Author: Jeta almakos

Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për akuzat e saj ndaj komunës së Çairit të cilat sipas Mexhitit, janë të pabaza dhe të pavërteta. Mexhiti thotë se veprimet e Arsovskës janë tentim i BDI-së për destabilizim të vendit përmes komunave, zv. Kryeministri ka thënë se burrat e BDI-së po fshihen pas Danella Arsovskës.  IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR “Problemi është se dështoi edhe plani i parafundit i z.Ahmeti me Taravarin, sepse z.Ahmeti tha se do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet, por si duket rrugën burrat e BDI-së ia kanë…

Lexo më Shumë

Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë, nën drejtimin e zv. sekretarit të përgjithshëm Hasim Murtezani, për herë të parë në historinë politike të vendit janë avancuar 12 shqiptarë në pozita më të larta brenda vetëm 10 muajve nga fillimi i qeverisjes. “Në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë për së pari herë në historinë politike aritëm si VLEN ti avansojmë dhe ti ngrejmë në detyre brenda 10 muajve qeverieje, 12 shqiptarë nëpër vende e tyre të punës! Të haruar me vite nga ana e BDI-së, të lënë në mëshirë të fatit, shqiptarët në Qeveri i gjetëm nëpër pozitat më të ulta! Sot, ne…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Perëndimi i ka ndërpre marrëdhëniet dhe ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë që e ka sulmuar Ukrainën, por heshtë dhe e furnizon me armë Izraelin që është duke e shfarosur popullin palestinezë. Intelektualët dhe burrështetasit shqiptarë çirren e bërtasin kundër presidentit rusë, në ndërkohë duke u mburrur me bashkëpunimin me qeverinë gjenocidial të Izraelit. Dhe përderisa bota Perëndimore ndërmerr masa për t’u mbrojtur nga Rusia e Kina…, mbretërit dhe sheikët barkmëdhenj arab majmen dhe përpëliten në baltën e luksit, injorancës dhe amoralit të vet. Po pra përderisa bota ‘humane’ assesi nuk ia del të mbrohet nga pashpirtësia dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ngriti alarmin për situatën shqetësuese me mosmenaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike në Çair, duke theksuar se qytetarët janë të rrezikuar nga përhapja e epidemive. “Jemi në shekullin XXI dhe po mbytemi në mbeturina. Çairi është shtëpi për mbi 60 mijë qytetarë që meritojnë kushte bazike për jetë”, theksoi ai. Ganiu i bëri thirrje kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, që të mos lejojë të përdoret nga strukturat e BDI-së dhe të angazhojë urgjentisht NP “Higjiena Komunale”. Ai kritikoi edhe partnerët politikë nga Saraji për fushatë…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së sotme VMRO-DPMNE ka mbajtur mbledhje të Komitetit Ekzekutiv ku janë propozuar emrat për kandidatë për disa nga komunat. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk kanë bërë të ditur emrat për Komunën e Kërçovës dhe Komunën e Strugës si dhe për Qytetin e Shkupit. Aerodrom – Dejan Miteski Butel – Darko Kostovski Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkoski Çuçer Sandevë – Zoran Bajovski Shtip – Ivan Jordanov Veles – Marko Kolev Sveti Nikollë – Dejan Vladev Karbincë – Viktor Paunov Gradsko – Kiro Nackov Kavadarc – Mitko Jançev Gjevgjeli – Andon Saramandov Zelenikovo – Kosta Manevski Ilinden – Aleksandar Gjorgjevski Konçe –…

Lexo më Shumë

Jazhinicë, 28 maj 2025 – Sot u inaugurua sistemi “One Stop Shop” edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë-Glloboçicë, duke ndjekur modelin e suksesshëm të zbatuar në Bllacë. Ky sistem bashkon në një pikë të vetme kontrollet kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke lehtësuar qarkullimin dhe ulur ndjeshëm kohën e pritjes. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pranishëm në inaugurim, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për bashkëpunimin rajonal: “Ky sistem është pjesë e vizionit tonë për një Ballkan të integruar, ku kufijtë nuk janë barriera,…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku, koordinator i grupit të deputetëve të Koalicionit “Vlen”, reagoi në votimin e sotëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku deputetët e BDI-së votuan kundër verifikimit të mandatit të Valbona Adili Emini, deputete nga radhët e VLEN-it. “Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u regjistrua një precedent, ku BDI votoi kundër verifikimit të mandatit të deputetes nga radhët e VLEN-it, znj. Valbona Adili Emini. Ky akt është i paprecedentë, pasi nuk ka ndodhur që deputetët të votojnë kundër verifikimit të një mandati. Kjo është një shkelje e qartë e vullnetit të popullit,…

Lexo më Shumë

Arben Taravari ka reaguar pasi deputeti Salim Sulejmani, vendosi që të dorëzoj mandatin e deputetit dhe u largua nga të gjitha funksionet partiake brenda ASH-së. Tani më sic dihet ai është emëruar i dërguar special për vendet e Gjirit Persik, ndërsa Taravari pyet se cfarë quhet tani Salimi “që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!”. “Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh. Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë… Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë…

Lexo më Shumë

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, përmes një postimi, i është përgjigjur zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili sot deklaroi se Arben Taravari është izoluar në një rreth të ngushtë. Uzairi, në reagimin e tij, i shkruan Fetait se në vend që të merret me debate sterile, më mirë le ta paraqesë rrethin e tij të gjerë – nëse ekziston, shkruan Top24. “Arben Fetai thotë se Arben Taravari është i vetëm, i izoluar në një rreth të ngushtë njerëzish. Le ta paraqesë ai rrethin e gjerë që përmend, nëse ekziston vërtet – me fakte, jo me opinione personale! Sepse…

Lexo më Shumë

Ministrat izraelitë thuhet se kanë paralajmëruar vendet evropiane se çdo njohje e njëanshme e shtetit palestinez mund ta shtyjë Izraelin të ndërmarrë masa të veta të njëanshme, përfshirë edhe aneksimin e mundshëm të pjesëve të Bregut Perëndimor, shkruan “The Times of Israel”. Ministri izraelit për çështje strategjike, Ron Dermer, thuhet se i ka paralajmëruar personalisht ministrin e jashtëm francez Jean-Noël Barrot dhe ministrin e jashtëm britanik David Lammy, se Izraeli mund të reagojë ndaj njohjes së shtetit palestinez me aneksimin e Zonës C të Bregut Perëndimor dhe legalizimin e vendbanimeve të paligjshme, ka raportuar media izraelite “Haaretz”, duke cituar një…

Lexo më Shumë

Sot jemi mbledhur për të shënuar një partneritet dhe jemi këtu për të shprehur mirënjohje. Ta njohim kontributin e një aleati, të një vizioni, të një platforme vlerash që është bërë pjesë e historisë dhe rrugës sonë moderne. Fondacioni Konrad Adenauer, i emërtuar sipas njërit prej burrështetasve më të mëdhenj evropianë të shekullit 20, është ambasador i idesë demokratike. Ai është një dëshmi se vlerat mund të udhëtojnë përtej kufijve, përtej brezave dhe përtej vështirësive — dhe të rrënjosin stabilitet, dialog dhe shpresë, tha kryeministri Hristijan Mickoski sot në pritjen solemne me rastin e shënimit të 25-vjetorit të punës së…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, një nga liderët e Koalicionit VLEN, tha se me largimin e Arben Taravarit nga Qeveria dhe nga Koalicioni VLEN, si ai vetë ashtu edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin Taravari kishte dëshirë të bashkëpunojë, kanë pësuar më shumë dëm sesa përfitim. Sipas Mexhitit, aktualisht Taravari ka tre deputetë, prej të cilëve dy kanë mbetur në VLEN, ndërsa me tre-katër deputetë të Frontit Evropian janë duke u zhvilluar bisedime që të kalojnë në VLEN. “Matematikat që i bënë Ahmeti dhe Taravari në shtëpi, nuk dolën…

Lexo më Shumë