Kreu i Lidhjes Socialdemokrate Venko Filipçe ka kërkuar që qytetarët të mobilizohen dhe ta ngrenë zërin kundër marrëveshjes eventuale për pranim të migrantëve të bërë nga Qeveria. Në konferencën e sotme kreu i opozitës ka paraljmëruar peticion online kundër kësaj marrëveshje dhe ka deklaruar se do të marrin edhe masa tjera nëse kjo nuk është e mjaftueshme. VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-SË “Pas peticionit online, do të pasojnë hapa të tjerë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë të ruajmë qytetërimin, sigurinë dhe të ardhmen e Maqedonisë. Nëse qeveria e injoron këtë hap, do të pasojnë hapa…
Author: Jeta almakos
Në Ministrinë e Arsimit është ngritur shqetësimi për gabimet e evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e 7-të. Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, ka reaguar publikisht duke theksuar se çështja e teksteve shkollore trajtohet me seriozitet maksimal. “Fëmijët tanë meritojnë libra të saktë, profesional dhe të përditësuara sipas standardeve bashkëkohore”, ka deklaruar Aliu. Ai ka sqaruar se hartimi, vlerësimi dhe miratimi i teksteve shkollore është kompetencë profesionale e komisioneve dhe ekipeve të ekspertëve të angazhuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tij, gabimi i evidentuar duket të jetë një gabim teknik në përkthim gjatë procesit të përpilimit apo…
Deri sa unë jam kryetar i kësaj qeverie, nuk do të “mbijë” asnjë tendë ku do të vendosen emigrantë ilegalë dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant ilegal, përkundrazi, do ta ashpërsojmë luftën tonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar akuzat e opozitës për plan mbi pranimin e emigrantëve nga Britania, përcjell TV21. Mickoski tha se qeveria planifikon sistem për monitorim të kufijve, me qëllim parandalimin e emigrimit ilegal. “Po, ne mund të them se ashpër do të kundërshtojmë kundër emigrimit ilegal, në këtë drejtim do të zhvillojmë projekt, siç është “Safe City”, tani do të jetë “Safe Country”, me…
Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë goditi brigjet veriore të Japonisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke e shtyrë Tokion të lëshojë paralajmërim për cunami dhe t’u kërkojë njerëzve të kërkojnë siguri, transmeton Anadolu. Tërmeti u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes dhe u mat në një thellësi prej 53,1 kilometrash larg brigjeve të prefekturës veriore Aomori, tha USGS-ja. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, intensiteti i tërmetit ishte mbi nivelin 6 në shkallën e brendshme japoneze të matjes nga 0 në 7. Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për prefekturat Aomori, Iwate dhe Hokkaido, si dhe një këshillim…
Paga minimale do të rritet në afër 26 mijë denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Rritja eventuale e kësaj shume mund të ndodh në fund të vitit nëse ka marrëveshje midis punëdhënësve, sindikatave dhe qeverisë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore përkrah rritjen e pagës minimale me lehtësime fiskale, ndërsa Konfedarata e Biznesit është pro me kusht që të merren parasysh përjashtime të caktuara. Mbetet të shikohet deri në fund të vitit se sa Lidhja e Sindikatave do të jetë më afër arritjes së qëllimit të saj. Dilema do të sqarohet pas takimit të Këshillit Ekonomik dhe Social, i cili…
Koalicioni VLEN garanton ish-ushtarët e UÇK-së se nuk do të arrestohen mbi bazën e fletëarresteve të Serbisë, në rast të pjesëmarrjes së tyre në protestën e së shtunës në Shkup, në mbështetje të krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë. “Ashtu si edhe në të kaluarën, kur qeveria jonë nuk ka lejuar që të nëpërkëmben ish ushtarët e UÇK-së, ne mbetemi të përkushtuar në këtë, gjithsesi duke shpresuar se organizatorët e kësaj proteste, partia e dëshpëruar opozitare BDI dhe lideri i saj i mërzitur nga humbja, të mos e shfrytëzojnë emocionin e popullit për lavdinë e UÇK-së për ta kthyer…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, sot ka paraqitur akuza serioze në lidhje me, siç e quajti ajo, “skandalin me kompaninë familjare” të lidhur me Ivica Tomovskin, drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Kuzeska tha se një kompani në të cilën marrin pjesë të afërm të Tomovskit ka fituar gjithsej 161 tenderë në vlerë prej rreth 5.3 milionë euro. Kuzeska pretendon se Tomovski po përpiqet të distancohet nga kompania, edhe pse, siç theksoi ajo, në të janë të përfshirë babai i tij Vitomir, i afërmi i tij Kutanovski, dhëndri dhe nipi. Ajo shtoi se si…
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike. “Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë. Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7.107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisnin. Nga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike. “Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendrës dhe “Bit Pazarit”, në hyrje të “Bit Pazarit” , gjetën 7.107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara.
Vajza e Donald Trump dhe gruaja e Jared Kushner, një nga investitorët në ishullin e Sazanit ka ndarë në media sociale kërkimet që ajo po bën rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram vajza e presidentit amerikan shfaqen 3 libra: ‘Albania: From Anarchy to Balkan Identity’ nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, ‘The Albanians: A modern history’ po nga Miranda Vickers dhe ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare. Poshtë 3 librave Ivanka ka shkruar: ‘Kërkim!’.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton gjatë Forumit të Dohas 2025. Gashi tha se gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar dhe shtoi se “marrëdhëniet miqësore me SHBA-në mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit” “Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve.…
Koalicioni VLEN përmes një njoftimi për media thonë se rritja prej 3.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e tretë, publikuar nga Enti shtetëror i statistikës, është tregues i rëndësishëm se ekonomia e vendit është duke u konsoliduar dhe po lëviz në drejtimin e duhur. “Kjo rritje e vendos vendin mes ekonomive që ka performancë të mirë dhe pasqyron qartë ndikimin pozitiv të politikave të orientuara drejt stabilitetit ekonomik, nxitjes së investimeve dhe zgjerimit të mundësive për punësim.VLEN e sheh qartë se këto rezultate lidhen me punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, nën drejtimin e ministrit Besar…

