Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa.
Sipas tyre ai është arrestuar për mitmarrje, në tentim për të ndikuar tek një gjykatës.
“Gjatë periudhës nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të shfrytëzuar ndikimin e tij real, me qëllim që të ndërhyjë te një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Shkup dhe, përmes ryshfetit ndaj gjyqtarit, të ndikojë në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk do të duhej të kryhej.
Fillimisht, i dyshuari ka kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të caktuar ndaj një personi i cili është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për vepra penale kundër financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisë. Më 06.10.2025, ai ka pranuar një pjesë të shumës së kërkuar, konkretisht 30.000 euro, të cilat i janë dorëzuar nga motra e personit në arrati. Më 13.12.2025, ai ka kërkuar dhe pranuar drejtpërdrejt edhe 20.000 euro të tjera, si pjesë e ryshfetit që kishte kërkuar për t’ia dhënë gjyqtarit. Pas pranimit të parave ai është ndaluar dhe tek ai janë gjetur paratë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Saranda Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Krenar Llogës: Pse nuk e proceduat ligjin kur e kishit mundësinë?
- Lloga për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!
- Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për energjinë elektrike në COP31
- Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister ngre shqetësimin për situatën në Shqipëri: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit!
- ZNAM mesazh VLEN-it: Para se të shpallni fitore historike priteni mendimin e Komisionit të Venecias
- Maksim Dimitrievski mes konceptit qytetar e retorikës kundër çështjeve shqiptare
- Logos-A sjell librin “Islami, Iluminizmi dhe e Ardhmja” nga mendimtari turk İbrahim Kalın
- Flora Kadriu zgjidhet kryetare e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi



