Author: Jeta almakos

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në konferencë për media, tha se tani më një kohë është e qartë se Arben Taravari ka patur negociata me BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ai tha se qëllimi ka qenë ringjallja e BDI-së, raporton SHENJA. Mexhiti tha se BDI nuk shpëton pavarësisht gomave rezeve që mund ti hidhen. ‘Vendimi për dalje me lista të veçanta nuk është i bazuar në qëndrimet e bazës… është një vendim i marrë për interesa të BDI-së dhe për të cilat Taravari duhet të jep shpjegimi para. VLEN ka vendosur që të garojë bashkë edhe me lista edhe me kryetar të komunash.…

Lexo më Shumë

Prokuroria për e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për zyrtarët policorë në lidhje me tragjedinë në Koçan, në të cilën e humbën jetën 61 persona, mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan. Janë arrestuar edhe 7 policë dhe inspektorë të MPB-së. Me këtë, numri i zyrtarëve policorë të përfshirë në hetim ka shkuar në 14. Të përfshirët janë nga rrethi i Koçanit dhe Shtipit, ndërsa dyshohen se kanë dhënë pëlqim se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të…

Lexo më Shumë

Edhe shtatë efektivë të policisë do të arrestohen në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Prokurori publik i Shtetit, Lupço Kocevski njoftoi sonte se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e efektivëve të rinj të policisë, të cilët nesër do të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake. “Sapo më informuan se ka një urdhër gjykate për të ndaluar shtatë efektivë të rinj të policisë dhe për momentin është duke u zhvilluar arrestimi i tyre. Gjatë ditës së nesërme do të nxirren para gjyqtarit në procedurë paraprake”, tha Kocevski në një intervistë për televizionin Telma, duke mos dashur të…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Aerodrom, në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Perla”, në drejtim të Novo Lisiçes. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete. Ka dëme të mëdha materiale, ndërsa njëra nga veturat është shkatërruar pothuajse tërësisht dhe është përmbysur. Nga ajo që shihet në terren, dyshohet se ka të lënduar, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e tyre.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se janë duke u dakorduar lidhur me fluturimet me “Air Arabia”. Nikolloski theksoi se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar gjatë vizitës me delegacionin qeveritar në EBA. “Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe me Er…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, sipas tij, kjo një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave. “Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane. Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe: •Ndërtimin e 5…

Lexo më Shumë

Në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, të organizuar nga SELDI dhe MCMS, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Fetai, theksoi se korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional, duke përmendur se vetëm 18 për qind e masave të planifikuara antikorrupsion janë zbatuar gjatë vitit të kaluar. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët dhe përpjekje të reja, pavarësisht uljes së mbështetjes ndërkombëtare, përfshirë edhe nga USAID dhe IRI. Fetai…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Gjykatës Kushtetuese për prolongimin respektivisht ndërprerjen e “Balancuesit” po edhe tentimin e së njëjtës për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Këto kritika Ziberi i bëri në momentin kur zbuloi raportin vjetor për punën e institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve, ku mes tjerash njoftoi se në vitin 2024 ka pasur shkelje të theksuara nga institucionet. Avokati i Popullit njoftoi se ka vepruar sipas 3148 parashtresave, prej të cilave institucioni që Ziberi drejton ka pranuar 2705 parashtresa, ndërsa 443 lëndë janë bartur nga viti i kaluar.…

Lexo më Shumë

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet. Këtë e ka bërë të ditur përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit, transmeton Telegrafi. “Që nga data 23 mars kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar I qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025 dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar”, thuhet në letër. Letra vijon “Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës…

Lexo më Shumë

Vërtetimi i vlerës së pagës minimale gjithkund është i kushtëzuar nga kritere të kushtëzuara ekonomike. Paga minimale duhet të vërtetohet në suaza të dialogut social, por marrëveshja që të bazohet ndaj bruto prodhimit vendor gjegjësisht t’i ketë parasysh parametrat ekonomikë. Siç theksoi kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski, Oda nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të formohet në bazë të parametrave dëshmues. “Personalisht, gjithmonë kam qenë pro vendosjes së pagës minimale në nivelin më të lartë sipas kritereve. Gjithmonë kam qenë në anën e konsumit, mendoj se kjo është baza, për të krijuar, jo për të…

Lexo më Shumë

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se sot në takim jozyrtar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor është arritur një marrëveshje se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030. Të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030”, tha Fajon rreth darkës më kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor që u mbajt të dielën në Luksemburg, e organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kalas. Fajon sot pas mbërritjes në…

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të BE-së, rikonfirmuan mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në BE. Kryediplomatja Kaja Kallas tha se vendi ynë ka bërë reforma domethënëse. “Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë. Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë. Vëmë re se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethenës me reformat integruese. Jam e bindur se këto dy…

Lexo më Shumë