Author: Jeta almakos

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet saktësisht pas një jave, më 2 nëntor. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), rrethi i dytë do të zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Kundërkandidatët për postet e kryetarëve të komunave pritet ta intensifikojnë këtë javë fushatën e tyre me tubime dhe takime me qytetarët. Këtë javë pritet të zhvillohet debat mes dy rivalëve për Qytetin e Shkupit – Orce Gjorgjievski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga E Majta (Levica). Në fokus të fushatës së tyre gjatë javës së kaluar ka qenë…

Lexo më Shumë

Pas takimit me kandidatin e VMRO-DPMNE-së për Komunën e Bërvenicës, Hristijan Mickoski para gazetarëve u përgjigj edhe për thirrjen e Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshmë parlamentare, informon Telegrafi Maqedoni. Ai tha se nuk dëshiron zgjedhje të reja në këtë moment, por sipas tij, është e drejtë që opozita të kërkojë zgjedhje sa herë të dëshirojnë. “E kam thënë dhe po e përsëris, nuk dua zgjedhje të parakohshme parlamentare. E kërkon BDI-ja madje sipas tyre edhe mund të kenë të drejtë të kërkojnë mirëpo që të mos vijmë deri në atë situatë, politikanët duhet të tregohen të përgjegjshëm…

Lexo më Shumë

VMRO popullore shprehu shqetësim për atë që e quan përkujtim pompoz të Betejës së Zabërnjakut, një ftesë që sipas partisë tejkaloi edhe fushëveprimin dhe rëndësinë e ceremonisë shtetërore për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Nga VMRO-Popullore thonë se u manifestua pushtimi 23 vjeçar serb në Maqedoni, ndaj kjo nuk duhet të lejohet. Reagimi i partisë: VMRO–popullore shpreh shqetësim të madh që këtë vit festimi i ‘’Betejës së Zabërnjakut’’ pas së cilës u pushtua Maqedonia dhe nga e cila filloi pushtimi 23 vjeçar serb i vendit tonë, u shënua në një mënyrë shumë më pompoze dhe me një ngjarje më të…

Lexo më Shumë

Një tentativë e guximshme arratisjeje nga një prej të arratisurve më të kërkuar në botë ka marrë fund papritur, me bosin e drogës që tani përballet me akuza në SHBA. Në një komunikatë të vonë të enjten, qeveria kubane tha se kishte ekstraduar një shtetas kinez, Zhi Dong Zhang, tek autoritetet në Meksikë. Orë më vonë, shefi i sigurisë së Meksikës konfirmoi ekstradimin e tij në SHBA për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. I njohur me pseudonime të ndryshme, përfshirë Vëllai Wang, Pancho dhe HeHe, Zhi Dong Zhang akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për organizimin e…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Ai ishte i njohur për analizat e tij politike, debatet publike dhe qëndrimet e drejtpërdrejta për zhvillimet në vend dhe rajon. Agim Jonuz ishte figurë e njohur për publikun e gjerë si analist politik, publicist dhe ish-zëdhënës qeverie, i cili shpesh është angazhuar në çështje që lidhen me identitetin, marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese të vendit. Agim Jonuz lindi dhe u rrit në Shkup, ku e zhvilloi edhe pjesën më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili më 19 tetor shënoi një fitore bindëse, ka vazhduar me ritmin e investimeve në çdo lagje të komunës. Mexhiti ka bërë të ditur se projekti i radhës që po përfundon është ai në lagjen Dizhon, ku rruga “Halim Halimiq” tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim. “Sot ishim në Dizhon dhe pamë nga afër rrugën ‘Halim Halimiq’, e cila tashmë është asfaltuar dhe është vënë në përdorim. Ky investim përfshin kanalizimin dhe rrjetin e ri të ujësjellësit, tashmë plotësisht funksional. Një punë e kryer me standard, që i jep Dizhonit…

Lexo më Shumë

Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë,…

Lexo më Shumë

Trotuaret dhe një pjesë e rrugëve të bllokuara nga mbeturinat janë bërë tashmë pamja e zakonshme në thuajse gjithë qytetin e Shkupit. Situata është veçanërisht shqetësuese në rrugën “Xhon Kenedi” të Komunës së Çairit, ku mbeturinat shpërndahen edhe në sipërfaqet e gjelbra dhe pranë hyrjeve të objekteve të banimit. Qytetarët shprehen të revoltuar. Thonë se ankesat e tyre nuk përfillen dhe se bakteret e infeksionet rrezikojnë çdo ditë shëndetin e tyre. Anketë me qytetar “Nuk mund të bëjmë asgjë. Këtë punë duhet ta kryejnë ata që paguhen për këtë. Këtu janë bakteret, këtu janë viruset që mund të prekin njerëzit.…

Lexo më Shumë

Një shtetas serb është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, që siç bëri të ditur policia, po kërkohej nga Interpoli i Serbisë. M.N u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. “Më 24.10.2025 në orën 14:12 në Vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve është vërtetuar se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar pas konferencës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagim, VLEN e ka cilësuar si banal, ofendues e të padenjë fjalorin që përdori dje Ahmeti. Sipas tyre, ku fjalor është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private. VLEN “Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet…

Lexo më Shumë

Gazetarja Teuta Buçi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se ai po përpiqet të përqendrojë pushtetin në duart e tij. “Përshtypja ime është se Mickoski po kërkon territor të pastër. Po tenton të marrë gjithë kontrollin e qeverisë dhe ai të vendosë për gjithçka dhe kjo është deklarata e tij. Në njëfarë mënyrë ai po mundohet dhe po përpiqet të na tregojë se ai është ai që i ka sjellë fitoren VLEN-it në komunat ku kanë fituar dhe në njëfarë mënyrë ta legjitimojë politikën e tij ose rolin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 51-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë një kontrolli u kap me armë. Sipas MPB-së, sot, punonjësit e Njësisë për Trafik të Paligjshëm, në bashkëpunim me Njësinë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kryen kontroll në shtëpinë dhe automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. nga fshati Rashçe. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. MPB njofton se pas përfundimit të hetimeve, do të ndiqet procedura e mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.

Lexo më Shumë