Kryetari i Komunës së Çairit, dhe përfaqësues i Koalicionit VLEN, Visar Ganiu, në një intervistë për edicionin e lajmeve në Alsat M, ka deklaruar se nuk ka më komunikim zyrtar me Arben Taravarin dhe grupin e tij brenda Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar rikthimin e tyre te BDI-ja si veprim të paarsyeshëm dhe zhgënjyes. “Nuk kemi komunikim zyrtar me Taravarin. Tek-tuk lajmërohen sepse ne kemi shoqëri tonën edhe atje dhe, nga informatat që i kemi në strukturat, nga njerëz të cilët janë kalitur dhe e kanë themeluar Aleancën për Shqiptarët ose kanë krijuar një ideologji kundër BDI-së si oponent,…
Author: Jeta almakos
Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, ku Aleanca për Shqiptarët nuk është më pjesë e koalicionit VLEN, me çka u shfaqen edhe shumë zëra në opinion për orientimin e ASH-së më tutje, ka folur sot Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, I cili ka deklaruar se me Arben Taravarin ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër. Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se siç tha Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit dhe angazhimeve që i janë caktuar. ALI AHMETI, KRYETAR…
Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë. Kështu deklarojnë nga partia opozitare shqitpare BDI. Sipas tyre, në vend që hetimi për Koçanin të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria thonë ata, po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë. Ata shtojnë se ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr siç thonë, jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv. Shëndërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Përpos njoftimit për hapjen e shtabeve partiake nga muaji që vjen, partia e Taravarit tashmë ka filluar konsultat për kandidatët e mundshëm me të cilët do të garoj dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve. Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës. Në takimet me këto grupe,…
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu njëherit edhe pjesë e koalicionit VLEN në emisionin Intervista ka njoftuar se VLEN do të ketë kandidat në të gjitha komunat dhe se në disa komuna do të ketë kandidat mbi partiak. Kjo deklaratë e Ganiut pritet të ngjallë pakënaqësi brenda strukturave të VLEN-it pasi, Ganiu shuan ambiecjet e disa nga kandidatët partiak pasi VLEN planifikon të kandidoj kandidat “mbipartiak”.
Mbrëmjen e sontme, një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar. Siç raporton TV21 për më shumë se 1 orë e gjysmë rruga është e bllokuar dhe nuk lejohet të afrohet askush në afërsi të aksidentit. Nga kalimtarët e rastit thuhet se janë përfshirë rreth tre-katër vetura dhe se në mesin e tyre ka viktima. Nga MPB nuk ka ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë aksident.
Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian , si dhe rregullatorit francez të medias, për çështjen e trendit “Skinnytok”, i cili promovon dobësi ekstreme në faqen e rrjeteve sociale TikTok . “Skinnytok, një trend që promovon hollësi ekstreme në mediat sociale. “E papranueshme”, shkroi ministrja në një mesazh që postoi në LinkedIn, duke konfirmuar se i ishte drejtuar Komisionit Evropian dhe Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Audiovizive dhe Dixhitale (Arcom). “Unë e bëj mbrojtjen e të miturve online një nga prioritetet e veprimit tim”, shtoi ajo në një video që postoi në të…
Projekt tjetër i rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Kumanovës është në realizim e sipër, që përmes kësaj dëshmojmë edhe përkushtimin tonë për zhvillim të barabartë dhe mbështetje për komunat. Fjala është për investimin që do të bëhet në Zonën Industriale të Kumanovës, projekt ky i financuar përmes thirrjes së parë të Qeverisë VLEN për ndarjen e mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale. Ky projekt strategjik pritet të krijojë mundësi për hapjen e mijëra vendeve të punës përmes bizneseve që do të operojnë në këtë zonë industriale. Projekti parasheh: • Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit • Kanalizimin atmosferik dhe fekal •…
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, thotë se nuk ka argumente për ndërhyrjen eventuale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në përçarjen e koalicionit VLEN, që ndodhi vetëm disa ditë pas takimit që patën presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket kryeministrit të Shqipërisë, unë nuk kam fakte dhe argumente se është pjesë e kësaj loje dhe nuk mund të drejtoj gishtin edhe përkundër faktit që unë në momente të caktuara kam shprehur mendimin tim se ndoshta për shkak të lidhjeve të gjata të bashkëpunimit…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, akuzoi qeverinë izraelite për kryerjen e masakrave pa dallim kundër palestinezëve dhe kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare. “Në një gjendje të çmendurisë së plotë, qeveria izraelite po masakron palestinezët pa asnjë dallim”, tha Erdoğan gjatë një takimi të një grupi parlamentesh në mbështetje të Palestinës në Istanbul. “Gazetarët po vriten në Gaza ndërsa mediat globale po qëndrojnë spektatorë. Fëmijët po vriten ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut vetëm shikojnë”, shtoi ai. Erdoğan kritikoi vendet perëndimore për ato që ai i përshkroi si standarde të dyfishta,…
Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite ka njoftuar se punonjësit në institucionet kulturore do t’i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të javës së ardhshme, në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive. “Sjhkaqet e vonesës janë për shkak të barazimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sindikata e kulturës paraprakisht përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara të muajit mars për shkak të, siç thonë ata, harmonizimit të parakohshëm me pagën minimale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive…
Nga sot, shitësit me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në baza ditore. Çmimet duhet të publikohen në faqet e tyre të internetit në një pjesë të veçantë dhe të përditësohen çdo ditë deri në orën 10:00. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se tregtarët kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me këtë detyrim të ri ligjor dhe se është në interes të qytetarëve. Detyrimi ligjor vlen për të gjithë tregtarët, përveç atyre me deri në 10 punonjës. “Transparenca duhet të jetë më e madhe nga ana e marketeve, qytetarët duhet të dinë…

