Arben Taravari ka reaguar pasi deputeti Salim Sulejmani, vendosi që të dorëzoj mandatin e deputetit dhe u largua nga të gjitha funksionet partiake brenda ASH-së.
Tani më sic dihet ai është emëruar i dërguar special për vendet e Gjirit Persik, ndërsa Taravari pyet se cfarë quhet tani Salimi “që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!”.
“Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.
Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…
Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:
Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.
Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:
Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!”, ka shkruar Taravari, përcjell SHENJA.
Data 12.11.2026
Aktuale
- 53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasje të shpejtë humanitare në Gaza
- Genc Leka sjell projektin e ri muzikor “Ditëlindja”
- A ka dështuar Dogana apo shteti? Dauti flet për sekuestrimin e e 5 tonëve marihuanë në Serbi
- Mustafa Dauti flet për punësimet dhe nepotizmin në Doganë
- Mevlan Ademi: Takimi me ministrin e Drejtësisë ishte monolog, pa përgjigje konkrete
- Dauti: Bashkëshortja e Taravarit po shkel procedurat ligjore gjatë punësimit
- Studentët nuk e konsiderojnë sukses ligjin për jurisprudencën: “Jemi edhe më keq se në fillim”
- “E vetmja rrugë është protesta”, Hava Nasufi paralajmëron për veprime të reja



