Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti!
Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë në vete keni pasur idealin, kombin, atdhedashurinë dhe parimet e Aleancës për Shqiptarët.
Nuk ka ndarje politike që ju ndan juve nga fryma, shpirti dhe ideali ynë i përbashkët, nga familja e shtëpia jonë e përbashkët. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi një, të frymojmë njëjtë e të ndiejmë njëjtë.
Jemi të bindur se, ashtu si ne, edhe ju ndieni dhimbje për këtë katandisje që po i ndodh emrit të shtrenjtë të shtëpisë sonë, mundit tuaj ndër vite dhe sakrificës sonë të përbashkët. Ju jeni më të fuqishëm, më të pastër dhe më të drejtë se çdo gabim, aventurë, apo qëllim i errët i dikujt që u mundua të keqpërdorë sinqeritetin tuaj. Ju për ne e ne për ju jemi më të dashur se egoja e disa individëve që shtëpinë deshën ta bëjnë pazar të interesave të tyre.
Mos lejoni që me fatin tonë të përbashkët, me idealin dhe pastërtinë tonë të bëjnë aventura, eksperimente e të nëpërkëmbin ata që kurrë se ndienë ngrohtësinë e familjes dhe shtëpisë sonë.
Kryetari ynë dhe i juaji, z.Ziadin Sela, kurrë nuk lejoi që anëtarët e ndershëm të Aleancës për Shqiptarët të goditen, nënçmohen, sulmohen e degradohen nga ne, e as dhe nga të tjerët derisa ishim bashkë, por edhe kur u “ndamë”. Jemi të bindur që këtë e keni ndier dhe ai vazhdon të gëzojë respektin e njëjtë edhe te ju.
Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam të ju riktujojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë. Në Aleancë për Shqiptarët, me Ziadin Selën.
Data 28.06.2026
Aktuale
- Dasho Veizaj ngre në KE çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
- Bulevardi i mbushur plot, mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- Ajdini kundër propozim-ligjit për punësimet: Mekanizmi me gjuhën e letërnjoftimit është më i dobët se Balanceri
- Ironia me Diellën/ Publikohet videoja, ministrja e Inteligjencës Artificiale ‘jep dorëheqjen’ para protestuesve: Radha juaj kryeministër
- Reagim i Jeton Shasivarit ndaj Arbër Ademit: Kërmijtë e korrupsionit nuk mund të predikojnë dinjitet
- Muamet Demiri: Ka ardhur koha që Struga të largohet nga emrat e ish-sistemit jugosllav
- Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
- Ademi shpërthen ndaj Jeton Shasivarit: Kërmilli i pushtetit që shkel mbi interesat shqiptare


