Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi sonte në emisionin “360 Gradë” në RTVM se vendosja e pagës minimale duhet të udhëhiqet nga dialogu mes punëdhënësve dhe punëtorëve, ndërsa Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje të arritur mes tyre. Dimitrieska-Koçoska theksoi se, megjithëse paga e asnjë punëtori nuk është kurrë e mjaftueshme dhe gjithmonë duhet të jetë më e lartë, ekzistojnë rregulla ekonomike që duhet të merren parasysh. “Le të ulen dhe të dakordohen mes tyre për atë që punëdhënësit mund të përballojnë, sepse ata janë ata që duhet të paguajnë pagat. Më tregoni, ku në botë shteti i mbulon pagat…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për kontributin e ish-ministrit të Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, në rastin “Alfa”. Sela vlerësoi se Lloga ka vizituar burgjet për të parë nga afër kushtet e të burgosurve dhe ka përpjekur të përmirësojë situatën, duke propozuar edhe një ligj për amnesti, i cili nuk u miratua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja. “Krenar Lloga ka shkuar dhe ka parë kushtet nëpër burgje. Duhet që çdo ministër të vizitojë dhe të shohë se në çfarë situate mizerie trajtohen njerëzit atje. Ai ka propozuar edhe ligjin…
Takim pune në Ambasadë me Presidentin e Dhomës Ekonomike të RMV, z. Branko Azeski, dhe Drejtorin Ekzekutiv, z. Antoni Peshev Bisedë e hapur mbi forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve dhe rolin e Dhomës Ekonomike në afrimin e komuniteteve të biznesit. Diskutuam rëndësinë e infrastrukturës dhe veçanërisht të Korridorit VIII si projekt strategjik që krijon kushte më të mira për tregti, logjistikë dhe ndërlidhje rajonale. Folëm gjithashtu për interesin e kompanive të mëdha për investime në Shqipëri, si dhe për çështje praktike që prekin ekonominë reale: fuqinë punëtore sezonale, turizmin, energjinë dhe bashkëpunimin në shfrytëzimin e burimeve ujore. Dialogu…
Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve DOJSH, e konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë. Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar. “Theksojmë se të punësuarit kanë të drejtë për të drejtat e fituara, të caktuara me marrëveshjet kolektive dhe rritjen e re…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Dubai u takuan me qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe – profesionistë të suksesshëm të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë lokale. Pas takimit, siç informoi Ministria, Mucunski theksoi se qytetarët e Maqedoisë së Veriut në diasporë përfaqësojnë një urë të rëndësishme midis shtetit amë dhe vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare. Në takim u bisedua edhe për…
Hulumtimi i publikuar nga revista Fokus, “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës”, ngre dyshime serioze dhe të argumentuara për lidhje klienteliste, familjare dhe politike në tenderët publikë në Komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës. Sipas këtij hulumtimi, kompani të afërta me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të pushtetit aktual kanë përfituar tenderë publikë në vlerë mbi 6 milionë euro, duke krijuar indicë të qarta për korrupsion, konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Veçanërisht shqetësues është favorizimi i kompanisë “Murana Kompani”, pronë e dajës së kryetarit Bilall Kasami, si…
Pas shpalljes së konkursit për projektet kulturore nga Ministria e Kulturës, ka reagur sot partia opozitare shqiptare, BDI. Me një sëri llogaritjesh të përkthyera në numra dhe përqindje, nga BDI theksojnë se vetëm 13,8 përqindë e mjete janë ndarë për projektet shqiptare, ndërsa 86,2 përqindë janë ndarë për projektet maqedonase. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Nga 220,988,534 denarë të ndarë për kulturë, 30,436,000 denarë u janë ndarë projekteve shqiptare (13.8%), ndërsa 190,552,534 denarë projekteve maqedone (86.2%)”. BDI vlerëson se këto shifra nuk janë gabim administrativ, por dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese transparence, ku kultura shqiptare tolerohet…
Të shtunën u bë i ditur lajmi se 385 studentë shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një peticion me një kërkesë të qartë dhe legjitime që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Kërkesa e studentëve është dërguar tek Ministria e Drejtësisë, Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Mevlan Ademi, ish-kryertar i Parlamentit Studentor, në televizionin Alsat, deklaroi se Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e pranuan peticionin në gjuhën shqipe, pasi kërkuan që i njejti të jetë në gjuhën maqedone. “Tek Agjencioni, tek Inspektorati dhe…
“Si ka mundësi që në shtetin me Safe City, me kamera dhe skanerë në kufij, të kalojnë 5 ton drogë?”. Kështu pyet LSDM opozitare pasi para pak ditësh në Serbi janë sekuestruar 5 ton drogë e cila ishte transportuar nga Maqedonia e Veriut. Ata thonë që për këtë skandal të madh kriminal duhet të ketë përgjegjësi. Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar gjeneral i LSDM-së “A janë të mjaftueshme 5 ton drogë për Prokurorinë që ajo përfundimisht të reagoj? A do të nis hetim për këtë rast apo përsëri do të ketë heshtje për skandalet dhe krimin e Qeverisë? Institucionet nuk mund…
Maqedonia e Veriut ishte e përfshirë në zbulimin e dosjeve që lidhen me miliarderin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, por e gjithë procedura u krye ligjërisht, tha për DW ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksej Duma. Shkencëtarët amerikanë të lidhur me Universitetin e Kolumbias kanë krijuar një bankë të madhe truri njerëzor të destinuar për kërkime mbi vetëvrasjet, skizofreninë dhe çrregullime të tjera psikiatrike. Koleksioni përfshin rreth 1,000 tru – disa nga njerëz që kanë kryer vetëvrasje, dhe disa si mostra kontrolli. Maqedonia përmendet në këtë kontekst, pasi kontribuoi me mostra. Raporti thotë se truri u mor…
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit me iniciale S.D. (23) nga fshati Trabotivishtë i Dellçevës, do të parashtrohet kallëzim adekuat penale”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). “Nëpunësi policor nga Dellçeva, që voziste makinën pa patent shoferi, është arrestuar sot nga kolegët e tij, të Sektorit për Punë të Brendshme”, njofton nëpërmjet kumtesës MPB-ja.
Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka zbuluar lidhjet e afërta të kompanive të ndërtimit me kreun e Tetovës, Bilall Kasami dhe deputetin Adnan Azizi. “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës” është titulluar hulumtimi në të cilin fokus kanë qenë Komuna e Tetovës dhe ajo e Zhelinës dhe tenderët e fituar nga kompanitë e afërta me vlerë mbi 6 milionë euro. Kompania e parë që është favorizuar sipas tyre nga pushteti lokal i Lëvizjes Besa, përkatësisht nga Komuna e Zhelinës është “Murana Kompani” me pronarë Rakip Alii, daja i kreut të Tetovës, Kasami. Për ta…

