“Deri tani, nuk janë vërejtur sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat e grumbulluara në Shkup, por duhet të tregohet kujdes i veçantë gjatë kësaj periudhe, derisa të pastrohen mbeturinat”, tha doktor Dragan Kocinski, epidemiolog, drejtues i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. “Rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht kur hidhni mbeturinat. Dorezat janë ende një mundësi kur hidhni mbeturinat. Dezinfektimi i duarve, hedhja e mbeturinave në një zonë të caktuar. Mos krijimi i deponive të paligjshme. Dhe kjo do të parandalojë edhe përhapjen e këtyre sëmundjeve. Sigurisht, ka edhe një apel drejtuar autoriteteve, atyre që janë përgjegjës…
Author: Jeta almakos
Nga 15 nëntori 2025, të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë do të duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore të detyrueshme. Mosrespektimi i rregullave sjell gjobë prej 45 eurosh dhe 25 pikë negative për vozitësin. Automjetet deri në 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm. Si alternativë, ato mund të përdorin goma me profil veror në të katër rrotat thellësia e shkelës sipas perimetrit dhe gjerësia prej të paktën 4 milimetra nëse automjeti ka zinxhirë për borë me madhësi të duhur për madhësinë e rrotave ose…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për shkak të rritjes së numrit të raportimeve nga kolegë gazetarë dhe media për sulme online dhe përhapje të komenteve fyese, diskredituese dhe të pahijshme – përfshirë edhe nga funksionarë publikë dhe përfaqësues politikë – gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Shembulli i fundit i tillë është rasti me kolegun Mefail Ismaili dhe portalin ORA24, të cilët u bënë objekt i SHGM rikujton se sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, e rrezikojnë të drejtën e publikut për të marrë informacione të sakta, të përkohshme dhe të verifikuara. Në…
Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sot vizituan Strugën, ku dhanë mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra. Mickoski tha se nuk pret befasi në Strugë, respektivisht se është i bindur për fitoren e Qyrës. “Mendoj se këtu është më se e qartë puna, se z.Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Strugës. Folëm për prioritetet. Kështu që mbështetja jonë, mbështetja ime personale është që kjo mundësi të konfirmohet. Kështu që ja, nuk pres që të ketë befasi të tjera në suaza të votimeve”, theksi Mickoski.
Afrimi i datës së zgjedhjeve rrit tensionet mes kandidatëve që do të përballen të dielen në balotazh për Komunën e Strugës. Këtë herë shkak i përplasjeve ka qenë ndalja e veturës së kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga ana e njësitit special të policisë. Pas kësaj ngjarje, Sela ka reaguar menjëherë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar ndalimin si një “tentim qyqar dhe të kotë”. Ai tha se veprime të tilla nuk do ta frikësojnë as atë dhe as qytetarët shqiptarë të cilët janë reshtuar krah kandidatit Arsim Dalipi. ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-SË…
Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të bëhet më i shtrenjtë. Deri tani ky çmim për kategorinë “B”, për pjesën praktike dhe teorike, ka qenë 24,500 denarë ndërkaq tani e njejta do të kushtojë 33.000 denarë. Përfaqësuesit e autoshkollave thanë se një rritje e tillë ka qenë e nevojshme kohë më parë, sepse siç thonë ata, së fundmi janë rritur çmimet e derivateve dhe pagat e të punësuarve. Në një kohë kur qytetarët e vendit ballafaqohen me çmime në rritje të pandërprerë, paga që mezi i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë dhe një standard jetese që po…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sonte theksoi se me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti është mbajtur ngjarje, në të cilën edhe njëherë është konfirmuar bashkëpunimi për rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale për kryeqytetin. “Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe! Sonte, me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet mexhiti, u mbajt ngjarje e fuqishme dhe bashkuese në të cilën edhe njëherë e konfirmuam bashkëpunimin tonë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit”, kumtoi Gjorgjievski në Fejsbuk.
“Lukoil” mori ofertë për blerje të pasurive të tij ndërkombëtare, njoftoi faqja e internetit lukoil.com. Kushtet kyçe të marrëveshjes ishin paraprakisht të rëna dakord nga palët. Nga ana e tij, Lukoil pranoi ofertën, duke u angazhuar të mos negociojë me blerës të tjerë potencialë. “Gunvor Group” është e regjistruar në Zvicër dhe u themelua nga suedezi Torbjorn Tornkvist dhe oligarku rus Genadi Timçenko, afër Kremlinit. Timçenko është në listën e sanksioneve të SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Kanadasë, Japonisë dhe Australisë. Një ditë para hyrjes në fuqi të sanksioneve të SHBA-së ndaj Timçenkos në vitin 2014, ai ia shiti…
Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, iu drejtuar atyre që, sipas tij, janë në frikë dhe nën presion në punë, institucione, administratë dhe biznese. U tha se e di shumë mirë nëpër çfarë po kalojnë, që u kërkohet të heshtin dhe të mos deklarohen, por i siguroi se i mbron dhe është me ta dhe u kërkoi që të durojnë edhe disa ditë. “Unë jam me ju dhe ju premtoj se siç po qëndroni sot në heshtje dhe me dinjitet, shumë shpejt do të qëndroni krenar…
Izet Mexhiti nuk ka mohuar që politikanë nga AKI-ja të bëhen pjesë e Qeverisë. Siç tha Mexhiti, po komunikojnë dhe se skena politike është përzier. Siç thotë, pati shumë turbulenca deri në krijimin e dy taboreve. “Nuk e mohoj. Mund të edhe të jetë”. A ka ndonjë bisedë? “Komunikojmë. Skena politike aq shumë është përzier, shumë turbulenca janë bo derisa janë përpilu dy tabora. Edhe mendoj që do ketë ende turbulenca”, tha Mexhiti.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas deklaratave të Izet Mexhitit nga VLEN-i, duke i cilësuar si të ngatërruara dhe të pavërteta. Sela thekson se çdoherë ka vepruar në mënyrë të ndershme për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, dhe jo për privilegje pushteti. “Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO,” shkruan Sela, duke i vënë kufijtë qartë çdo pretendimi të Mexhitit. Ai shton se matjet e arritjeve politike i bën mbi bazën e kontributit për barazinë e…
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Kërçovën Aleksandar Jovanovski thotë se komuna meriton të drejtohet nga një kryetar i ndershëm dhe që do të sakrifikojë për qytetin. Ai beson se është zgjedhja me e mirë për të realizuar të gjitha projektet e rëndësishme për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja qëndroi përsëri në Kërçovë për të kërkuar votën në rrethin e dytë më 2 nëntor. “Të gjithë ata që nuk besojnë, të gjithë ata që kanë dyshime akoma, të gjithë ata që mendojnë se nuk është e mundur të fitojmë, le të mendojnë sërish. Le të shohin se në cilën mënyrë mendon populli ynë. Fëmijët tanë…

