Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, e cila në zgjedhjet lokale të 19 tetorit fitoi më shumë vota , edhe sot ka publikuar analiza partiake për rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, duke i krahasuar me ato të kundërshtarit të saj politik, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë LSDM. Ata e kanë pasqyruar suksesin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në vlerë përqindjeje, dhe krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, thonë se kanë rritje në numrin e votave për kryetarë komunash dhe këshilltarë në komuna. Sipas VMRO-DPMNE-së, raporti mes tyre dhe LSDM-së pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale është…
Author: Jeta almakos
Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale. Kjo është absurde. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe Likovë. Ne menduam se Ali Ahmeti dhe BDI janë vetëdijësuar nga përgjigja e “referendumit”, mirëpo ata vazhdojnë zgjedhjet lokale t’i përjetojnë si parlamentare, sepse për ta postet ministrore janë vegla e vetme për të mbijetuar në politikë. Për 20 vjet, politika e Ali…
“Ne premtuam se BDI do të shkonte në opozitë dhe kjo ndodhi pas 20 vitesh, dhe është vetëm çështje kohe kur Ali Ahmeti të dalë në pension. Nëse Bilall Kasami dëshiron të jetë një alternativë ndaj tyre, atëherë ai duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga ata, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikolloski. “Ne premtuam vitin e kaluar se BDI do të shkonte në opozitë dhe kjo ndodhi pas njëzet vitesh. Gjatë fushatës dhe deri në formimin e qeverisë, shumica e njerëzve nuk besonin se ne do ta realizonim këtë. Pra, ne bëmë atë që të gjithë premtuan, por nuk e…
Doktori Igor Kuzmanovski ish-drejtori i Klinikës së Neurologjisë, i cili u shkarkua nga detyra pas shpërndarjes së një video të tij duke përzier një substancë narkotike, do të marrë licencë pune nëse përfundon tre muaj trajnim të specializuar nën drejtimin e drejtpërdrejtë të një mentori, kështu kanë vendosur anëtarët e Komisionit për Çështje Etike dhe Ligjore në Odën e Mjekëve, njoftojnë nga oda e mjekëve të RMV-së. ODA E MJEKËVE TË RMV-SË “Pas përfundimit të trajnimit, mjeku do t’i nënshtrohet një provimi për një shqyrtim të detajuar të njohurive dhe aftësive profesionale. Duke marrë parasysh se Ligji për Kujdesin Shëndetësor…
Me një ceremoni solemne dhe koktej përmbyllës, ProCredit Banka e përmbylli gjeneratën e parë të Akademisë së Biznesit ProCredit – një program edukativ i krijuar për të përmirësuar njohuritë dhe kapacitetet e kompanive lokale. Në ngjarje, 90 pjesëmarrësit morën certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit dhe përkushtim në procesin e mësimit dhe zhvillimit personal. Akademia është pjesë e angazhimit më të gjerë të ProCredit Bankës për forcimin e komunitetit të biznesit vendor përmes mbështetjes jofinanciare dhe krijimit të mundësive për arsimim të vazhdueshëm dhe rrjetëzim profesional. Përmes kësaj nisme, sipërmarrësit fituan qasje në njohuri praktike, këshilla ekspertësh dhe punëtori…
“Në raundin e dytë patjetër që do të kemi rritje të numrit të votave, por në çdo rast është e vështirë të krahasohen zgjedhjet lokale me ato parlamentare, sepse në zgjedhjet lokale ka përqindje më të ulët të daljes në votime dhe një fragmentim më të madh për shkak të numrit të madh të listave për këshilltarë. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare ka përqindje më të lartë pjesëmarrjeje dhe më pak fragmentim, si dhe një fushatë më të unifikuar në nivel kombëtar,” tha Antonio Miloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në një…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas paqartësive rreth censusit zgjedhor në Gostivar dhe shpalljes së rezultatit për kryetarin e komunës, duke akuzuar se po luhet me vullnetin e votuesve dhe sipas tij, 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë do zgjidhet kryetar i Gostivarit. Më poshtë postimi i tij i plotë: “Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, mikun tim dhe djalin e mrekullueshëm Valbon Limani, po bëhet një lojë qesharake. Megjithëse Valboni fitoi me një shumicë të padiskutueshme filluan të luajnë me censusin. Një orë i thonin “u kalua censusi” e pas një…
Fatmir Limani Është e kotë ta mohoj që lidhja me rrënjët, me vendin e babës e nanës, të zemrës dhe të mendjes, të ëndrrës, e të zhgjëndrrës, më bën të mbetem gjithë kohën brenda projektit tim të Bërjes së Kërçovës. Edhe pas 19 tetorit. Mirëpo kur reflekton rreth bërjes, pra reales, projektit të zemrës e mendjes sime, nuk mund të mos reflektosh rreth asaj sesi nuk bëhet Kërçova !!! Jam i detyruar të reflektoj sepse sapuni nuk është djathë, e nuk mund të hahet dhe oferta që qarkullon në politikën aktuale është shitja e sapunit për djathë. E pra, Kërçova…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së, e cila do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë e partisë në Tetovë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe analizimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale. Mbledhja vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate për ristrukturime të brendshme dhe për orientimin e ardhshëm të partive…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar. “Kjo Marrëveshje u nënshkrua me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqëson një kornizë të re ligjore që rregullon marrëdhëniet në fushën e qarkullimit të rregullt ajror midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Përmes…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-presidentin Stevo Pendarovski, i cili aktualisht ushtron edhe rolin e profesorit dhe intelektualit të angazhuar publikisht. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Meidani ka shkruar se takimi ishte një mundësi e këndshme për të shkëmbyer mendime miqësore dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend. “Gjithmonë është kënaqësi të shkëmbej mendime miqësore me ish-presidentin Stevo Pendarovski, tashmë edhe në rolin e tij si profesor i respektuar dhe intelektual i angazhuar. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe këndvështrimin e tij mbi…
Tema për integrimet në BE ka dominuar në takimet në Londër, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai është takuar me ministrin francez për Evropën, të afërt me presidentin Macron, të cilit ia ka përcjellë qëndrimet e Maqedonisë. “Duhet të ketë dorëzim në pjesën e garancisë nga vetë Bashkimi Evropian, duhet të ketë dorëzim nga fqinji ynë lindor në pjesën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të institucioneve evropiane, siç është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, integrimin e komunitetit maqedonas brenda Këshillit Ministror për pakicat te fqinji ynë lindor, e kështu me radhë. Këto nuk janë kushte shtesë – kjo…

