Author: Jeta almakos

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot në Universitetin e Evropës Juglindore – kampusi në Shkup, u organizua një aktivitet kulturor-informues, i cili vuri në qendër rëndësinë e librit dhe promovimin e leximit në mesin e studentëve, pedagogëve dhe stafit akademik. Më këtë rast nxënëset e Shkollës Fillore Qendrore “Naim Frashëri” – Studeniçan, Komuna e Studeniçanit, Besa Ramadani dhe Emira Bajrami nga Klubi i Librit “Naim Frashëri” i kësaj shkolle u dekoruan me mirënjohje, ndërsa profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe e kësaj shkolle, shkrimtarja, publicistja dhe udhëheqësja e këtij klubi, Mimoza Mustafai Jonuzi…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është gjendur një granatë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton TV21. “Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes. Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMS”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Pas dënimit me tre vjet e gjashtë muaj burg, kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, deklaroi se qëllimi është ta largojnë nga skena politike dhe theksoi se është plotësisht i pastër. Ai u ndoq penalisht për legalizimin e objekteve të përkohshme, gjë që sipas tij ishte jashtëligjshme vetëm nëse bëhej fjalë për objekte të qëndrueshme. “Po pyes veten, nëse kjo më ndodh mua si person publik, çfarë ndodh me njerëzit e thjeshtë nëpër labirinthet gjyqësore? Më kanë dënuar sepse kam ndërtuar këto baraka, ndërsa në projekt thuhet ndërtim i një barake të montueshme dhe çmontueshme, pra objekte të përkohshme.…

Lexo më Shumë

Çerdhja e re në Çair e nisur nga përbërja e Qeverisë së kaluar do të hapet në mes të muajit të ardhshëm. Për këtë garantoi kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili në një prononcim për TV Shenja tha se procedurat kanë përfunduar dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojë edhe kyçja e objektit në ujësjellës. VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT “Procedurat kanë përfunduar edhe punimet janë në fazën finale, veç që ka disa rregullime teknike që i bëjnë në aspektin e oborrit të shkollës dhe parahymjes. Ne si komunë jemi në fazën përfundimtare për…

Lexo më Shumë

Është themeluar grupi i përbashkët punues ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren – një ndër iniciativat më të rëndësishme për lidhjen infrastrukturore ndërkufitare dhe zhvillimin rajonal. Ky projekt, i cili prej vitesh ka qenë dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të dy vendeve, tashmë po merr formë konkrete. Me krijimin e këtij grupi punues, fillon një fazë e re e bashkëpunimit institucional, e cila synon të çojë përpara me ritëm të lartë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në terren. Zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. “Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në…

Lexo më Shumë

“Edhe bashkëpunim me BDI-në edhe në Qeveri nuk shkon”, kështu ka deklaruar sot zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, duke komentuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari në Qeveri, pas përlasjeve brenda koalicionit VLEN. Mexhiti i bëri thirrje edhe njëherë Taravarit që të vendosë nëse do të bashkëpunojë me BDI-në apo do të mbetet në VLEN dhe në Qeveri. Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër “Është legjitime dhe ka të drejtë të bashkëpunojë me BDI-në, por në atë rast duhet që atë ta sqarojë, të mos turpërohet dhe të kalojë në atë tabor. Bashkëpunimi me BDI-në dhe bashkëpunime me VLEN-in nuk është i mundur. Bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë. Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore.…

Lexo më Shumë

Ramadan RAMADANI Në këtë shtëpi mediatike para disa dite kishte kremtë e festë për shënimin e përvjetorit të Gazeta Lajm. Mes krejt atyre urimeve të shumta nga liderë politik dhe personaliteteve nga jeta publike që uruan Gazetën Lajm për 20 vjetorin desha edhe unë shkurt të përcjelli se sikur e pamë me rastin Koçani dhe tjera, në Maqedoni është punë e madhe me i arritur 20 vjet jetë, e ku më si gazetë! Ndërsa Gazeta Lajm 20 vjet vazhdon të jet, jo vetëm gazetë dhe tani medium komplet me Lajm TV, por një kështjellë lirie e informimit, por edhe e…

Lexo më Shumë

Meta po zgjeron mënyrën se si përdor AI për të zbuluar adoleshentët në Instagram. Instagram njoftoi se po përdorte AI për zbulimin e moshës në 2024; sistemi kërkoi sinjale që përdoruesit ishin nën 18 vjeç, si për shembull nëse mesazhet nga miqtë thonë “gëzuar ditëlindjen e 16-të”. Ndërsa tani kompania do të përdorë AI për të kërkuar në mënyrë proaktive për llogaritë e adoleshentëve që kanë ditëlindjen e të rriturve dhe për të ndryshuar cilësimet për përdoruesit që dyshon se janë fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Instagram do të fillojë testimin e funksionit sot në SHBA. Nëse zbulon se…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të vizitojë tri shtete të Lindjes së Mesme muajin e ardhshëm për takime me liderët rajonalë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu. Gjatë udhëtimit nga 13 deri më 16 maj, Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt. “Presidenti kërkon të forcojë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe këtyre vendeve të cilat ai do t’i vizitojë. Ai do të ketë takime dhe bisedime dypalëshe. E presim me padurim udhëtimin”, tha ajo. Ky turne pritej të ishte udhëtimi e parë i Trumpit jashtë vendit,…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti, Safet Bishevac thotë se rruga më e shkurtër për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian është “ta sjellim Evropën në shtëpi”. “Në këtë moment opozita “qëllon me armë bosh”. Duhet të kuptojmë se pavarësisht se çfarë po ndodh rreth nesh, më e rëndësishmja është ajo që ne vetë bëjmë për veten tonë. Lufta kundër korrupsionit nuk është spektakolare, por është e dukshme. Tragjedia e Koçanit na detyroi të ndalemi për një moment, por procesi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë. Pjesa dërrmuese e gjyqtarëve janë të pandershëm, guximtarët dhe të ndershmit duhet të luftojnë për statusin e tyre,…

Lexo më Shumë