Dihet se për çfarë do të japin përgjegjësi (llogari) 2 çobaneshat e lopëve dhe babai i tyre nga Kriva Paklanka. Babai akuzohet gjithashtu për rrezikim të sigurisë së të pranishmëve…
Prokuroria Themelore Publike e Kriva Pallankës ka ngritur padi penale kundër babait dhe dy vajzave, pronarë të më shumë se 500 lopëve, për veprën penale “Pengim të personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “, lidhur me incidentin që ndodhi më 2 dhjetor, në qytetin Samokov, pranë fshatit Luke. Të pandehurit gjatë këtij rasti (incidenti) nuk kishin lejuar të punësuarit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, t’ua konfiskonin bagëtitë, pas një vendimi gjyqësor të detyrueshëm ligjërisht.
Babai akuzohet për rrezikim të sigurisë së kalimtarëve duke bërë kërcënime serioze, ndërsa njëra nga vajzat akuzohet për sulm ndaj policit, të cilin e kishin thirrë për ndihmë. Vajza me këtë rast, policit ia kishte gërvishtur fytyrën me thon jë. Veprimet e të pandehurve i penguan policët të kryenin detyrën zyrtare”, thuhet nga Prokuroria.
Të tre të pandehurit (baba me dy vajzat) u lanë në paraburgim, ndërkohë që po grumbullohen provat.
(plusinfo)
Data 11.11.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | “Habibi, call me senator”: Fitorja që tronditi AIPAC-un sionist
- NASA investon 500 mijë dollarë për motorët elektrikë të raketave
- Rënia e çmimeve të naftës: Një shpresë për konsumatorët në Kosovë
- “Top 100” – OEMVP shpall kompanitë më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut
- Monika Kryemadhi, mbështetësja më e madhe e nuses së saj! Kanita merr aprovimin e vjehrrës për projektin e ri
- Duhet larguar Rama’/ Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzon propagandën! Brukseli kërkon zgjedhje të lira
- VLEN: Mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve të dhëna para qytetarëve
- U gjobit me rreth 5 mijë euro për protestën kundër Edi Ramës, por shqiptarët i dhuruan mbi 100 mijë euro pasi mësuan për gjendjen e tij të rëndë ekonomike!



