Dy shtetas serbë dhe një nga Maqedonia e Veriut u vranë në një përleshje të një narko-karteli në Amerikën e Jugut. Sipas raporteve mediatike, trupat e tyre u gjetën në qese plastike të zeza, ndërsa informacionet jozyrtare tregojnë se ata u torturuan brutalisht para se të ekzekutoheshin në Bolivi.
“Trupat janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Treguesit fillestarë sugjerojnë se ato u torturuan, u vranë dhe më pas u paketuan në qese plastike të zeza,” raportojnë burimet nga hetimi për “Novosti”.
Sipas mediave serbe, një ndër të vrarët është Miljan G., i njohur si “Hitri” nga Nishi, lider i një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar i përfshirë në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Ai u ekzekutua dy ditë më parë, me gjasë në territorin e Bolivisë, së bashku me Dejanço L., shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Viktima e tretë, gjithashtu nga Nishi, udhëtonte në Amerikën e Jugut me dokumente të rreme. Dyshohet se vrasjet lidhen me konflikte mes grupeve kriminale për dominimin në tregtinë e drogës.
“Novosti” kujton se më parë disa media raportuan gabimisht se të vrarët ishin tre serbë, por më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për dy serbë dhe një maqedonas.
Data 22.10.2026
Aktuale
- Albin Kurti në Budva: Një hap drejt avancimit të marrëveshjeve rajonale
- Kryediplomati turk: Marrëveshja detare Turqi-Libi është “plotësisht legjitime”
- Qëndrimi i fortë në Le Figaro/ Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
- “Nuk e përfaqëson as muzikën, as rolin e opinionistes”, Labi për Leonora Jakupin
- “Sali, hapi rrugën rinisë”/ Aktivisti-Berishës: Studentët s’të duan as ty e as Ramën, jep dorëheqjen
- Parashikimi i motit gjatë dimrit, çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?
- Refuzimi i kujdesit mjekësor nga Jakup Krasniqi: Një bisedë prekëse me të bijën
- Lum Mërgimi çfarë nuse ka marrë, me djalë të vogël edhe po përgatit ushqim në shtëpi – qenka shumë e zonja në kuzhinë



