Author: Jeta almakos

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u theksua se anëtarët sipas detyrës zyrtare, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, edhe pse të ftuar në mënyrë të rregullt, nuk marrin pjesë dhe nuk e raportojnë mungesën e tyre në seanca. Kjo, siç theksuan ata, ka qenë një praktikë prej kohësh. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, theksoi se prania e anëtarëve sipas funksionit në seanca mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për shqyrtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për situatat në gjyqësor, për dallim nga komunikimi më i madh përmes mediave për disa çështje. Sashko Georgiev, Kryetari…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se nuk e ka ditur që kompania “Eurovia”, që e ka fituar tenderin për konferencën e OSBE-së në Shkup, është donatore e BDI-së. Madje ai tha se këtë e ka kuptuar nga mediumet, por shton se kjo nuk i ka ardhur mirë. Megjithatë, shprehet se nuk mund të përzgjedhin kompani tjetër, për shkak se procedura ligjore kërkon që të zgjidhet oferta më e lirë, prandaj ata e kanë zgjedhur këtë kompani. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme “Procedura është skajshmërisht transparente, Ministria nuk ka asnjë mundësi të reagoj dhe ta anuloj tenderin. Kjo…

Lexo më Shumë

Interesimi i të rinjve dhe të rejave për të studiuar në Universitetin e Tetovës nga ditë në ditë shënon rritje. Këtë e dëshmojnë të dhënat nga aplikimi i një numri të madh të maturantëve, të cilët gjatë tri ditëve me radhë në shërbimet e administratës kanë aplikuar për t’i regjistruar studimet e tyre në universitetin tonë. Gjatë ditës së sotme, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe Sekretarin e përgjithshëm Adem Beadini kanë i takuar kandidatët, të cilët aplikonin për t’u regjistruar në programet studimore të Fakultetit Juridik,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Ministri u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Zholi, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin maqedono-kanadez në mbrojtje, si dhe për përkushtimin e të dyja vendeve në forcimin e sigurisë kolektive të NATO-s nëpërmjet pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të Aleancës në krahun lindor. „Agresioni rus kundër Ukrainës dhe shpërfillja e plotë e rendit juridik ndërkombëtar të vendosur na tregoi se ne duhet të jemi vazhdimisht vigjilent dhe të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave tona – demokracisë, lirisë dhe sovranitetit tonë. Falë aleatëve tanë kanadezë, nën udhëheqjen e të cilëve…

Lexo më Shumë

Një ari me dy këlyshë janë gjetur të vrarë mëngjesin e sotëm në parkun kombëtar të Mavrovës në afërsi të fshatit Zhirovnicë, njofton Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM). ISHM thotë se Inspektori i Lartë i Natyrës nga Departamenti për Inspeksion Natyror-Perëndim ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm bazuar në informatat e marra me email dhe telefon nga dhe “Parku Kombëtar – Mavrovë”. “Në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, më saktësisht përballë hyrjes së fshatit, shërbimi rojtar ka vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj: një femër me dy këlyshë. Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov. Gjatë bisedës, Ministri Osmani trajtoi sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka nisur sot fushatën “Ne jemi Evropa” në sheshin Jadran të Shkupit. Fushata synon të tregojë pse anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, projekt ky i cili do të kushtojë 80 mijë euro. Fushata “Ne jemi Evropa” do të zhvillohet në 8 qytete duke përfshirë Shkupin, Manastirin, Kumanovën, Ohrin, Prilepin, Strumicën, Tetovën dhe Shtipin. Çdo qytet do të fokusohet në tema të ndryshme si ekonomia, kultura, energjia, turizmi, bujqësia, rinia, infrastruktura dhe politika sociale. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se qëllimi është të shpjegohen avantazhet e të qenit në…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor për 6 muajt e parë të vitit ka shqiptuar 25 sanksione kundërvajtëse dhe ka realizuar 1072 inspketime në terren. Drejtori Sreten Stojkovski se kanë shqiptuar sanksione maksimale deri në 556 000 euro. Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësorë “Ka pasur 24 sanksione kundërvajtëse, janë inicuar procedura në pajtim me ligjet me sanksione maksimale deri në 556 000 euro, në kundërvlerë të denarit për veprat e bëra. 180.000 euro për  Kompaninë e çimentos ‘USJE’, 180 000 euro për NQP Shkup, 110 000 euro për ‘Pejpermil’ Koçan, 76.000 euro ‘BE Grup Radovish, 10 000…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se hetimi i Rusisë mori parasysh mundësinë që përplasja të ishte shkaktuar qëllimisht, raportojnë mediat e huaja. “Është e qartë se versione të ndryshme të ngjarjeve po shqyrtohen, duke përfshirë versionin, ju e dini se për çfarë po flasim, le të themi se ishte një krim i provokuar qëllimisht,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Avioni privat Embraer i prodhimit brazilian në të cilin Prigozhin po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, mes tyre edhe kreun e grupit…

Lexo më Shumë

A doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë? Kështu e pyet gazetarja greke Tania Bozaninou, kryeministrin Albin Kurti në intervistën dhënë për gazetën greke “To Vima”. Në këtë pyetje, Kurti vendos të shmang përgjigjen, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës momentalisht nuk e lejon këtë, ndërsa thekson se raportet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”. “To Vima”: Me fjalë të tjera, a doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë? Kurti: Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij,…

Lexo më Shumë

Gjithsej 37 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur nga pagesa e ujit, ndërsa 62 për qind nuk janë të kënaqur nga dërgesa e energjisë elektrike, tregon hulumtimi më i ri i Organizatës së konsumatorëve (OKM). Sipas kryetares së OKM-së, Marijana Lonçar Vellkova, në OKM kanë arritur ankesa nga banorë të ndërtesave të cilët fare nuk kanë marrë fatura të ujit. “Ka ankesa edhe për vlerën e faturave për rrymë, por edhe për periudhën llogaritëse së cilës i referohet fatura. Simptomatike është edhe leximi i ujëmatësve. Qytetarët presin të lexohen, ata nuk lexohen, pagesa është paushalle, por prandaj, secili qytetar…

Lexo më Shumë

Të ngrihen çmimet të produkteve ushqimore bazë, kërkon Organizata e Konsumatorëve në Maqedoni (OKM). Marijana Lonçar Velkova nga OKM tha se “ushqimi merr një pjesë të madhe të buxhetit të çdo familjeje, ndërsa rritja e çmimit të tij iu bartet qytetarëve, gjegjësisht konsumatorëve”. “Ne e dimë që ngrirja e çmimeve është një masë populiste dhe se kemi një ekonomi tregu, por në situata të këtilla nuk duhet të presim, duhet të dalim me një vlerësim të saktë dhe të marrim masa sepse çdo gjë po rëndon dhe dëmton konsumatorin”. “Nuk mendoj se duhet të flasim as për ushqimet bazë. Për…

Lexo më Shumë