Author: Jeta almakos

Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së sotme kanë kapur mbi 295 mijë euro në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, respektivisht në pikën Han i Elezit (Bllacë), përcjell TV21. Dogana e Kosovës nuk ka dhënë informacione për shtetësinë e personit tek i cili u gjetën paratë, apo për përkatësinë e targave. “Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një…

Lexo më Shumë

Gabimet e evidentuara në Librin e Gjeografisë për klasën e shtatë me mësim në gjuhën shqipe janë përmirësuar dhe kjo tashmë është punë e kryer. Kjo është bërë falë angazhimit dhe insistimit të VLEN dhe reagimit të shpejtë të zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Lulzim Aliu i cili duke reaguar publikisht theksoi se çështja e teksteve shkollore do të ketë zgjidhje të menjëhershme. Me verifikimin e menjëhershëm dhe korrigjimin pa vonesë të gabimeve, VLEN tregon se përgjegjësia institucionale është standardi ynë. Nuk është më si në të kaluarën kur nuk kishte zgjidhje materiali shkollor. Këtë e kemi…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dënon sulmin e mbrëmshme në studion e “Infomax-it” dhe çdo përpjekje me forcë për të kërcënuar sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. “Incidente të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për vlerat themelore demokratike që duhet të mbrohen dhe promovohen. Liria e medias, e drejta për informacion dhe puna e pavarur e gazetarëve janë parime themelore për të cilat ne si parti jemi mbështetur gjithmonë. Pavarësisht dallimeve në pikëpamje ose politika editoriale, çdo media duhet të veprojë në një mjedis që garanton siguri, dinjitet dhe respekt. Ne mirëpresim ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të policisë dhe presim…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka mbajtur sot konferencën e parë për media nga marrja e detyrës së tij  për të udhëhequr me këtë komunë. Ai tha se borxhi i komunës momentalisht është 3 milionë euro, ndërsa Elmazi prezantoi edhe borxhet që komuna ka pasur nën udhëheqjen e menaxhmentit të kaluar. MUHAMET ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT  “Nga të dhënat e dalura nga dita e sotit , mund të themi lirishtë se borxhi i komunës së Sarajit, flasë si komunë, nga të dhënat e reja të azhoruara është 3 milion euro. Borxhi i ndërmarrjes publike,…

Lexo më Shumë

Dihet se për çfarë do të japin përgjegjësi (llogari) 2 çobaneshat e lopëve dhe babai i tyre nga Kriva Paklanka. Babai akuzohet gjithashtu për rrezikim të sigurisë së të pranishmëve… Prokuroria Themelore Publike e Kriva Pallankës ka ngritur padi penale kundër babait dhe dy vajzave, pronarë të më shumë se 500 lopëve, për veprën penale “Pengim të personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “, lidhur me incidentin që ndodhi më 2 dhjetor, në qytetin Samokov, pranë fshatit Luke. Të pandehurit gjatë këtij rasti (incidenti) nuk kishin lejuar të punësuarit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, t’ua konfiskonin bagëtitë, pas…

Lexo më Shumë

Pa zyrtarizimit të kandidaturës së Nevzat Bejtës për kandidat të VLEN-it për Gostivarin për zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe Arben Taravari. Ai me një postim të shkurt në rrjetin social facebook shkruan: “Nëse do të duhej vleni në tërësi të identifikohet me një person, pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta!” Kujtojmë se AKI në Gostivar do të garojë me Valbon Limanin i cili fitoi zgjedhjet por nuk u arrit censusi i nevojshëm. Kësisojë zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 11 janar.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Kryetari ai bëri të ditur se në vendbanimin Vizbeg po zhvillohen punime intensive për asfaltimin e disa rrugëve. Sipas tij, ofensiva ndërtimore po realizohet me dinamikë të fuqishme dhe do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të komunës që janë përfshirë në projektin e gjerë të rikonstruksionit rrugor. Komuna e Butelit ka planifikuar asfaltimin dhe rehabilitimin e gjithsej 70 rrugëve, me një investim prej 150 milionë denarësh. Postimi i plotë i Kostovskit: Vazhdojmë me…

Lexo më Shumë

Tifo-grupi i KF Shkupit “Shvercerat” kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se “kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare”. “Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo…

Lexo më Shumë

Duke folur për protestën që do të mbahet në Shkup më 13 dhjetori kundër Gjykatës Speciale të Hagës, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se përgatitjet për këtë protestë janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat dhe komptentenca. “MPB po merr masat e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe për të ruajtur besoj sigurinë publike. Besoj se gjitha kushtet janë pjekura që kjo protestë të kaloj në mënyrë sa më të mirë”, tha zv/ministri Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”. Sa i përket veteranëve të UCK-së, të cilët do të vijnë atë ditë në protestë…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Limani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike, ku – siç tha ai – qytetarët do ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik. Limani njoftoi se kjo fushatë do të jetë më ndryshe nga herët tjera: pa tubime të mëdha, duke u fokusuar tek komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, në terren. I pyetur për faktin se koalicioni VLEN ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Pas disa muajve hetime, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se sot në mëngjes u kryen bastisje në fshatrat Brezë, Inxhikovë, Haraçinë dhe lagjet Hasanbeg dhe Çair në Shkup, 12 persona u ndaluan nën dyshimin për “Shoqërim kriminal” dhe “Tregtim të paautorizuar me armë dhe eksplozivë”, ndërsa një tjetër dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të drogës. Nga Prokuroria thonë se dyshohet se në periudhën nga prilli 2025 deri në dhjetor 2025 ata krijuan dhe u bënë anëtarë të një organizate kriminale të organizuar për të kryer krime të dënueshme me të paktën tre vjet burgim. “I…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe  vazhdon të insistojë për marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe për migrantët. Ai tha se  do të dorëzojë një rezolutë në Kuvend, me të cilën do të parandalohej sjellja e migrantëve. Sipas Filipçes, LSDM-ja nuk gënjen, por VMRO-DPMNE-ja është ajo që gënjen. Ai theksoi se planifikojnë edhe një protestë të madhe mbarëpopullore. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Nga Kuvendi do të kërkojmë që të miratohet një rezolutë për ta ndalur këtë. Nëse rezoluta nuk pranohet, një nga mënyrat për të luftuar është të bëjmë thirrje për një protestë të madhe popullore,…

Lexo më Shumë