Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski thkeson se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe më pas të negociojë me Brukselin në bazë të kritereve dhe standardeve. Mucunski po qëndron për vizitë në Luksemburg. Pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së, Mucunski u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet dypalëshe të bëhen zvarritëse. Maqedonia mori mbështetje për rrugën e saj integruese edhe nga Luksemburgu, pas takimit të Mucunskit me kolegun e tij Xavier Bettel. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare (MPJ) thotë se ndryshimet kushtetuese nuk…
Author: Jeta almakos
Hetimi për Koçanin nuk ka përfunduar dhe me të mund të përfshihen edhe nëpunës policor. Këtë e theksoi ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se tashmë për 7 nëpunës policor janë parashtruar kallëzime penale, por nuk saktësoi për kë bëhet fjalë, përkatësisht nëse në to ka edhe persona përgjegjës. “Deri më tani është parashtruar kallëzim penal kundër 7 nëpunësve policor, deri më tani, deri dje, kundër 7 nëpunësve policor. Ndoshta gjatë periudhës në vijim do të kemi edhe nëpunës të tjerë policor që do të jenë lëndë e fillimit të hetimit. Hetimi nuk ka përfunduar. Për secili që do të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpresojnë që shumë shpejt si presidencë do të ecin përpara në marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Sirinë dhe të arrijnë ta fitojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, transmeton Anadolu. Në një intervistë dhënë për mediumin “Rtv21” në Kosovë, presidentja Osmani e quajti të shkëlqyeshëm takimin me presidentin e ri të Sirisë Al Sharaa, derisa tha se Siria ka vuajtur për një kohë të gjatë dhe ndaj këtij populli është kryer gjenocid, krime lufte dhe krime të llahtarshme deri tek armët kimike të cilat janë përdorur ndaj fëmijëve nga regjimi…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) gjatë ditës ka kryer kontroll në Kardikururgji në Shkup, pas vdekjes së një pacienti, për të cilin familjarët e tij kanë thënë se për momentin nuk kanë kushte që ta operojnë dhe nuk kanë sallë të lirë pas operacionit. Informacioni për kontrollin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp. Ai tha se pacienti është pranuar në këtë klinikë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. “Diseksion i aortës – kjo është diagnozë serioze, të paktën kolegët që janë në shëndetësi – mjekë ose punojës shëndetësorë, e…
Bullgaria është plotësisht e përgatitur që të nënshkruajë marrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur gërmimi i tunelit hekurudhor kufitar, tha ministri bullgar i Transportit dhe Lidhjeve, Grozdan Karaxhov, i cili së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov dhe ministrin e Mbrojtjes Atanas Zaprijanov prezantuan planet për zhvillimin e ambasadorit 8 në NATO në BE dhe në NATO. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Kompanisë Kombëtare të Infrastrukturës Hekurudhore dhe Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, njofton “BGNES”. Zv. kryeministri Karaxhov dha informacion të…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale Goce Dimovski, koordinatori nacional për turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, janë në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri Hristijan Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim me Presidentin e EBA-së dhe njëkohësisht udhëheqësin e Emiratit të Abu Dabit, Lartmadhërinë e Tij Sheikun…
Aleanca për Shqiptarët është në rrugë drejt bashkimit – ndarjet mes dy fraksioneve në parti, të udhëhequra nga Arben Taravari dhe Ziadin Sela, duket se i përkasin të kaluarës. Nëse kjo realizohet, Aleanca për Shqiptarët do të ketë 9 deputetë në Kuvend dhe do të bëhet partia e dytë më e madhe politike mes shqiptarëve në Maqedoni. Aktualisht, BDI ka 10 deputetë. Këto janë informacione jozyrtare që vijnë nga biseda të zhvilluara mes përfaqësuesve të lartë të të dy palëve, të cilët kanë shprehur gatishmëri për një Aleancë të bashkuar për Shqiptarët. Sipas burimeve të MKD.mk, mes të dyja palëve…
Shkuarja për në Kosovë, vazhdon t’i nervozojë disa prej qytetarëve, të cilët prisnin të kalonin pa pritur në kolonë. Në pikën kufitare në Bllacë, në orët e mesditës ka pasur sërish kolonë, ndërkohë që ka nisur të realizohet praktika e kontrollit të përbashkët kufitar. Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket kolonave. Një pjesë pikën e përbashkët e cilësojnë si pozitive e disa negative. QYTETAR “Sigurisht, ka pritje, përsëri mirëpo mirë do ishte të bashkohen sepse sja vlen, përseri të ndahemi… Sipas jush është mirë që të hiqen krejt kufinjtë? Të hiqen krejt kufijnjtë… QYTETAR Vlersim i mirë është,…
Grupi parlamentar i Levicës sot ka dorëzuar në kuvend Interpelancë për punën e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski. Deputeti i kësaj partie Sashko Jançev tha se Toshkovski nuk e ka kryer si duhet funksionin publik duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të papërgjegjshme, të kundërligjshme me siç tha ai skandale dhe dështime. Deputeti I Leviçës ka sqaruar se interpelanca bazohet në dhjetë pika, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me ngjarjen tragjike në Koçan. SASHKO JANÇEV, DEPUTET I LEVICËS “Së pari, mungesa e çdo kontrolli mbi diskotekën ‘Pulse’, që është detyrim ligjor i qartë i Ministrisë së Brendshme. Hetimet kanë…
Me vetëm dy të punësuar, portalet do të mund të regjistrohen në regjistrin e mediave që e parasheh ndryshimi i ri i ligjit që ka për qëllim të rregullojë statusin e internet portaleve që deri më tani nuk janë llogaritur si media. Zgjidhja ligjore sot kaloi leximin e dytë në Kuvend, pasi u miratuan amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilin përkufizohet numri i të punësuarve në 2. Madje, portalet e personalizuara do të mund të regjistrohen në regjistër me vetëm 1 të punësuar dhe 1 të angazhuar me kontratë në vepër. Regjistri sipas propozim-ligjit , duhet…
“Thënia popullore thotë: “Ai që ndahet nga grupi, do ta hajë ujku””. kështu deklaroi Bilall Kasami që Arben Taravari tha se nuk do të donte t’i komentonte deklaratat e tij, që siç thotë, Kasami shpejton kur jep deklarata. “Mirë, për Bilall Kasamin nuk do të doja të komentoja. Është qëndrimi i tij. Unë mendoj se shpejton kur jep deklarata, megjithatë është puna e tij. Nesër kemi kryesinë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe do të vendosim se si do të vazhdojmë tutje”, tha Taravari. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/937835558270335/?ref=embed_video
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë ka bërë të ditur se shteti afrikan, Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Osmani, përmes një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet në takim me shefin e diplomacisë sudaneze, derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet. “Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani, transmeton Telegrafi. Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e…

