Author: Jeta almakos

Nëpunës të policisë sot në mëngjes në Bogdanci e kanë arrestuar D.J. (26), i cili kërkohej me urdhër arrest në bazë të urdhrit të burgu “Idrizovë” për shkak të arratisjes nga institucioni. Personi ishte dënuar katër vjet dhe nëntë muaj dënim me burg për veprën e kryer penale në bazë të nenit 418 nga Kodi Penal, ndërsa ka pasur që të vuajë edhe tre vjet e një muaj nga dënimi. D.J. ishte dërguar në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Idrizovë për të vuajtur dënimin, njoftoi MPB.

Lexo më Shumë

Shoqata për Edukim Special “Vlera” në bashkëpunim me SHK “Vizion-M” Kumanovë-Likovë organizon seminarin e radhës me temën: Teknologjia dhe spektri i autizmit-zh villimet e reja. Dr. Ümıt Savaş Teşkesen Çregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Mr. Ahmet Y. Hoçaoglu Seminari do të mbahet më 10 shtator me fillim prej orës 10:00 Lokacioni i mbajtjes së seminarit është Ish komiteti komunal-Kumanovë Në trajnim do të shtjellohen temat e mëposhtme: 1. Çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit 2. Çfarë është ADHD? 3. Bazat teorike (përkufizimi, karakteristikat, shkaqet) 4. Vlerësimet e individëve me ADHD, 5. Metodat e ndërhyrjes 6. Një model i programit…

Lexo më Shumë

Me nënshkrimin e kontratës me BMZ, ne po pasurojmë dhe rrisim portofolin e investimeve të huaja në vendin tonë me një investim të ri në një fabrikë për prodhimin e baterive që do të hapë 755 vende të reja pune, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial (DZZHTI), Jovan Despotovski, ndodhet në një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, gjatë së cilës në Frankfurt u nënshkrua marrëveshja me kompaninë gjermane…

Lexo më Shumë

Filiz Ndoci, në të 40-tat, u diagnostikua me kancer të gjirit dhjetorin e vitit të kaluar. Për më shumë se dy dekada ajo është punonjëse shëndetësore në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Por, pasi kishte dëgjuar nga kolegët e saj se në Klinikën e Onkologjisë po vidheshin e po shiteshin terapitë e të sëmurëve me kancer, ajo vendosi që të trajtohej në Turqi e jo në qendrën ku punon. “Që 21 vjet punoj në sistemin shëndetësor. Kam kontribuar për pacientët dhe në fund të mos kesh besim të mjekohesh në shtetin tënd, për mua kjo ndiejnë ishte tmerr”, thotë…

Lexo më Shumë

“Unë si njeri asnjëherë nuk i kam politizuar këto gjëra, sepse është çështje e fateve njerëzore dhe e vuajtjeve që përjetojnë familjet, por nuk mundem si person të mos ju kujtoj ato fushata që ka bërë LSDM në të kaluarën”. Këtë e tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për zhvillimet në Onkologji. “Ju kujtohet rasti i Tamarës së vogël, ju kujtohen rastet me ato stola që duhej të simbolizonin jetët e humbura dhe që u lanë para dyerve të kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ju kujtohen protestat e Revolucioni shumëngjyrësh që abuzoi me jetë…

Lexo më Shumë

Nuk po ndalen reagimet në opinion pas skandalit të fundit që po trondit shëndetësinë në Maqedoninë e Veriut. Informatat shqetësuese për keqpërdorimin e pretenduar të citostatikëve nga mjekët e Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi në Shkup e ngritën në këmbë opinionin vendor. Mjekët e kësaj klinike dyshohet se kanë kryer abuzime që kanë shkelur parimet etike dhe kodin  mjekësor. Familjarët e afërt të pacientëve që trajtoheshin në këtë klinikë janë të shokuar nga pretendimet se pacientët janë trajtuar me tretës ​​fiziologjik në vend të ilaçeve. Në rrjetet sociale është ka reaguar  edhe Dejana Novakoviq. Fëmija i vdiq dhe më poshtë…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Onkologjisë, një motër medicinale ishte zënë duke vjedhur terapi, por pas përjashtimit fillestar, sipas ministrit Fatmir Mexhiti, organet e gjyqësisë dhe prokurorisë e kishin kthyer përsëri në punë dhe ajo përsëri ishte zënë duke vjedhur, pas çka ishte larguar nga puna. Më tej, për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Mexhiti u shpreh se është i nevojshëm hetim i plotë dhe i pavarur dhe se askush nuk guxon t’i mbrojë fajtorët dhe ta manipulojë hetimin. Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë     “Ka një motër medicinale e cila ka qenë e larguar në vitin 2020 për të njejtin rast, ka…

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor ka filluar me mungesë të 34 përqind të librave. Respektivisht nga 126 librat e nevojshme për të gjitha lëndët obligative dhe zgjedhore në arsimin fillorë nëntëvjeçar, mungojnë 43 libra. Nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi theksojnë se këtë vit nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta nuk e kanë asnjë libër të vetme në lëndët obligative. “Nxënësit e klasave të treta e fillojnë vitin shkollor me asnjë libër në të gjitha lëndët obligative. Domethënë librat në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe boshnjake nuk janë gati. Siç shkruan MASH tek tani vijon shtypja, përkthimi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të kompetencave të tyre ligjore, intensivisht ndërmarrin veprime për të hetuar akuzat për vepra të kryera penale në lidhje me trajtimin e pacientëve dhe punës në Klinikën e Onkologjisë, dhe në atë kontekst informojnë se tashmë janë dhënë urdhrat adekuate për analizë të kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike të mara, si dhe se organet hetuese hetojnë të gjithë personat për të cilët kanë njohuri se kanë kryer për veprime të jashtëligjshme. “Në këtë kontekst, informojmë publikun se tashmë janë lëshuar urdhrat përkatës për analizimin e kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike…

Lexo më Shumë

“Aksioni policor në Klinikën e Onkologjisë, sipas të gjithë treguesve, në sipërfaqe do të nxjerrë një skandal me përmasa tragjike. Tashmë është e qartë se kemi shëndetësi të kriminalizuar. Lëvizja Demokratike shpreson se ky skandal me përmasa çnjerëzore nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular në Tetovë, të cilin Drejtësia e mbylli me “dënime” qesharake për të mos thënë absurde. Abuzimet në këtë klinikë tregojnë për neglizhencën e organeve përkatëse, ndonëse qysh më herët ka pasur paralajmërime se në Onkologji njerëzorja ka vdekur, kurse këtë e dëshmojnë keqpërdorimi i terapive dhe tregtia me ilaçet”. “Është…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 29.8.2023. Nga data 5.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 89,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 46,158 (denarë/kilogram).

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka lidhur memorandum për bashkëpunim me Asociacionin për përfshirje sociale evropiane ESI NELIS nga Shkupi. “Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është rritja e mbështetjes për personat e verbër dhe personat me aftësi të kufizuara të shikimit në të gjitha segmentet dhe fazat e procesit zgjedhor gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre zgjedhore, si dhe avancimi i punës së administratës zgjedhore për krijimin e kushteve për ndërtim një sistem zgjedhor gjithëpërfshirës dhe zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve gjithëpërfshirëse”, kumtoi KSHZ-ja. Të dyja palët ranë dakord se do të punojnë bashkërisht për mbështetjen reciproke,…

Lexo më Shumë