Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, doli me akuza ndaj opozitës LSDM dhe kryetarit të partisë, Venko Filipçe, duke pretenduar se ata kanë standarde të dyfishta sa i përket politikës ndaj migrantëve. Sipas Petrushevskit, katër vite më parë Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ishte e gatshme të pranonte migrantë në Maqedoni, ndërsa sot Filipçe është kundër migrantëve të supozuar. Petrushevksi theksoi se VMRO-DPMNE, si atëher ashtu edhe tani, ndjek dhe do te vazhdojë të ndjek politikë antimigrante, duke shtuar se historia dhe lajmet e rreme te krijuara nga LSDM po bien poshtë. BRANE PETRUSHEVKSI DEPUTET I VMRO-SË “Ja, tashmë dy…
Author: Jeta almakos
Ali Ahmeti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetar i BDI-së, mori pjesë në tubimin protestues të organizuar në Shkup nga Organizata e Veteranëve, ku qytetarët shprehën mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti falënderoi Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe NATO-n për mbështetjen e dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, sipas tij, ndihmoi në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Jemi mbledhur sot në sheshin ‘Skenderbe’, një vend historik për kufijtë e Evropës, për të mos lejuar asnjë pushtim të saj. Jemi pranë vendeve ku vepruan figura të shquara të…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe veteran i UÇK-së, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se nëse në krye të LSDM-së do të vinte një lider si Stevo Pendarovski, kjo parti do të shkëpuste 100 mijë votues nga elektorati shqiptarë që do të rreshtoheshin në krah të ish-presidentit. “Neve njëherë na ka rrëshqitur elektorati te LSDM-ja. 60 mijë shkuan. Ata nuk shkuan kot, por sepse kishin dëshpërim. Me sjell LSDM-ja ndonjë lider kosmopolit, për shembull me sjell Pendarovskin 100 mijë mund të na shkojnë andej. Ata shkojnë më fajin tonë”, u shpreh Matoshi në podcastin “Rishtazi” të gazetës KOHA .
Qenal Krosi është zv/drejtori Gjeneral i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ai sot e mori edhe zyrtarisht këtë detyrë. Statusi i Krosit: E falënderoj koalicionin VLEN për besimin, veçanërisht kryetarin e deritanishëm të Alternativës, z. Zeqirija Ibrahim, si dhe kryetarin aktual, z. Bekim Sali, por edhe kolegët e degës e Sarajit për mbështetjen. Me këtë rast u mirëprita nga drejtoresha dhe i shpreha gatishmërinë time për të dhënë kontribut profesional në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët. Në fund theksova se do të vë në funksion të plotë kapacitetin tim profesional për një qasje të…
Komiteti për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve të rënda (KHAAIR) ka filluar hetimin pas rrëzimit të aeroplanit sportiV sot në Liqenin e Mavrovës. Kryetari i KHAAIR-së, Marjan Përposki, për MIA-n deklaroi se ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën. Përposki tha se sot në orën 12:30 kanë marrë infomacion se një aeroplan i vogël sportiv i tipit Pajper 28 ka ateruar në Liqenin e Mavrovës. “Ekipi i KHAAIR-it menjëherë doli në terren dhe filloi me hetimet. Aeroplani është në pronësi private dhe ka regjistrim amerikan, ndërsa ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Përposki…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot ka nisur furnizimi publik për projektimin dhe montimin e Luna parkut të ri, një projekt që pritet të shënojë një fazë të re në transformimin urban të kryeqytetit. Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, ky hap madhor do të sjellë atraksione moderne, qasje të plotë dhe përmbajtje të reja për të gjitha gjeneratat. Në hapësirën prej 84.000 metrash katrorë, parashihet krijimi i një zone tërësisht të re rekreative dhe argëtuese, e cila do t’i japë qytetit një dimension të ri turizmi dhe gjallërie. Gjorgjievski theksoi se Luna parku do të…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon një zënkë të ashpër mes dy grupeve të nxënësve në shkollën fillore “Dituria”. Në reagimin e tij, Elmazi shprehu keqardhje të thellë për incidentin, duke e cilësuar ngjarjen shqetësuese dhe të papranueshme. Ai bëri të ditur se rasti është paraqitur menjëherë në organet kompetente dhe se institucionet përgjegjëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore për të garantuar përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve. Elmazi njoftoi gjithashtu se komuna ka ndërmarrë masa shtesë për rritjen e kontrollit dhe sigurisë në të gjitha shkollat e Sarajit, në…
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi të mëdha në punën e Lotarisë Shtetërore gjatë vitit 2024 derisa me institucionin ka udhëhequr Përparim Bajrami. Siç mëson Alsat, revizorët kanë gjetur mbi 70 persona që kanë marrë rrogë pa shkuar në punë dhe pa kryer detyrat përkatëse. Plotësisht, revizorët kanë gjetur edhe udhëtime fiktive jashtë shtetit, nuk ka evidencë apo prova se persona të caktuar kanë shkuar në udhëtime zyrtare, për çka janë shpenzuar mjete financiare. Parregullsi, janë konstatuar edhe në procedurat për furnizime publike, ndërsa në vlerësimin e përgjithshëm, revizorët kanë dhënë mendim negativ për raportet financiare. Raporti i detajuar…
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në zgjedhjet e 11 janarit në Komunën e Vrapçishtit do ta përkrah kandidaturën e Zuli Demirit. Partia e Selës fton anëtarësinë e saj të përkrah Demirin në zgjedhjet në Vrapçisht, në të cilat nuk u arrit censusi në zgjedhjet e rregullta. “Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, në zgjedhjet e 11 Janarit. Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të…
Koalicioni VLEN do të mbështesë Zulhajrat Demiri i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Komunën e Vrapçishtit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit. “Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, do të ketë mbështetjen e plotë të koalicionit në këtë proces zgjedhor”, thonë nga Koalicioni VLEN. Kujtojmë se më 11 janar do të përseriten zgjedhjet në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtiti, Mavrovë-Rostushë pasi që nuk u arrit censusi. Kujtojmë se sot nga koalicioni VLEN në garën për…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë përgjigje zyrtare për Dukagjinin lidhur me protestën e paralajmëruar të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup. Në përgjigjen e dërguar nga MPB, institucioni sqaron se formimi i Shtabit Operativ nuk është një masë e jashtëzakonshme, por një procedurë standarde që zbatohet për çdo tubim publik të shkallës së gjerë. Sipas tyre, të gjitha masat e nevojshme do të zbatohen sipas ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar një protestë të sigurt dhe pa incidente. “Lidhur me kërkesën Tuaj,…
Partia Levica kërkon marrjen e imunitetit deputetit të VMRO-DPMNE-së Mitko Jançev, për shkak se dyshohet të jetë i përfshirë në një aksident trafiku dhe kundër tij rëndojnë vepra të rënda penale. Në një letër që i është dërguar kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nga prindërit e një vajze 13 vjeçare, tregojnë se vetura e deputetit Minçev në Ilinden është përplasur me një moped. Ata thonë se nga aksidenti vajza e tyre Anastasija Todorovska dhe 13 vjeçari, drejtues i mopedit kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 13 vjeçari, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra. Deputeti Mitko Jançev është privuar nga…

