Hulumtimi i publikuar nga revista Fokus, “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës”, ngre dyshime serioze dhe të argumentuara për lidhje klienteliste, familjare dhe politike në tenderët publikë në Komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës. Sipas këtij hulumtimi, kompani të afërta me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetin Adnan Azizi dhe funksionarë të tjerë të pushtetit aktual kanë përfituar tenderë publikë në vlerë mbi 6 milionë euro, duke krijuar indicë të qarta për korrupsion, konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Veçanërisht shqetësues është favorizimi i kompanisë “Murana Kompani”, pronë e dajës së kryetarit Bilall Kasami, si dhe lidhjet zinxhirore me kompani partnere që, sipas Fokus, kanë përfituar nga projektet infrastrukturore në dy mandate radhazi. Pikëpyetje serioze ngre edhe mënyra e zhvillimit të procedurave tenderuese, ku nuk është kërkuar përvojë ndërtimore, por vetëm kritere minimale formale, në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme. Në një shtet ligjor, indicët serioze të dokumentuara në media obligojnë veprimin ex officio të Prokurorisë Publike. Heshtja institucionale dhe mungesa e reagimit nga Komuna e Tetovës vetëm sa e thellojnë dyshimin. Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe pa selektivitet politik. Paraja publike nuk është pronë familjare apo partiake. Sundimi i ligjit testohet pikërisht në raste të tilla.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Presidenti i EML-së: “Nuk do t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje, por me fakte dhe burime të verifikueshme”
- Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë u hapën të shtunën në Pekin
- Një zjarr i madh nga Serbia po i afrohet Maqedonisë së Veriut
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë



