Author: Jeta almakos

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik buron nga qytetarët. “Unë kam vetëm një busull orientimi: Popullin! Ai është ndërgjegjia ime, zëri im, forca ime!”, ka shkruar Taravari, duke lënë të kuptohet se vendimet dhe qëndrimet e tij do të mbështeten në vullnetin dhe nevojat e qytetarëve.

Lexo më Shumë

Propozimi i pronarit të Pucko Petrol, Asmir Jahoski, për të dalë nga paraburgimi në këmbim të parave, do të merret parasysh vetëm nëse i dyshuari, përveç garancisë që e ofron, depoziton edhe shumën prej 72 milionë denarësh në një llogari të veçantë të gjykatës, informon Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jahoski ofron garanci prej mbi 60 milionë denarësh, por në mendimin e prokurorisë thuhet se shuma shtesë prej 72 milionë denarësh që kërkohet, korrespondon me përfitimin pasuror të fituar në mënyrë të kundërligjshme nga ana e Jahoskit. Përveç kësaj, prokurori publik ka kërkuar nga gjykata që…

Lexo më Shumë

Që prej hyrjes në fuqi të masës së re të Qeverisë për publikimin e çmimeve të produkteve në faqet e internetit, tek disa shitës me pakicë janë zbuluar disa parregullsi, ndërkohë që disa farmaci nuk respektojnë këtë vendim, më saktë nuk kanë fare faqe interneti. Shoqata e farmacive private thotë se barnatoret nuk janë tregtarë të zakonshëm, por institucione shëndetësore dhe siç thonë ata, duhet të shpërndajnë barna sipas terapisë së përshkruar, e jo të merren me tregti. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se kontrollet do të zhvillohen në disa faza. “Deri të premten Inspektorati shtetëror i tregut do…

Lexo më Shumë

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti njoftoi se sot në Strugë gjatë takimit me strukturat e partisë ka analizuar sfidat e momentit si dhe kanë përcaktuar hapat konkretë për të ardhmen. Postimi i plotë: Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë. Përfaqësim dinjitoz, efikas dhe me zë të fuqishëm në qeveri, në institucione dhe në çdo komunë. Kjo është bindja jonë e palëkundur në Lëvizjen Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit VLEN, dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur ta ndjekim me përkushtim të plotë. Sot, vendtakimi ynë ishte Struga. Qyteti ku ujërat e Drinit dhe fryma e poezisë…

Lexo më Shumë

“Nëse Lutkov nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij, le të japë dorëheqje. Punëtorët e kulturës nuk janë statistë në shoqëri”, reagon LSDM-ja, pasi mbi 3000 punëtorë mbetën pa paga në festën e madhe Pashkët. LSDM thotë ajo që Lutkov ka kërkuar falje, nuk ka vlerë. “Korrigjimi i të ardhurave duhej të fillonte me pagën e muajit mars në përputhje me marrëveshjen kolektive të nënshkruar. Në vend të kësaj, punëtorët e kulturës u injoruan dhe u diskredituan me deklarata manipuluese nga vetë Ministria – se nuk kanë punuar mjaftueshëm, se nuk e meritojnë pagën e tyre, se pagat…

Lexo më Shumë

Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve. Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një…

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë ortodoks dhe katolikë, pranoni urimet tona më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat. Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët ortodoks dhe katolikë në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja. Në frymën e kësaj dite të bekuar për këta besimtarë të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga…

Lexo më Shumë

Një ditë pas deklaratës së Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se vetëm Arben Taravari e ka kuptuar pozitën vasale të shqiptarëve në Qeveri, ka reagur sot zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njiherit edhe kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, i cili deklarat e tilla i quan hiprokizi, pasi tha se ai nuk është argat i askujt. ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË “Ali Ahmeti, unë s’jam argat i askujt. Këtë epitet mbaje për vete, ti që u ke shërbyer me devotshmëri pushteteve antishqiptare dhe ke legjitimuar çdo krim ndaj shqiptarëve. Ku ishe…

Lexo më Shumë

Kritikat për koalicionin VLEN, kanë vazhduar edhe sot nga partia opozitare shqiptare BDI, të cilët deklarojnë se shprehin shqetësim të thellë për avancimet e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku siç theksojnë ata, shtatë persona janë ngritur në pozita të larta, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë – të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe asnjë shqiptar – duke dëshmuar shtojnë Integristët, një prirje të qartë për përjashtim etnik nga struktura vendimmarrëse. BDI “Kjo komunikatë nuk ka për qëllim ta kritikojë Ministren e Arsimit, por të informojë publikisht zv/ministrin shqiptar nga koalicioni LEN, i cili – sipas informacioneve tona – as…

Lexo më Shumë

Exame nga Brazili raportoi së fundmi se Apple planifikon të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në Brazil, për të zbutur ndikimin e tarifave të Trump. Vetëm dhjetë ditë pas këtij lajmi, vjen konfirmimi se iPhone 16e ka filluar të prodhohet në fabrikën e Foxconn në Brazil. Sipas MacMagazine, paketimi i iPhone 16e në Brazil mban një etiketë që thotë se ato janë montuar në atë vend. Bëhet fjalë për pajisje që mbajnë numrin e modelit A3409 me kodin e identifikimit MD1R4BR/A, transmeton Telegrafi. Kjo nuk është hera e parë që Apple prodhon iPhone në Brazil. Fabrika e Foxconn atje tashmë…

Lexo më Shumë

Me datë 19.04.2025 në ora 18, në NJPB Strugë janë privuar nga liria E.D. (28) nga Tetova, Sh.T. (25) nga Turqia, me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup, A.D.(25) nga Senegali, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar dhe shtetasi gjerman A.A. (31), thuhet ne njoftimin e MPB-së. “Ata dyshohen se gjatë një aktiviteti sportiv të mbajtur më 19.04.2025 në Strugë, kanë kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, sqarohet me tej. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kreu i Këshillit Shura të Hamasit të shtunën diskutuan përpjekjet për të vendosur një armëpushim në Gaza. Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Muhamed Darwish së bashku me delegacionin e tij janë takuar në kryeqytetin turk Ankara. Gjatë takimit u theksua se Izraeli, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, po përpiqet ta bëjë të vuajë nga uria popullsinë palestineze, duke theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajon. Në takim gjithashtu u nënvizua se përpjekjet për t’i zhvendosur me forcë palestinezët nga atdheu i tyre…

Lexo më Shumë