshme të kthehet tek marrëveshja e grurit vetëm pas përmbushjes së marrëveshjeve të tjera. Në korrik, Rusia u tërhoq nga marrëveshje e grurit me pretendimin se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave kimike nuk po zbatohej. Presidenti turk Recep…

Lexo më Shumë

Ka filluar protesta para Qeverisë së Maqedonisë për shkak të skandalit tē zbuluar në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Siç përcjell KlanM, punonjës nga kjo klinikë kanë manipuluar me dozat e terapive të të sëmurëve me kancer, duke i shitur në treg të zi ilaçet, ndërsa pacientëve në Onkologji, në vend të terapisë së duhur iu kanë dhënë ujë fiziologjik. Organizatorët e protestës kërkojnë përgjegjësi, siç thonë, jo vetëm nga përgjegjësit në klinikë, por edhe përgjegjësi penale nga funksionarët qeveritarë. Protestuesit do të marshojnë edhe drejt Ministrisë së Shëndetësisë./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan tha se “Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon drejtpërdrejtë në paqen dhe stabilitetin e të gjithë Irakut”, raporton Anadolu. Fidan në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir Abdollahian në Teheran foli për Kirkukun. “Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon drejtpërdrejtë në qetësinë dhe stabilitetin e të gjithë Irakut. Kirkukun e shohim si një simbol të kulturës së bashkëjetesës në paqe”, deklaroi Fidan duke shtuar se Kirkuku përbën një model të vogël të Irakut në aspektin kompozicionit etnik dhe sektar. Ai tha se qeveria e formuar nën…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi Perëndimin për rënien e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi pas tërheqjes së Moskës, duke thënë se nuk ka pasur mungesë ushqimi në tregun global. Deklaratat e tij vijnë pas disa orë bisedimesh dje me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. “Perëndimi, për ta thënë butë, na mashtroi për qëllimet humanitare me iniciativën humanitare të Detit të Zi për të ndihmuar vendet në zhvillim”, tha Putin. Rusia tha kur u largua nga marrëveshja se garancitë e premtuara të dhëna për eksportet e saj bujqësore dhe plehërore nuk ishin zbatuar. “Siç e kam thënë më parë,…

Lexo më Shumë

Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan pas takimit të sotëm të Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi. “Jam i bindur se, bazuar në rezultatet e bisedës së Erdogan me Putin, do të ketë kontakte mes Presidentit Erdogan dhe Presidentit Zelenskyy”, tha Dmytro Kuleba. Putin ritheksoi pas takimit me presidentin turk se Rusia do të ishte gati të rikthehej në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi pasi të përmbushen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen. Moska u tërhoq nga marrëveshja e grurit…

Lexo më Shumë

Dy njerëz kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur të hënën, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga shirat e mëdha gjatë fundjavës në Spanjë. Stuhia e fundjavës e goditi pothuajse tërë vendin. Kadiz, Tarragona dhe Kastello ishin provincat e goditura nga shirat më të mëdha të dielën, sipas Zyrës Meteorologjike Aemet. Dy njerëz vdiqën në provincën Toledo, si pasojë e stuhisë, tha kryetari i qeverisë rajonale të Kastillas, pa dhënë ndonjë hollësi. Mediat spanjolle raportuan se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë kërkimeve në një rrugë afër qytetit Bargas, derisa një burrë tjetër vdiq derisa ekipet…

Lexo më Shumë

Sot ishte dita e dytë e vitit të ri shkollor. Derisa shumica e nxënësve janë pajisur me libra, disa të tjerë mbetën vetëm me fletoret të cilat i kanë blerë vet. Por a janë këtë fëmijë të diskriminuar!? Sipas një analize që ka bërë Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim është konstatuar se nxënësit e klasës së tretë e kanë nisur vitin shkollorë pa asnjë libër të lëndëve obligative. “Librat shkollorë në gjuhën maqedonase, gjuhen shqipe, atë turke dhe boshnjake nuk janë gati. Njëherë vijon, pra ashtu siç shkruan MASH, shtypja, përkthimi e më pas distribuimi. Mund të supozojmë…

Lexo më Shumë