Kim Mehmeti Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e shqiptarëve të këtushëm dhe nuk dihet nëse ata janë aq saç thonë për vetveten – diku mbi 40 për qind- apo aq saç duken si potencial politikë – edhe më pak se romët?! Siç është e paqartë për shembull edhe nëse ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, e që ‘certifikatën e lindjes ‘ e ndryshojnë sezonalisht, janë pasardhës të sllavëve të jugut, apo nipër të Aleksandërit të madh dhe të ushtarëve të tij…
Author: Jeta almakos
Sipas portalit TetovaSot, ish-kryetari i këshillit të komunës së Zhelinës, Liridon Useini, ka akuzuar kryetarin aktual Blerim Sejdiu se po vazhdon të shesë pronën publike përmes ankandeve me qëllim përfitimi personal. Në një postim në rrjetet sociale, Useini ka publikuar edhe dokumente që, sipas tij, lidhen me shitjen e tokës publike. Ai ka theksuar se Sejdiu po e dëmton komunën duke e trajtuar si “treg privat”. “Turp për këtë udhëheqje! Jo vetëm që nuk i ke sjellë zhvillim Zhelinës, por po e dëmton çdo ditë. Sa herë të jepet mundësia për ta shitur tokën publike për provizione personale, e bën…
Emrat e të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash do të dihen javën e parë të shtatorit. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, për garën e kryetarëve të komunave. Partnerët VMRO-DPMNE dhe ZNAM shtoi ai, janë afër marrëveshjes për kandidatë për Kumanovën dhe komunën Qendër. Micksoki u shpreh se janë duke vazhduar me matjen e rejtingjeve për kandidët për kryetar komunash nga koalicioni qeverisës, duke shtuar se afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, është 13 shtatori. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nuk do doja të them se kemi marrëveshje përfundimtare, por jemi shumë afër marrëveshjes. Në këtë drejtim…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot nuk ka kursyer kritika në adresë të BDI, duke shtuar se ““kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave me patriotizëm të rremë.” Sipas tij, BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke u bërë thirrje që të mos shpresojnë. “Ata luajnë me kartën – kujtesë e shkurtër. Kështu nuk shkon. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu po zgjedhin mes konceptit që për 20 vite e ka shkatërruar Maqedoninë dhe që nuk ka asnjë lidhje me të drejtat, dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,”…
Sedat Bislimi, me përvojë profesionale disa vjeçare si revizor i brendshëm në Agjencinë IPARD, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Studeniçanit nën siglën e koalicionit VLEN. Ai tha se vendimin për të hyrë në garë e ka marrë pas disa konsultimeve, duke e parë këtë si një detyrim për të sjellë ndryshime pozitive në komunë dhe jo si privilegj personal. “Nuk mund ta refuzoja mundësinë që të kontribuoj për Karshiakën tonë. Sot qëndroj para jush si kandidat që nuk premton vetëm fjalë, por punë dhe rezultate konkrete,” theksoi Bislimi. Ai u shpreh i bindur se “koha e…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas largimit të Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”, duke e cilësuar këtë si shenjë të thellimit të krizës identitare brenda opozitës. “Kriza identitare në opozitë po thellohet. Sot, Partia Demokratike e Turqve u largua nga “Fronti Evropian”, duke zbuluar boshllëkun programor dhe faktin se aleancat ndërtohen më shumë mbi llogari frike sesa mbi bindje. Në këtë dritë, “koalicioni opozitar” duket se meriton një emër më realist: “Aleanca Kombëtare për Interes”. Urime për “parimet”!”, ka shkruar Mexhiti.
Sonte, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, krerët e Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, kanë mbajtur Akademi Solemne për hir të 24 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për situatën aktuale politike dhe gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet, duke bërë edhe njëherë thirrje për veting, me fjalët:” nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”. “Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, sonte gjatë fjalimit të tij në Akademinë Solemne që është mbajtur për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur rreth rëndësisë së kësaj marrëveshjeje që ka sjell paqe mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Sipas Rexhepit, edhe përkundër faktit se kjo marrëveshje është ndërtuar mbi themelet e një kontrate paqësore, qeveria VMRO-VLEN, po zhbën themelet e kësaj marrëveshje. “Marrëveshja e Ohrit, ishte çmimi i paqes dhe bashkëjetesës. Me këtë marrëveshje paqësore është arritur një kontratë ku dy komunitetet duhet ta respektojnë vazhdimisht këtë marrëveshje. Kjo qeveri monoetnike, anti-europiane, po…
Dy shtetas serbë dhe një nga Maqedonia e Veriut u vranë në një përleshje të një narko-karteli në Amerikën e Jugut. Sipas raporteve mediatike, trupat e tyre u gjetën në qese plastike të zeza, ndërsa informacionet jozyrtare tregojnë se ata u torturuan brutalisht para se të ekzekutoheshin në Bolivi. “Trupat janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Treguesit fillestarë sugjerojnë se ato u torturuan, u vranë dhe më pas u paketuan në qese plastike të zeza,” raportojnë burimet nga hetimi për “Novosti”. Sipas mediave serbe, një ndër të vrarët…
Një takim i ngrohtë dhe frytdhënës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, dr. Sait Saiti. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit me qytetin e Shkupit, me theks të veçantë në kujdesin dhe mbështetjen për personat pa strehë. ♥️ Humanizmi është masa e pjekurisë së një shoqërie. ✅ Besoj se së bashku, përmes aktiviteteve konkrete, mund të sigurojmë kushte më të mira për të gjithë. ❗️Secili prej nesh ka detyrimin të shtrijë dorën ndaj atyre që kanë më pak, sepse forca e vërtetë e një komuniteti shihet në momentet kur kujdesemi për më të pambrojturit. 🏠 Shkupi është…
Kur u duk se Gostivari po merr një pasqyrë të re në skenën politike, një përpjekje për t’i dhënë garës politike kulturë të nivelit të shteteve perëndimore, dështoi ende pa nisur. Ftesa publike e kandidatit të pavarur për këtë komunë, Visar Ademi, i cili ftoi kundërkandidatët Valbon Limanin dhe Sabaedin Dautin, për nga një kafe në një lokal të qytetit, mbeti pa përgjigje, e kafja pa u pi. Ndonesë i vetëm i ulur në tavolin, Ademi tha se qëllimi i këtij takimi ishte njohja personale mes kandidatëve dhe promovimi i një kulture politike më të civilizuar. VISAR ADEMI,KANDIDATI I PAVARUR…
Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar pas lajmit që “Alta Banka” e Serbisë po hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut. BDI dhe Aleanca për shqiptarët, krahu I Arben Taravarit kanë shprehur shqetësimin për, siç thonë ata, zhvillimet e fundit në sektorët strategjikë të vendit, ku kapitali dhe ndikimi i Serbisë po konsolidohet përmes një strategjie të koordinuar në telekomunikacion, bankë dhe media. Sipas tyre përshpejtimi i implementimit të agjendës së “Botës Serbe” në RMV tashmë nuk kufizohet vetëm në retorikë politike, por po merr formë konkrete përmes penetrimit ekonomik dhe politik, me siç thonë ata përfshirje aktive të VLEN-it si…

