Author: Jeta almakos

Komuna e Çairit në facebook profilin e saj ka shprëndar disa fotografu duke shfaqur shqetësim për mbeturinat në rrugicat e kësaj komune. “Ja pamjet nga gjendja momentale në Çair – çdo rrugë dhe rrugicë me shporta mbeturinash të stërmbushura dhe pa asnjë gjurmë pastrimi. Këtë e kemi si “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica. Një bashkëpunim i bazuar jo në interesin e qytetarëve, por në inate dhe kalkulime politike, ku Çairi po përdoret si mjet presioni për llogari të lojërave të tyre politike. As në kohën e KOMUNIZMIT nuk ka ndodhur që Çairi të lihet në mëshirë…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 19 deri më 22 maj 2025, një delegacion i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Konferencën Vjetore të Aleancës Aurora, e cila u mbajt në Paris të Francës. Kjo konferencë mblodhi përfaqësues nga dhjetëra universitete evropiane, anëtarë të Aleancës, për të diskutuar strategjitë e përbashkëta për të ardhmen e arsimit të lartë në Evropë, me fokus të veçantë inovacionin, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e tyre. Universiteti i Tetovës, u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati, udhëheqësja e kabinetit të Rektorit, znj. Valmisa Novi, si dhe udhëheqësi i Zyrës për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Zhelina duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me atë që sot zëvendëskryeministri Nikolloski do ta nënshkruaj marrëveshjen në Londër me Qeverinë Britanike dhe paralajmërimin për ndërtimin e një fakulteti të ri në Shtip, deklaroi: “Sa i përket Marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, ajo nënshkruhet sot. Atje ndodhet një delegacion maqedonas në të cilin janë zëvendëskryeministrat, njëri ministër i transportit, tjetri i mjedisit jetësor, Nikolloski dhe Mexhiti. Atje është edhe ministrja e Arsimit e cila ka një agjendë të vetën për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje. Sot do të…

Lexo më Shumë

Ish ministri i shoqërisë informatike dhe administratës nga radhët e ASH-së, Azir Aliu, ka kritikuar vendimin e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, për ta braktisur qeverinë. Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte në ora 19:00, Aliu komentoi zërat për bashkëpunimin eventual mes Ahmetit dhe Taravarit në zgjedhjet lokale, me çrast tha se është e pamoralshme të bashkëpunojë me BDI-në dikush që 20 vite e ka kritikuar këtë parti. “Jo gjashtë, edhe gjashtëdhjetë nëse t’i jep ndonjë parti politike. Shikoni vetëm si tingëllon fjalia, dmth të marrësh shpërblim gjashtë komuna nga një parti që 22 vjet e ke luftuar.…

Lexo më Shumë

Disa zyrtarë janë arrestuar nga Shërbimet Administrative të Ministrisë së Brendshme sepse kanë lëshuar certifikata dhe dokumente për qëndrim në Maqedoni pa kryer kontrollet e kërkuara ligjërisht, dhe për këtë kanë marrë ryshfete nga qindra eurosh secili, shkruan TV21. Të huajt mund të qëndrojnë në Maqedoni jo më shumë se 3 muaj, ose 90 ditë, dhe nëse e tejkalojnë këtë periudhë, dëbohen nga vendi. Megjithatë, me një dokument për qëndrim, të huajt mund të qëndrojnë në Maqedoni për një periudhë më të gjatë, ligjërisht, dhe të kryejnë aktivitetet për të cilat kanë marrë dokumentin e qëndrimit (studim, punë dhe aktivitete…

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka riafirmuar qëllimin e qeverisjes së tij për të ripushtuar plotësisht Rripin e Gazës dhe ka hedhur poshtë çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në vazhdim, transmeton Anadolu. “Sigurisht se ka 20 pengje ende gjallë në Gaza dhe deri në 38 të tjerë besohet se janë vrarë”, tha Netanyahu gjatë një konference për media në zyrën e tij në Kudsin Perëndimor. Ndërkohë, më shumë se 10.100 palestinezë mbeten të burgosur në Izrael në kushte, siç përshkruhen nga grupet e të drejtave palestineze dhe izraelite, të përfshirë në torturë, uri dhe neglizhencë mjekësore. Netanyahu tha se…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud, transmeton Anadolu. Në rrjetet sociale, ministri Mucunski tha se në bisedën telefonike ka “riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe” “Theksova vendimin tonë për të hapur një ambasadë në Riad, një hap që e shohim si katalizator për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski. Ai po ashtu tha se ministri Al Saud përshëndeti vendimin dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka qenë pjesë e hapjes së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë. Durmishi ka shkruar se përfaqësimi diplomatik është urë bashkëpunimi mes shteteve dhe shprehje e vullnetit për fqinjësi të mirë, zhvillim dhe stabilitet rajonal. “Hapja e ambasadave përfaqëson vullnetin për marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë. Ato janë ura konkrete për ndërlidhje mes institucioneve dhe qytetarëve, dhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve rajonale në frymën e respektit të ndërsjellë”, tha Durmishi.

Lexo më Shumë

Bekim Rexhepi Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes së Ohrit dhe një shtyllë kryesore plarformës politike të BDI-së. Por barazia nuk nënkupton vetëm pjesëmarrje numerike në institucione siç është tani në këtë Qeveri jolegjitime ( pa legjitimitet etnik); ajo kërkon akses të barabartë në vendimmarrje, në burime shtetërore dhe në ndikim strategjik. BDI ka siguruar poste ministrore, drejtori dhe funksione të tjera të rëndësishme në shtet. Por pyetja që ngrihet është. Shpesh, shqiptarët ndihen të përjashtuar nga formulimi i politikave madhore, veçanërisht në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe diplomacisë. Rrjedhimisht, barazia në pushtet shpesh mbetet simbolike, e…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski konfirmoi sot në Londër se Maqedonia do të marrë pesë miliardë paund (rreth gjashtë miliardë euro) nga Mbretëria e Bashkuar për të financuar projekte të rëndësishme. Takimi me përfaqësuesit britanikë të Ministrisë së Financave ishte vendimtar dhe paratë do të ndahen për projekte në transport, shëndetësi, arsim, energji, teknologji dhe mbrojtje të mjedisit. Nikolloski theksoi tre projekte kryesore: ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë në Korridorin 10 (Tabanovcë-Gjevgjeli), spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip, dhe një fakultet mjekësor me një konvikt studentor në Shtip. Pas nënshkrimit të marrëveshjes “qeveri me…

Lexo më Shumë

Delegacionet nga Turqia dhe SHBA-ja diskutuan “prioritetet e përbashkëta” në Siri në bisedimet e së martës, u njoftua në një deklaratë të përbashkët të palëve, transmeton Anadolu. SHBA-ja priti Turqinë për një raund të ri të Grupit të Punës për Sirinë në Washington, ku delegacioni turk u drejtua nga zëvendësministri i Jashtëm Nuh Yilmaz dhe pala amerikane nga zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau. Ambasadori turk në SHBA Sedat Onal dhe ambasadori i SHBA-së në Turqi Thomas Barrack ishin të pranishëm në bisedime. Turqia dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin mbi stabilitetin dhe sigurinë në Siri,…

Lexo më Shumë

Një aeroplan luftarak izraelit shënjestroi një shtëpi në pjesën qendrore të Gazës, duke çuar në viktima dhe lëndime të shumta në mesin e civilëve. Sipas burimeve lokale, Izraeli goditi shtëpinë e familjes al-Kahlut në Deir al-Balah. Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u transportuan në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në qytet, ku u konfirmua se një nga të vrarët ishte një foshnjë e porsalindur vetëm njëditëshe. Të dielën, ushtria izraelite njoftoi fillimin e një ofensive të gjerë tokësore në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite ka zhvilluar një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë gati 53.500…

Lexo më Shumë