Author: Jeta almakos

Ukraina ka njoftuar se Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një memorandum si një hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshjeje për burimet minerale në Ukrainë, një marrëveshje e promovuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Edhe pse të dy vendet ishin gati në shkurt për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim mbi burimet natyrore, ajo u vonua pasi një takim në Zyrën Ovale midis Trumpit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u shndërrua në një debat, shkruan Reuters. “Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e memorandumit me partnerët tanë amerikanë”, tha Yulia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e ekonomisë e…

Lexo më Shumë

Sulmet intensive të Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës, si dhe mbyllja e portave kufitare që nga 2 marsi, duke parandaluar hyrjen e furnizimeve me ndihma dhe karburantet, kanë thelluar më tej krizën humanitare në rajon, raporton Anadolu. Nën organizim të organizatave humanitare, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore u shpërndanë ushqime të nxehta ndërsa banorët po përballen me një krizë të rëndë humanitare. Ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars, duke prishur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar. Mbi 51.000 palestinezë, shumica prej tyre gra…

Lexo më Shumë

Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar. Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm Haraçina u vërshua nga forca të shumta policore me automjete të rënda, të cilët ishin pozicionuar në vende strategjike. Më vonë policia bëri të ditur se cak i tyre mëngjesin e sotëm në Haraçinë ka qenë një person i cili kërkohej me fletarrest qëndror. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 40 vjeçarin me iniciale A.B. i cili duhet të vuaj denim për dy vepra të kryera penale. MPB “Sot rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative – taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A.B. 40 vjeçar nga Shkupi.…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate thonë se me ditë të tëra LSDM dhe lideri Venko Filipçe po refuzojnë që të përgjigjet për dyshimet se posedojnë “Vizë të Artë” për në Dubai. Ata i drejtohen LSDM-së duke thënë se pasi Zaev po ndërton aty një pallat të lartë, sa milionë euro ka “transferuar” Filipçe në Dubai për të marrë një dokument të tillë, meqënëse siç thanë ata, dihet publikisht se marrja e vizës së artë përfshin investime prej disa milionë eurosh. VMRO-DPMNE “LSDM-ja dhe lideri Venko Filipçe me ditë të tëra refuzojnë të përgjigjen për dyshimet se posedojnë “vizë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri, pas largimit të Taravarit nga VLEN-i. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela. “Po them edhe një herë që janë disa parti politike duke pasur parasysh faktin që në pjesën të koalicionit të BDI-së kanë qenë diku 9 parti politike, disa prej të cilave janë parti individë, disa me dy e me më shumë. Nga gjithë ky…

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, ajo që kemi parë deri më tani nga rrjedha e hetimeve është selektiviteti dhe është kontaminuar nga deklarata dhe veprime të caktuara politike. Për këto arsye do të duhet të bëhet një ndryshim në drejtim të gjetjes dhe dënimit të fajtorëve të vërtetë për tragjedinë në Koçan, theksoi deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në emisionin “Analiza” në “Tv 24”. “Hetimi është kontaminuar më së shumti nga deklaratat politike të ministrit të Brendshëm, i cili përkohësisht mori rolin e kryeprokurorit në vend, dhe natyrisht në ditën e parë nga kryeministri Mickoski, duke vënë në dukje fajtorët, duke mbrojtur, për shembull,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Në fokus të bisedës ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit. Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar përmes një deklarate publike ku shprehet qartë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve politike të fshehta, duke vendosur theksin te transparenca, sinqeriteti dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. “Nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin,” shprehet Shaqiri, duke theksuar se legjitimiteti i vërtetë buron nga qytetari e jo nga pazaret e prapaskenave politike. Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët propozon një model të ri bashkëpunimi në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: lista të veçanta për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar se programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend. “Ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët. Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të…

Lexo më Shumë

Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të kalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Në çdo rast, Kushtetuta duhet të ndryshohet, tha në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES”, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. “Kryeministri (Mickoski) dëshiron një lloj garancie që të mos ketë kushte të reja, sepse rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO ka qenë e vështirë. Unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje midis Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që të mund ta tejkalojmë…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Shpeshherë të gjithë ishin kundër Fejzi Hajdarit dhe gazetës ‘Lajm’. Dhe të gjithë ata, pushtetarë shqiptarë e maqedonas, i tmerronte e vërteta se kishte diçka që kjo gazetë as e shiste, as e blinte: të vërtetën! Dhe pa dyshim se asnjë media tjetër në Maqedoni nuk e ka ecur udhën e mundimshme të cilën gjatë këtyre njëzet viteve e ka ecur kjo gazetë, e cila qëndroi edhe atëherë kur të gjithë mendonin se do bie, se do u nënshtrohet atyre që ishin mësuar të blinin edhe gënjeshtrat për vetveten. Andaj, sot kur gazeta ‘Lajm’ kremton 20 vjetorin e…

Lexo më Shumë